Connect with us

Intervista

Teuta Arifi deklarohet për mundësinë e kalimit në pozitën e Ambasadores në SHBA

Published

on

Arifi: Kam obligim ta përfundoj mandatin si kryetare e komunës, pastaj të gjitha opsionet janë të hapura

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, e cila mandatin e dytë me rradhë është në krye të kësaj komune,  thotë se do ta përfundojë mandatin  si kryetare e komunës së Tetovës, ndërsa pastaj janë të  hapura të gjitha opsionet duke e përfshirë edhe vendin e ambasadores në SHBA. Në intervistë flet për projektet që janë realizuar dhe ato  që paraprijnë.

Në tetor kaluan dy vjet nga zgjedhjet lokale të vitit 2017,  përkatësisht kaluan dy vjet nga mandati i dytë  me udhëheqjen e komunës së Tetovës nga ane Teuta Arifit si kryetare e komunës. Në këtë periudhë  cilat janë rezultatet më të mëdha  që komuna e Tetovës i ka realizuar me udhëheqësinë tuaj?

“Nga shumë projekte  në të cilat punojmë këtë vit paralelisht  do t’i ndajmë fillimin me punë  të bulevardeve “Vidoe Smilevski Bato” dhe “Bllagoja Toska”. Ato do të vazhdohen, do të bëhen me gjatësi më të madhe dhe shpresojmë se me atë do të zgjidhet problemi i dekadës me rrëmujën e komunikacionit. Është formuar Ndërmarrje Publike “Tetovo Transport” për transport publik të qytetit. Është konkuruar për autobusë dhe pritet leje nga Banka Botërore. Bëhet fjalë për pesë autobusë të rinj të qytetit, ndërsa me to gjithashtu presim të  lehtësohet trafiku në qytet. Këtu është edhe projekti për ndërtimin e  stacionit të pastrimit me vlerë prej 33 milion  në të cilin punohet  në pastrimin e terrenit, ndërsa i cili do t’i përfshijë  ujërat e ndotur edhe nga fshatrat malor të komunës së Tetovës.

Të shpeshta janë kritikat për pakujdesinë komunale dhe higjienën komunale. Ekziston pakujdesi te qytetarët  por ku është lëshimi te shërbimet?

“Komuna e Tetovës së bashku me NPK “Tetova” rregullisht bën pastrimin e kontenjerëve kuptohet  me të gjitha kapacitetet e saj që i ka njerëzor dhe teknik,  por kuptohet  se vendosim theks edhe në  apelin  se duhet të ngritet  vetëdija publike të mos hudhen mbeturina gjithkund, por edhe përderisa qytetarët shohin  ndonjë hapësirë të papastër t’i kontaktojnë  shërbimet tona  për atë  që në kohë të rregullohet, sepse ndodh që pas pastrimit të mbeturinave  në disa lokacione menjëherë sërish  të bëhen një grumbull mbeturinash.

Në vigjilje të dimrit cilat masa për zvogëlimin e aerondotjes u ndërmorrën dhe a ka efekte konkrete?

“Inspektorët komunal i kryejnë  obligimet e tyre të rregullta në terren me qëllim që të sanksionohen  ato të cilët ndikojnë  në rritjen e ndotjes  së ajrit. Është e vlefshme të përmendet gazsjellësi në të cilin punohet  për vendosjen e tij sa më të shpejtë. Një nga masat e rëndësishme është edhe funksionimi i “Parkingut të qytetit” që në koordinim me MPB-në Tetovë do të ndikojnë  në pastrimin e rrëmujës së qytetit, por edhe do të vendosen masa për kufizim të komunikacionit për automjete të rënda transportuese. Kuptohet se edhe pastrimi i rrugëve me preparate të veçanta kimike janë vetëm një pjesë e masave që këtë dimër do të hyjnë në agjendën e aktiviteteve të cilat komuna e Tetovës planifikon  t’i ndërmarrë sikur edhe çdo vit për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe ruajtje të ajrit të pastër, ndërsa me atë edhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

 Të shpeshta janë paralajmërimet se do të rikonstruohet  njëra nga rrugët më të gjata “Goce Dellçev”, njëherit karakteristike për pjesën e vjetër të Tetovës ku zhduket kalldërma dhe pamja e objekteve. Kur do të realizohen paralajmërimet?

“Për rrugën “Goce Dellçev” por edhe për disa të tjera në qytet tashmë është  dorëzuar  dokumentacion i tërësishëm deri te Banka Botërore, ato janë tërësisht projekte që realizohen përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe prej ku priten  mjete të cilat Banka Botërore  do t’i miratojë, pas së cilës do të dilet me punë në terren.

Deri ku është procedura për  plan të ri të përgjithshëm urbanistik dhe cilat janë pritjet  në vështrim të urbanizimit të përmirësuar të Tetovës?

“Plani i përgjithshëm urbanistik është në përpunim, bëhet fjalë për  finalizimin e tij në konsultime me persona profesional.

Pse ballafaqimi me qendtë endacak nuk ka mënyrë sistematike,  shembull në suaza të  ndërmarrjes komunale, dhe gjatë tërë vitit të punohet me to,  në vend  se me praktikën e deritanishme, të zgjidhet firmë me tender dhe të shmanget periudha  kur nuk ka ballafaqim me qendtë endacak sepse firmës i kanë përfunduar mjetet  nga tenderi dhe duhet të pritet i ri?

“Për rregullimin e problemit me qendtë endacak tashmë është shpallur tender më 16 tetor të vitit 2019 dhe ka përfunduar më 24 tetor,  në të cilën është zgjedhur firmë me ofertë më të volitshme dhe pas kalimit të afateve ligjore për ankesë  vendi i njëjtë  do të bëhet efektiv  nëse askush nuk ankohet.

Shpesh herë komuna e Tetovës është kritikuar  se nuk ka sqarime  në furnizimet publike. Kohë më parë edhe Instituti për edukim strategjik dhe hulumtim në analizën e furnizimeve publike konstaton se  aspak nuk ka publikim të të dhënave për furnizimet publike në faqen e internetit të komunës së Tetovës.

“Ne strikt i ndjekim procedurat ligjore. Është normale që çdo propozim  për rritje të transparencës me pozitivitet do ta shohim dhe shqyrtojmë, por në lidhje me mbajtjen e  linjave ligjore  përmbahemi me ashpërsi sipas ligjit.

Emri juaj disa herë përmendet  si ambasadore e ardhshme  në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës.

“Për mua është një respekt i madh duke e pasur parasysh faktin se në SHBA  gjtihmonë jam ndjerë si në shtëpi. Është normale  që për mua është një respekt i madh, vetë fakti që për atë flitet  por dua të theksoj se unë edhe dy vjet  kam obligim ndaj qytetarëve të Tetovës  të cilët në votim më kanë respektuar  njejtë po aq shumë sikur ta përfundoja mandatin  dhe pastaj opsionet janë hapur.

Aleksandar Samarxhiev

 

Continue Reading

Intervista

Taravari: Incidentet e protestave i provokuan grupet e tifozëve të organizuar nga Artan Grubi

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për “Focus” pohon se incidentet e ndodhura në njërën nga protestat, kur njëri prej anëtarëve të partisë së tyre nxori armën dhe qëlloi në ajër, protestuesit u provokuan nga grupet e tifozëve të Shkupit, të cilat menaxhoheshin nga Artan Grubi nga partneri i koalicionit qeveritar, BDI, përcjell in7

FOKUSI: Në njërën prej protestave kundër propozimit francez, ju si parti ishit në qendër të vëmendjes. Çfarë ndodhi mbrëmjen kur bashkëpartiaku juaj qëlloi me armë në drejtim të masës së protestuesve?

TARAVARI: Pra, ne nuk jemi aspak aktivë në protesta. Nuk jemi as për protestat. Kush do mund të protestojë, kush nuk do, nuk ka pse. Ne vetëm disa herë kemi thënë se jemi kundër gjuhës së urrejtjes. Fjala vjen, në një nga pesë mbrëmjet e protestuara, ajo ngjarje fatkeqe ka ndodhur përballë Mavrovkës.

FOKUSI: Çfarë ndodhi në të vërtetë?

TARAVARI: Informacionet e fundit më thonë se këtu janë të përfshirë direkt BDI dhe LSDM. Unë personalisht nuk i kisha parë videot deri para disa ditësh, por pasi i shqyrtova me kujdes, pashë se mbi urë disa aktivistë të afërt me BDI-në dhe Artan Grubin gjuanin me gurë.

FOKUSI: Janë tifoz grupe?

TARAVARI: Po tifozët e Shkupit. Praktikisht e provokuan gjithë situatën.

FOKUS: Doni të thoni se është e gjitha e inskenuar?

TARAVARI: Sigurisht. Megjithatë, ka një pjesë tjetër të historisë. Një natë më parë, më saktë në mbrëmjen e 5 korrikut, u sulmua hoteli i njeriut që qëlloi me armë, gjë që nuk e justifikoj aspak. Pra, përdorimi i armëve në situata të tilla nuk ka asnjë justifikim. Mirëpo, regjistrimet tregojnë se edhe policia ishte totalisht pasive, ndaj qëllimi ka qenë të krijohet ajo që Bujar Osmani kishte paralajmëruar pesë-gjashtë ditë më parë. Mirë që perfundoi pa pasoja./in7.tv/

* Intervistën e plotë në gjuhën maqedone mund ta gjeni në këtë link.

Continue Reading

Intervista

Hofreiter: Rajoni dhe Evropa më të forta me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Published

on

Në intervistën për DW, kryetari i Komiteti të BE-së në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter, shpjegon pse duhet të përshpejtohet procesi i zgjerimit të Unionit.

Deutsche Welle: Disa politikanë shqiptarë kanë qenë së fundmi tek ju për të kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Si mund t’i bindni skeptikët në BE që të heqin dorë nga qëndrimi i bllokues?

Anton Hofreiter: Është e rëndësishme që në këto kohë të vështira të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë dhe më i qëndrueshëm dhe që e gjithë Evropa të bëhet më e fortë dhe më e qëndrueshme. Për këtë është e rëndësishme që perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të bëhet shumë, shumë e qartë. Kjo është arsyeja pse unë dua që ky proces më në fund të fillojë dhe të çelen negociatat. Kam shumë shpresë se kjo do të jetë e mundur pas zgjedhjeve në Francë dhe mendoj se është e domosdoshme. Kam përshtypjen se ka filluar të kuptohet edhe në BE se rajoni dhe Europa do të bëhen më të qëndrueshme dhe më të forta, nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut anëtarësohen në Bashkimin Evropian.Deutsche Welle:Vitin e kaluar, fillimi i bisedimeve për anëtarësim me këto vende dështoi jo më për shkak të Francës, por për shkak të Bullgarisë. Të paktën ky ishte shpjegimi zyrtar. Së fundmi, kryeministri i Shqipërisë njoftoi se do të aplikonte për të ashtuquajturin “decoupling”, pra, shkëputjen nga Maqedonia e Veriut. A do te ishte e mundur kjo?

Anton Hofreiter:E mundur është, por pyetja është se sa kuptim ka. Kur Shqipëria u nda nga bisedimet me Malin e Zi në atë kohë, kjo nuk pati efekt të mirë. Në Bullgari tani kemi një qeveri të re dhe jam optimist se kjo qeveri do të arrijë ta heqë veton.Deutsche Welle: Cilat janë argumentet tuaja që flasin për një përshpejtim të procesit?

Anton Hofreiter: Së pari, disponimi i fortë pro-evropian që mbizotëron në këto vende flet në favor të tyre. Pastaj, është mirë për vetë vendet nëse vazhdojnë me reformat dhe përparojnë me integrimin në Bashkimin Evropian. Dhe së dyti, është në të mirë të Bashkimit Evropian, sidomos tani përballë sfidave për t’u zgjeruar dhe për të anëtarësuar vende të tjera, se vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë për të ofruar: kanë njerëz interesantë, kanë një rajon me potencial tejet të madh, për shembull në sektorin e energjive të rinovueshme, dhe kësisoj është një situatë win-win për të gjitha palët.

Deutsche Welle: Tani edhe Ukraina po kërkon të hyjë në BE. A ka gjasa që Ukraina, ose një vend tjetër më i rrezikuar nga lufta, të anëtarësohet në BE përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e kandidatit?

Anton Hofreiter: Nuk mendoj se kjo është e gjasshme. Por në funksion të luftës shfarosëse në Ukrainë, na duhet të kujdesemi shumë edhe për Ukrainën dhe të mos harrojmë Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Sfidat janë të mëdha. Por besoj se mund të zotërohen, nëse BE-ja qëndron e bashkuar, nëse BE-ja nuk mendon vetëm për anëtarët e BE-së, por edhe për shtetet evropiane dhe Shqipëria është padyshim një prej tyre.

Continue Reading

Intervista

Artina Qazimi – deputetja më e re në parlamentin e RMV-së: Të rinjtë duhet të kenë më shumë ambicje për politika institucionale

Published

on

Artina Qazimi nga fshati Dobërdoll – Komuna e Vrapçishtit, e lindur më 13.04.1997 në Qytetin e Gostivarit. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin Dobërdoll SHF “Sali Lisi”. Shkollën e mesme të Mjekësisë dhe studimet në Universitetin e Tetovës – Dega Fizioterapi. Ajo për Nistori flet për sfidat e saj si deputete, ndikimin në politikat për të rinjtë dhe ndryshimin për të cilin përpiqet në parlamentin e RMV-së. Ajo njëherit është edhe deputetja më e re në këtë legjislaturë.

Nistori: Cili është ndryshimi i vetëm që dëshironi të shihni në vendin tuaj?

Artina Qazimi: Në vendin tonë ka nevojë për shumë ndryshime, mendoj se një ndër nevojat e rëndësishme është që të punohet në përmirësimin afatgjatë të pozitës ekonomike të qytatarëve në vend. Shpesh përballen me të ardhura të ulëta, papunësi të lartë, kontrata jo adekuate të punës, veçanërisht të rinjtë kanë një pozicion të palakmueshëm dhe të kufizuar financiarë, i cili duhet të përmirësohet me një qasje serioze politike.

Nistori: Sa ndihmon puna juaj si deputete për të sjell ndryshime pozitive?

Artina Qazimi: Qëllimi im dhe i grupit tonë parlamentar çdoherë është sesi të sjellim ndryshime pozitive, nëpërmjet ligjeve, votimit të ligjeve që janë në interesave të qytetarëve. Synim tjetër që e kam veçuar edhe tek Klubi për Çështje dhe Politika Rinore është që të vendosim kontakte me të rinjtë që janë të rëndësishme për ta. Vizitat e tilla do të krijojnë raporte, të cilat do të përcaktojnë hapat e ardhshëm se çfarë mund të bëhet për përmirësimin e situatës.

Nistori: Pse është e rëndësishme të përfshihen më shumë të rinj në parlament?

Artina Qazimi: Duket qartazi që të rinjtë kërkojnë involvim dhe përfshirje më të madhe, mirëpo hapësira u është uzurpuar dhe ato ndihen të pafuqishëm që të thyejnë barrierat dhe të sigurojnë përfaqësim më lë lartë dhe adekuat. Pra kjo është gjendja politike e të rinjve, e cila duket që shpjegon edhe faktin pse shumica e të rinjve nuk ndihen të përfaqësuar dhe e ndjejnë politikën dhe politikanët si diçka të largët dhe të huaj, e jo si sferë dhe njerëz me të cilët duhet bashkëpunuar që të rritet mirëqenia. E kjo është pra ndër arsyet më të rëndësishme pse sot më shumë se gjysma e të rinjve të intervistuar nga UNICF janë të pakënaqur me sistemin e edukimit, respektivisht me lidhjen e aftësive të cilat kërkohen në tregun e punës me kurrikulat të cilat mësohen nëpër shkolla, apo pse më shumë se 50% e të rinjve janë të papunë, e 25 e tyre janë në kategorinë e të rinjve të cilët nuk janë as në punë, as në shkollim dhe as në trajnim. Prandaj edhe nuk është e çuditshme që më shumë se gjysma e të rinjve kanë plane që në dy vitet e ardhshme të migrojnë nga Maqedonia e Veriut, sepse lëre që nuk kanë mirëqenie të mirë, por u ka munguar afërsia me institucionet të cilat do të duhej ta rrisnin mirëqenien dhe lumturinë e të rinjve këtu tek ne.

Nistori: Cili është roli i të rinjve në parlament dhe cila është kerkesa juaj konkrete që keni bërë për të rinjtë në parlament?

Artina Qazimi: Për shkak të situatës me pandeminë që ballafaqohemi, kam kërkuar së bashku me deputetët e rinj të bëjmë vizita të qendrave lokale, edhe pse ka një numër të vogël qendra rinore, por ngritja e tyre është përgjegjësi e çdo pushteti lokal. Për të parë përvojat nga funksionimi i qendrave ekzistuese rinore, do të kemi takime në terren në disa prej qendrave.

Nistori: A është mosha barrierë për t’u bërë deputete në RMV?

Artina Qazimi: Mua më gëzon fakti që jemi aktualisht 12 deputetë nën moshën 35 vjeçare dhe se mendoj që mosha nuk pengon për tu bërë deputete ose çfarë do qoftë në institucionet shtetërore. Masat për qytetarët e rinj pothuajse mungojnë plotësisht në fushën e integrimit europian, si dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e vendimmarrjes dhe në punën e institucioneve.

Nistori: Sa është sfiduese për një grua që të merr postin e deputetit?

Artina Qazimi: Gratë në politikë janë ende në sfidën e nënpërfaqësimit. Nga ana tjetër vazhdon të qëndrojë temë dite lufta brenda të njëjtës gjini, dhe gjithmonë kjo dobësi përdoret për interesa të ngushta politike të burrave. Gjithsesi, jam e bindur se ka një rritje cilësore në debatin mes grave dhe burrave në politikë dhe se zëri i gruas në Parlament ka filluar të dëgjohet falë performancës profesionale të grave deputete!

Nistori: Si deputetja më e re në parlamentin e RMV-së cili është mesazhi juaj?

Artina Qazimi: Unë si deputetja më e re në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut mbetem e hapur për çdo bashkëpunim dhe iniciativë në këtë drejtim. Dyert e Parlamentit mbeten të hapura jo vetëm për të dëgjuar brengat e të rinjve, por për çdo ide dhe iniciativë e cila do të mundësonte rritjen e mirëqenies së të rinjve në Maqedoninë e Veriut, mirëqenie e cila për momentin mungon dhe do të duhej urgjent të ngrihej. /Nistori/

Continue Reading

Aktuale