Connect with us

Lajme

Zaev: 4.2 milionë euro jane siguruar për sistemin e kolektorit në Strugë dhe Ohër

Published

on

Zaev: Sanohet sistemi i kolektorit në rajonin e Ohrit dhe të Strugës, dimë të kujdesemi për vlerat tona

Pas më pak se një vit përgatitjesh  dhe kërkesash për zgjidhje më të mira dhe mjete financiare për realizim, kanë filluar punët e sanimit të sistemit të kolektorit në rajonin e Ohrit dhe Strugës për pastrim nga  shtresat  dhe rrënjët e drunjve dhe rehabilitim të tubacionit të kolektorit. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev i cili ishte në inspektim të gjendjes së sistemit të kolektorit.

Ai bëri të ditur se në mënyrë shtesë do të rregullohen apo do të ndërrohen të gjithë reduktuesit  e të gjitha 18 stacioneve të pompimit të ujërave të teza në stacionin e pastrimit dhe do të kryhet pastrim i plotë i rrjete atmosferik dhe  të kanalizimit në një gjatësi prej rreth 300 kilometra në Ohër dhe në Strugë.

Për këtë destinim, siç tha, janë siguruar 4,2 milionë euro nga Buxheti i qytetarëve të vendit tonë.

Në kumtesë theksohet se zgjidhja e problemit të ndërlikuar dhe serioz të hasur me sistemin e kolektorit për pastrimin e ujërave të zeza në rajonin e Ohrit dhe të Strugës ka qenë një ndër prioritetet e Qeverisë ku ishte përkushtuar vëmendje e veçantë  që nga fillimi i mandatit.

Shtohet se nga analiza  e ekspertëve në një kompani japoneze në vitin 2014, të bërë me një teknologji robotike, është konstatuar se në disa vende kolektori pothuajse edhe nuk ekziston  për shkak të  realizimit të keq dhe mosmirëmbajtjes të tubacionit të betonit.

 

Dejan Nikollovski, këshilltar në Zarën e kryeministrit theksoi se në vend që të punojnë, kompanitë në kompetencë të së cilës ka qenë edhe mirëmbajtja  dhe funksionimi i sistemit të kolektorit  në rajonin e Ohrit dhe të Strugës vetëm e kanë grumbulluar borxhin  që ka arritur 1,2 miliardë denarë, nuk i kanë paguar borxhet që kanë arritur në lartësi prej 850 milionë denarë  dhe i kanë ridrejtuar paratë në veprimtari të tjera vetëm jo në funksion të punës së rregullt dhe të mirëmbajtjes të sistemit që i pastron ujërat e zeza që përfundojnë në liqe dhe në Drinin e Zi.

Drejtpri i NP Sistemi i Kolektorit Vlladimir Aleksiovski theksoi se falë Qeverisë së RMV-së, e cila i ka mbështetur të gjitha nismat e NP Sistemi i Kolektorit nga fillimi i këtij viti, ndërsa për një vit ka mundësuar të fillojë me sanimin e sistemit të kolektorit për pastrimin e ujërave të zeza dhe ujërave fekale në Ohër dhe Strugë.

 

 

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Bota

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Published

on

By

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.

Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë vrarë dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.

Puna e shpëtimit është duke vazhduar.

Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.

Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.

Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.

Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.

Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./REL

Continue Reading

Aktuale