Connect with us

Kosovë

Isë Mustafa: Në cilat kuzhina po zihen projekti i ‘Mini Shengenit’

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia. Sipas tij, këto janë manovrime të Serbisë për të bishtësuar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës.

“Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot në Ohër mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimorë, ku marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministres së Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq. Në takim pritet të prezantojnë deklaratën me një listë të përparësive dhe masave për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje njoftoi se nuk do të merr pjesë në takimin e sotëm në Ohër.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të Mini-shengenit ndërmjet këtyre vendeve?!

Në shiqim të parë duken projekte atraktive, por në esencë qojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do ti përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës.

Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.

Marrëveshjet e Mini-shengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe idea për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi.

Marrëveshjet e tilla qojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do ti mbledh në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin me te gjatë më te, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kosova nuk kufizohemi tanipërtani me asnjë nga vendet anëtare të BE-së. Prandaj me këtë marrëveshje sovranitetin tonë do ua kalonim vendeve fqinje, sepse siç dihet Shengeni (mini apo maxi) nënkupton politika unike të vendeve anëtare për kalimin e lirë të kufijve pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-shengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të hegjemonisë së saj.

Politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i qon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.

Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi. IM

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka prezantuar agjendën e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e tyre do të jenë “zbatimi i MSA-së dhe agjenda e reformave evropiane (ERA-II), sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisja e mirë dhe demokratizimi, rimëkëmbja ekonomike, reforma e administratës publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirë dialogun me Serbinë, përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Bislimi, tutje, ka theksuar se sot shënohet 10-vjetori i fillimit të dialogut të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

“Prandaj, shfrytëzova rastin t’ua rikujtoj vendeve anëtare të BE-së që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave, të cilën e meritojnë”, ka thënë Bislimi.

Continue Reading

Kosovë

Mot shumë i ftohtë ditët e ardhshme – Ja deri sa do të jenë temperaturat

Published

on

Të enjten mbetet mot i qëndrueshëm. Nga dita e premte priten reshje bore, e në fundjavë sërish ditë të akullta.S

ipas Prishtina Weather moti i qëndrueshëm që po mbretëron ditën e mërkurë, mbetet edhe ditën e enjte, me ngrica orëve të mëngjesit, e gjatë ditës edhe jo aq i ftohtë.

Mirëpo në mbrëmje pritet të fillojnë reshje shiu, që gjatë natës edhe shndërrohen në borë, që shoqërohen edhe me erë të fuqishme veriore. Reshjet e borës vazhdojnë deri mëngjesin e së premtes.Nga dita e premte edhe do të mbajë mot më i ftohtë, e në fundjavë edhe rikthehen ditët e akullta, me acar të vërtetë dimëror, e kohë pas kohe edhe me reshje të dobëta bore.

Acari pritet të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme, me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.Moti më dinamik në ditët e ardhshme, edhe ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit edhe do të kaloj në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm në raste të periudhave më të zgjatura të qetësisë, kur ndotësit mbeten të rritur pranë sipërfaqes, mund të kalojnë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.20.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, me ngrica në mëngjes, e gjatë ditës jo aq ftohtë.

Pasdite vranësirat shtohen, e më vonë në mbrëmje vende-vende fillojnë reshje të dobëta shiu, e më vonë reshjet të borës përfshinë gjithë vendin.

Reshjet e borës vazhdojnë orëve të mëngjesit. Paradite pushojnë, e gjatë ditës do të ketë kthjellime.22.01 – Shumë ftohtë, me vranësira e intervale me diell. Kohë pas kohe priten edhe rrebeshe të dobëta bore.23.01 – Mbetet mot shumë i ftohtë, me vranësira e intervale me diell ditën. Në mbrëmje priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.24.01 – Kryesisht me vranësira dhe acar.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, minimalet zbresin edhe deri në -10C në fundjavë, e deri në -12C të hënë. Edhe maksimalet zbresin në vlera negative, nga 5C e 7C, të enjten, deri në -3C në fundjavë, e ditën e hënë edhe -5C.

Të enjten frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-9m/s, e nga dita e premte ndryshon drejtimin në veriore-veriperëndimore, ku të premten frynë edhe mesatarisht e fuqishme deri në 12-15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht në vlera lart mbi normale.

Continue Reading

Kosovë

Përparim Rama prezanton ekipin e tij, këta janë emrat e drejtorëve të rinj

Published

on

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka prezantuar ekipin e tij, me të cilin synon transformimin e kryeqytetit.

Ai ka thënë se ekipi do të plotësohet tutje edhe javën tjetër, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,

Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.

z. Alban Zogaj – Nënkryetar

z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit

z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit

znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit

znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave

z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit

znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve

z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës

znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë

znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë

znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik

dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi

z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport

znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media

znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.

Continue Reading

Aktuale