Connect with us

Lajme

Shitet Banka e Ohrit (Ohridska) / Mësoni shumën me të cilën Shparkase u bë pronare e re

Published

on

Shparkase e mori Bankën e Ohrit, bëhet grupacioni i katërt bankar me 14 për qind pjesëmarrje tregu

Banka austriake Shtajermarkishe dhe Shparkase, të cilat tashmë janë të pranishme në vend tashmë 10 vite, prej 4 nëntorit janë pronare edhe të bankës së Ohrit. Me këtë, u bënë grupacioni i katërt më i madh bankar me pjesëmarrje tregu prej rreth 14 për qind.

Në publikimin e sotëm të ndryshimit të pronësisë së Bankës së Ohrit, kumtuan se Shtajermarkishe banka dhe Shparkase AG u përfituan me 91,57 për qind të aksioneve. Janë blerë 71 për qind të aksioneve të Sosiete zheneral dhe të tjerat nga aksionarët pakicë. Aksionet janë blerë për 48 milionë euro.

Në periudhën në vijim do të pasoja riorganizimi, i cili duhet të përfundojë deri në prill të vitit 2021, ndërsa volitshmëritë e para për klientët e të dy bankave i paralajmërojnë prej 1 janarit të vitit 2020 për shfrytëzimin e bankomatëve dhe marrjen e mjeteve pa provizion, si në vend, ashtu edhe në vendet e rajonit ku është i pranishëm grupacioni.

Bashkimi i dy bankave në Maqedoni në një grupacion, siç tha në konferencë prë shtyp, Georg Buher, anëtar i KD të Shtajermarkishe shparkas, nuk do të thotë për momentin largime nga puna për të punësuarit në të dy bankat.

“Qëllimi ynë është të rritemi. Në këtë moment na nevojiten njerëz, por mund të vijë momenti kur duhet të luftojnë për vendin e punës. Bashkimi do të jetë në prill të vitit 2021”, tha Buher.

Shtajermarkishe Shparkase është e prnaishme në vend prej vitit 2008, ndërsa Gerhard Fabish, kryetari i KD të bankës, vlerësoi se ata janë investues serioz që ka për qëllim të mbetet dhe se i mbështesin vendet nga Ballkani Perëndimor.

Sipas drejtorit kryesor ekzekutiv të Shparkase Maqedoni, Gligor Bishev, banka e integruar do të jetë supermarketi kryesor në rajon.

Nina Nedanoska, e cila është kryetare e re e KD në Bankën e Ohrit potencon se do të modelojnë një Shparkase Bankë Maqedoni të re, moderne dhe më të fuqishme.

Dy bankat, Banka e Ohrit SHA Shkup dhe Shparkase Banka Maqedoni, tani do të shërbejnë mbi ‪132.000‬ klientë në vend. Shparkase Maqedoni ka aktiv prej 350 milionë eurove, ndërsa me bashkangjitjen e Bankës së Ohrit në Shtajermarkishe Shparkase, aktivi i përgjithshëm i bankës në tregun e Maqedonisë së veriut do të jetë mbi një miliardë euro.

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.

Continue Reading

Aktuale