Connect with us

Lajme

Rritja e pagave në arsim / SASHK : Do vazhdojmë të bëjmë presion

Published

on

Rritja e re prej 10 për qind nga janari i vitit 2020, për SASHK-un vendimi është fillim i zgjidhjes së çështjeve të tjera të hapura

Të punësuarit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë do të marrin rritje të re të pagave prej 10 për qind nga 1 janari i vitit 2020, është dakorduar në takimin e sotëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës midis ministrit dikasterial Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) të udhëhequr nga kryetari i tyre Jakim Nedellkov.

Pas takimit një orë e gjysmë ministri Ademi deklaroi se bëhet fjalë për një moment historik sepse kjo është rritja e tretë pas atyre që mësimdhënësit i kanë marrë shtatorin e kaluar dhe të tanishëm prej pesë për qind, duke theksuar se bëhet fjalë për rritje kumulative prej 21,3 për qind në një mandat.

Për zhvendosjen e pagesës për tre muaj, në janar në vend që në prill siç ishte propozuar paraprakisht, në Buxhet do të ndahen në mënyrë shtesë 1,4 miliardë denarë.

Ademi tha se mësimdhënësit meritojnë paga më të mëdha dhe se gjithmonë MASH-i do të jetë në anën e tyre, por se tani për tani këto janë mundësitë.

“Rritja e tretë  për 10 për qind do të llogaritet nga 1 janari i vitit 2020, edhe atë për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Ka vendim do ta kthejë dinjitetin e profesionit të mësuesit dhe profesorit dhe do të krijojë kënaqësi te të gjithë të punësuarit në veprimtarinë e arsimit. Jam krenar që së bashku me kryeministrin  Zoran Zaevin në këtë periudhë intensivisht negociuam dhe u konsultuam me përfaqësuesit e SASHK-ut të ketë paga me të cilët profesioni mësimdhënës do të jetë me dinjitet. Edhe në periudhën e ardhshme  do të vazhdojmë ta përmirësojmë statusin material dhe social të të gjithë të punësuarve në arsim dhe do të fokusohemi të përmirësohen edhe ligjet me të cilat do të ndikojmë në motivimin e të punësuarve”, theksoi Ademi pas takimit me përfaqësuesit e SASHK-ut.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov është i kënaqur me rezultatin e, siç tha, raundin e fundit të negociatave pas disa takimeve të deritanishme me ministrin e Arsimit.

 

“Kërkesa jonë për fillimin e rritjes së pagave nga 1 janari i vitit 2020 sot edhe zyrtarisht  u pranua nga MASH-i. Patëm një periudhë të vështirë me negociata të rënda me MASH-in dhe me Qeverinë, tentuam në mënyrë konstruktive dhe të pranueshme reciproke, me argumente të gjejmë zgjidhje për përmirësimin e statusit social të të gjithë të punësuarve në veprimtarinë e arsimit”, theksoi Nedellkov, duke shtuar se kjo është me rëndësi që me arritjen e marrëveshjes nuk do të aktivizohet greva që ishte paralajmëruar për më 11 nëntor.

Theksoi se me arritjen e marrëveshjes nuk është mbyllur çështja, por ky është fillimi për hapjen e çështjeve të reja për probleme të tjera të të punësuarve dhe anëtarëve të Sindikatës, siç është regresi për pushimin vjetor, shpenzimet për transport deri te vendi i punës, vlerësimi real i mësimdhënësve në paralele të kombinuara, për orët shtesë në masim etj.

“Ne sot përfundojmë një periudhë të negociatave, por këtë kënaqësi nuk duhet ta pranojmë në mënyrë euforike, por kjo kënaqësi duhet të manifestohet në një presion edhe më të madh nga ne si Sindikatë për realizimin e këtyre çështjeve”, theksoi Nedellkov.

Në pyetjen nëse SASHK-u është pajtuar që rritja të jetë 10 për qind, duke pasur parasysh se fillimisht ka kërkuar të jetë proporcionale në rritjen e pagës minimale në shtet, Nedellkov u përgjigj se pret përqindja e rritjes të jetë më e lartë pasi do të zgjidhen kërkesat e tjera, siç janë kontributet për pagat.

“Në këtë moment vlerësuam se nuk është e mundur tani dhe menjëherë të gjindet një zgjidhje e tillë”, tha Nedellkov, duke shtuar se nuk do të ishte mirë për askënd nëse të hënën hynin në grevë të përgjithshme që në pako ti shqyrtojnë të gjitha kërkesat e tyre. Theksoi se dialogu social me MASH-in është konstruktiv, se SASHK-u është Sindikatë serioze e cila, siç tha, nuk dëshiron me çdo kusht të shkojë në grevë dhe të negociojë nën presion.

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Bota

Austri: 500 euro kupon për çdo vaksinim

Published

on

Me lotarinë e vaksinimit, çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar një kupon prej 500 euro për çdo vaksinim. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe gjithashtu për ata që sapo janë duke u vaksinuar, raporton albinfo.a

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, zëvendëskancelari Werner Kogler dhe kryetarja e partisë opozitare SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, kanë rënë dakord për miratimin e një „Pakete nxitëse” për të rritur shkallën e vaksinimit. Në fakt, drejtuesja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, prej muajsh ka kërkuar që të bëhet e mundshme një premi për personat që vaksinohen. Duke u bazuar në këtë, partitë qeverisëse ÖVP dhe të Gjelbrit hartuan të martën një model tjetër për të stimuluar qytetarët për vaksinim.

Qeveria vendosi që Bashkitë (Landet), të cilat kanë kuota të larta të vaksinimit, duhet të shpërblehen. Ky propozim u hodh në votat e Parlamentit, të cilën e votuan shumica e deputetëve. E kjo do të bëhet përmes kampanjës „Lotaria e vaksinës“ (Impflotterie), ku mund të fitoni nga 500 euro kuponë për çdo vaksinim.

Me lotarinë e vaksinimit çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe ata që sapo janë duke u vaksinuar. Konkretisht, ekziston mundësia për të fituar për çdo vaksinim të pjesshëm – nëse jeni vaksinuar tri herë, mund të fitoni tri herë, njofton albinfo.at.

Kjo do të bëhet sipas shortit që do të fillojë nga 15 marsi, e do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2022. Shorti do të hidhet në televizionin ORF, në bashkëpunim me partnerët e tjerë.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë edhe shpërblim për ata që janë vaksinuar, edhe nxitje që të vaksinohen tani. Ky është rasti me lotarinë e vaksinimit, ku do të ketë kupona 500 euro për shfrytëzim në bizneset e vogla tregtare, si: turizëm, gastronomi, shërbime, kulturë dhe sport, por jo për blerje në dyqane online”, thotë Nehammer për mediat austriake.
“Ne duam të vazhdojmë të mbështesim komunat dhe qytetet anembanë Austrisë në informimin e qytetarëve lokalë për vaksinimin – për këtë do të vihen në dispozicion 750 milionë euro”, shprehet ai. „Edhe nëse kjo shumë shkon deri në 1 miliard euro, për mua është e pranueshme“, shton kancelari austriak.

Continue Reading

Aktuale