Connect with us

Sport

Lampard dhe Vardy “rrëmbejnë” çmimet për muajin Tetor në Angli

Published

on

Lampard është menaxher i muajit, Vardi është numër 1 tek lojtarët

Menaxheri i Çelsit, Frenk Lampard, u zgjodh trajner i Premier Ligës për muajin tetor pasi skuadra e tij i fitoi tre ndeshje në atë periudhë – mbi Sauthemptonin, Njukasëllin dhe Barnlin. Ky është çmimi i parë i këtillë për ish-lojtarin e Çelsit në karrierën e tij prej trajneri.

“Fitimi i një çmimi të këtillë individual është momenti i përkryer për të vlerësuar personelin që punon kaq shumë për kohën para-sezonit, si dhe lojtarët që kanë performanca shumë të mira. Jam i lumtur për të gjithë ata”, tha Lampard.

Sulmuesi i Lesterit, Xhejmi Vardi ka fituar çmimin “Lojtar i Muajit” në muajin tetor, prej se i shënoi katër gola në tre ndeshje në Premier Ligë.

Për të, ky është çmimi i katërt i këtillë.

Continue Reading

Lajme

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Published

on

By

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Përfaqësuesja e Maqedonisë, do të jetë në vazon e katërt para shortit për Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, i cili do të zhvillohet më 9 tetor.

Tani më është e sigurtë se Maqedonia, nuk do të përballet me kombëtaret e Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Azarbejxhanit, Ishujt Faroe, Bullgarinë dhe Kosovën. Të gjitha këto kombëtare janë pjesë e vazos së katërt.

Ndërkohë Shqipëria, do të jetë në vazon e tretë së bashku me Ukrainën, Slloveninë, Norvegjinë, Islandën, Irlandën, Islandën, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

Hedhja e shortit do të zhvillohet më 9 tetor në Shtutgart, ndërsa në një grup nuk mund të jenë Armenia dhe Azarbejxhani, Bjellorusia dhe Ukraina, Gjibraltari dhe Spanja, Kosova dhe BeH, si dhe Kosova dhe Serbia.

Continue Reading

Kosovë

Rrezikohet stafi dhe lojtarët e Ballkanit, aeroplanit i plasaritet xhami

Published

on

By

Rrezikohet stafi dhe lojtarët e Ballkanit, aeroplanit i plasaritet xhami

Ekipi i Ballkanit është detyruar të kthehet në Pragë, pasi aeroplanit me të cilin ishin duke u kthyer për në Kosovë iu është plasaritur xhami i përparmë.

Gjatë kthimit urgjent në Pragë, plasaritja është zmadhuar, transmeton Klankosova.tv.

I gjithë ekuipazhi që ndodhej në aeroplan është në gjendje të mirë shëndetësore.

Skuadra e Ballkanit po kthehej për në Prishtinë pas ndeshjes me Slavia Praga, ku ekipi kosovar humbi me rezultat të ngushtë, 3-2.

Continue Reading

Sport

Është rikthyer me fitore ekipi shqiptar Bad News Eagles pas pushimit të shkurtër veror

Published

on

By

Është rikthyer me fitore ekipi shqiptar Bad News Eagles pas pushimit të shkurtër veror

Është rikthyer me fitore ekipi shqiptar Bad News Eagles pas pushimit të shkurtër veror, duke e mposhtur ekipin portugez FTW në ndeshjen çerekfinale të turneut kualifikues Flow FiReLeague.

Këtë ndeshje Bad News Eagles e fituan pa ndonjë vështirësi të madhe, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa. Në mapin e parë ‘Nuke’ fituan me lehtësi 16-5, ndërsa në mapin e dytë ‘Ancient’ e përmbyllën me rezultat 16-12.

Pas kësaj fitore ekipi shqiptar ka kaluar në gjysmëfinale të turneut kualifikues Flow FiReLeague, ku do të takohet me ekipin MASONiC. Ndeshjen gjysmëfinale ndaj ekipit MASONiC do ta zhvillojnë ditën e premte duke filluar nga ora 19:10, në formatin ‘Bo3’.

Continue Reading

Aktuale