Lajmet kryesore
Derisa treshja ballkanike bënte Ballkanin e shekullit 21, një tjetër ‘mik’ misterioz ka arritur në Ohër (FOTO)
Derisa treshja ballkanike Zaev-Vuçiq-Rama, ndodhen në Maqedoninë e Veriut, për të promovuar iniciativën e njohur si ‘Shengeni i Vogël’, një tjetër ‘mik’ misterioz ka mbërritur në aeroportin e Ohri, i mbrojtur dhe rrethuar mister.
Ashtu si edhe në takimin e parë në Novi Sad edhe sot në Ohër, ‘miku’ misterioz ka qenë Aleksandër Soros, djali i Xhorxh Sorosit, përcjell in7.
‘Republika.mk’ ka siguruar edhe foto të Sorosit duke zbritur nga avioni i tij privat, i shoqëruar nga roje të shumta. E njëjta media mëson se Soros është trajtuar si VIP dhe në mënyrë sekrete ai ka takuar kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe Presidentin Stevo Pendarovski.
Ekspertët ndërkombëtarë thonë se Soros akuzohet se ka ndihmuar ardhjen në pushtet të Zoran Zaev dhe ka instrumentalizuar ‘revolucionin’ e udhëhequr nga kryeministri i tanishëm i Maqedonisë së Veriut.
Sipas ‘Republikës’, vizita e Sorosit në Ohër, ka të bëjë më së shumti me zgjedhjet e pritshme të vitit 2020, ku pozita e Zoran Zaev është goditur shumë nga dhjetëra skandale të dala në mediat vendase.
Lajme
Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët
Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.
“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.
Debati i plotë:
Lajme
Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve
Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24
Kosovë
Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se pret konstruktivitet nga të dy palët në takimin e sotëm të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Borrell ka thënë se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruan Reporteri.net.
“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.
Paraprakisht ai, bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndare me Kurtin e Vuçiqin
Siç raportohet me Borrell dhe Lajçak fillimisht është takuar Kurti e pastaj edhe Vuçiq.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare