Connect with us

Maqedonia e Veriut

Struga po fundoset financiarisht, nuk ka asnjë rrugë shpëtimi

Published

on

Ramiz Merko, kryetari i Komunës së Strugës, megjithëse ishte i detyruar me ligj, nuk mori vendim për të shpallur paqëndrueshmëri financiare të komunës, dhe as nuk e informoi këshillin komunal, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) që rrezikohet mbijetesa e qendrës turistike të Liqenit të Ohrit. Raporti i fundit i revizorit konkludon se Komuna e Strugës nuk ka gjendje financiare pasi llogaria e saj është bllokuar për më shumë se gjashtë muaj dhe sepse për një periudhë prej gjashtë muajsh, vazhdimisht për çdo muaj, shuma totale e detyrimeve të papaguara gjatë 60 ditëve tejkalon 80% e të ardhurave të realizuara nga buxheti bazë i komunës, thuhet në analizën e NovaTV, përcjell in 7.

Për të qenë rreziku edhe më i madh, komuna ka vazhduar edhe më tej të angazhohet në aktivitete jo specifike të cilat edhe më tej e kanë rënduar gjendjen financiar të komunës, edhe ashtu para kolapsit. Përkatësisht, janë financuar projekte të reja kapitale dhe investime që rriten çdo vit, janë zhvilluar rregullisht procedura të prokurimit publik që rrisin detyrimet financiare, të gjitha në një kohë kur asnjë kryetar apo këshill nuk ka marrë masa për të kapërcyer paqëndrueshmërinë financiare të shkaktuar me vite.

Nuk ka përfitim as nga taksat turistike, e as nga plazhet

Nga ajo që kanë konkluduar revizorët për Strugën është se fshihet praktikisht përgjigja pse komuna po fundoset ngadalë. Ekzistojnë thjesht shuma milionëshe që komuna, nëse është e ekipuar, e aftë dhe funksionon ligjërisht, mund t’i paguajë borxhet, por këtë nuk e bën. Në vitin 2018, vetëm 45,000 euro janë paguar në buxhetin e komunës si qira afatshkurtër e tokës ndërtimore të plazhit në pronësi të shtetit. Që nga viti 2011, komuna e Strugës i është dhënë e drejta të disponojë me tokë ndërtimore në pronësi të shtetit, duke trashëguar të gjitha kontratat që Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka bërë me qiramarrësit e plazhit.

Në lidhje me këtë, revizori zbuloi se nga 11 plazhet, tetë kanë pasur kontrata të nënshkruara në vitin 2010, ndërsa tre të tjerët kanë nënshkruar në vitin 2011. Pas skadimit të kontratave, gjashtë nga qiramarrësit në vitin 2012 nuk kanë paraqitur kërkesë për nënshkrim të aneksit të kontratës, kështu që kontratat e tyre nuk u janë zgjatur. Meqenëse kontratat konsiderohen se kanë skaduar, duhet të organizohet një ofertë publike. Që nga viti 2012 e këndej, Komuna e Strugës nuk ka publikuar asnjë thirrje publike për përdorimin e këtyre plazheve, gjë që krijon mundësinë që plazhet të përdoren nga qiramarrësit ekzistues ose të rinj, pa të drejta dhe detyrime të rregulluara, gjë që kontribuon në mungesën e të ardhurave në komunë.

Pesë qiramarrësit kanë nënshkruar aneks për kontratat, por kur kontratat e tyre kanë skaduar në vitin 2014, përkatësisht në vitin 2015, edhe për këto plazhe nuk është organizuar asnjë prokurim publik. Për këtë ishin njoftuar inspektoriatet kompetente, por nuk u ndërmor asnjë veprim i nevojshme. Në vitin 2016 janë ngritur padi kundër qiramarrësve. Me shtatë qiramarrës të plazheve, paditësi dhe i padituri vendosën të shlyenin dhe paguanin borxhet e tyre me këste, por vetëm dy prej tyre paguan borxhin.

Për të qenë turpi edhe më i madhe apo edhe papërgjegjësi më e madhe, është mbledhja e taksës turistike. Në dy vitet e fundit, komuna ka mbledhur rreth 80,000 euro nga turistët, që është shumë minimale për një qendër turistike. Dhe si mund që komuna të paguaj më shumë kur nuk ka të dhëna të sakta për numrin e objekteve që ofrojnë akomodim dhe shërbime për turistët, të cilët do t’i nënshtroheshin inspektimit. Për më tepër, ky inspektim kryhet vetëm nga një inspektor.

Kjo mungesë kontrolli dhe ç’organizimi nga autoritetet komunale u mundëson shumë punëtorëve turistikë të heshtin për numrin aktual të mysafirëve. Përndryshe, fondet nga kjo përdoren për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësimin e kushteve të qëndrimit të turistëve. Kjo është arsyeja pse këto para përdoren në programe speciale. Me një shikim të programit të komunës së Strugës është zbuluar se në vitin 2018, si dhe një vit më parë, 17 aktivitete për zhvillimin e turizmit nuk u realizuan plotësisht, por paratë u ridërguan për qëllime të tjera, gjë që përsëri hap dilemë për neglizhencë dhe jokujdes për turizmin.

Paratë nga higjiena publike dhe parkimi nuk mbarojnë në Komunë

Mozaiku i mosmbledhjes së të ardhurave është më i madh. Komuna humbet para si nga tarifa për higjenë publike, ashtu edhe nga tarifat e parkimit. Përkatësisht, sipas programit të komunës për ruajtjen e higjienës publike, është paraparë të bëhet nga katër ndërmarrje publike, duke mbuluar kështu mjedisin përreth zonave rurale. Mbledhja e tarifës bëhet nga ndërmarrjet publike dhe asnjë fond nuk transferohet në llogari të komunës.

E njëjta procedurë e paligjshme vlen edhe për tarifat e parkimit, që do të thotë se Komuna e Strugës nuk gjeneron të ardhura në bazë të një tarife komunale për përdorimin e hapësirës së parkimit. Komuna ka parkingje që operohen nga një kompani publike. Ndërmarrja publike ka marrë një vendim për rregullimin e parkimit, mënyrën, kushtet, kohëzgjatjen dhe tarifën e shërbimit, dhe megjithëse ka detyrim të ngarkojë një tarifë të shërbimeve dhe ta transferojë atë në komunë, përsëri ajo nuk vepron në përputhje me ligjin. Edhe ky rast është për disa vjet me radhë.

Duke inspektuar të dhënat analitike të kërkesave për kompensim për statusin juridik të gjërave juridike të paligjshme, revizorët kanë përcaktuar që në katër raste, në shumën totale prej 30,000 euro, nuk janë marrë asnjë masë në kohë për të mbledhur pagesat. Kjo mënyrë e funksionimit nuk është në përputhje me Ligjin, i cili saktëson qartë se kjo mund të paguhet brenda dhjetë ditëve të punës ose të shtyhet në 12 këste për të cilat kërkohet një kontratë.

A ka shpëtim dhe a do të ketë ndonjë përgjegjësi?

Llogaria e Komunës së Strugës është bllokuar që nga viti 2010 me një vendim gjyqësor të Gjykatës së Shkallës së Parë Strugë pas një kredie të aprovuar në vitin 2000 në vlerë prej 3.7 milion EUR. Në fund të vitit 2018, sipas një raporti të Ministrisë së Financave, ekzistojnë detyrime të papaguara prej 5.5 milion EUR nga komuna. Nga ana tjetër, deri në fund të vitit 2018 komuna e Strugës ka pretenduar se do t’i grumbullojë mjetet e pagrumbulluar që kapin vlerën e 6.3 milion euro. Sidoqoftë, këto para ende nuk paguhen me kohë. Komuna, e cila është jashtë rregullave, nuk mban shënime të ndara në mënyrë që të shohë afatet kohore për mbledhje, për të cilat janë parashtruar kërkesa dhe nëse ka regjistrime të kërkesave që nuk mund të mblidhen.

Me një ritëm të tillë Ramiz Merko është duke e çuar Strugën në falimentim, a për këtë ai duhet të japë llogar para publikut, veçanërisht struganëve, atyre u detyrohet një sërë përgjigjesh në lidhje me paratë e tyre – si harxhohen ato në mungesë të programeve buxhetore realiste dhe specifike dhe pse komuna nuk ka arritur të ndërtojë një sistem efikas në dy dekada, për mbledhjen e tarifave dhe taksave dhe ta bëjë më të lehtë mirëmbajtjen e kondicionit financiar të komunës.

Por a do të ketë ndonjëherë përgjegjësi për këto mallverzime dhe shumë të tjera për harxhime joracionale të parave të qytetarëve, kjo mvaret nga Prokuroria Publike, e cila është kompetente.

Kjo që publikuam është vetëm një pjesë e papërgjeshmërive të Komunës së Strugë, ku faji më i madh bie drejtëpërdrejtë mbi kryetarin aktual nga radhët e BDI-së, Ramiz Merko, shkruan in7.

 

Burimi: NOVATV

 

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale