Connect with us

Lajme

Angellovska: 3.8 përqind rritje ekonomike për vitin e ardhshëm

Published

on

Angelovska: Rritja e ekonomisë për vitin 2020 është projektuar në 3,8 për qind, deficiti në 2,3 (PLT)

Rritja e ekonomisë vitin e ardhshëm është projektuar për 3,8  për qind, ndërsa deficiti buxhetor për 2,3 për qind, kumtoi sot ministrja e Financave Nina Angelovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Duke i ndarë konturat bazë të buxhetit për vitin 2020, Angelovska potencon se  buxheti vitin e ardhshëm  do të kahëzohet drejt  investimeve në kapitalin njerëzor.

“Janë parashikuar masa të rëndësishme për mbështetje të qytetarëve. Fokusi i buxhetit këtë vit është vendosur në investimin e kapitalit njerëzor. Investimet do të kahëzohen  drejt mbështetjes së  kapitalit njerëzor, të qytetarëve përkatësisht për shëndet më të mirë, për arsim më të mirë dhe mbështetje të fuqishme të bizneseve”, deklaroi ministrja Angelovska.

 

Shtoi se masa për subvencione të pagave, e cila ishte paralajmëruar, është projektuar në buxhet edhe për vitin e ardhshëm. Sipas Angelovskës, masa është sistematikisht e përmbajtur e cila jo vetëm që do t’u  ndihmojë kompanive, por indirekt do të thotë edhe  investim në kapitalin njerëzor.

“Masa për kontributet  e pagave është sistematikisht e projektuar mirë që direkt ato kompani  të cilat do t’i rrisin pagat, mjetet t’i vërshojnë në fondin pensional dhe  shëndetësor. Flasim për një  masë sistematike të përmbajtur, e cila jo vetëm që do t’u ndihmojë kompanive,  por indirekt do të vlejë  investim në kapitalin njerëzor. Do t’u ndihmojë kompanive t’i rrisin pagat dhe me atë t’i motivojnë  dhe mbajnë punëtorët  të cilët në kohën e sotme gjithnjë e më rëndë gjinden dhe  e mbajnë punën”, sqaroi Angelovska.

Propozim-buxheti për vitin 2020 pritet javën e ardhshme të miratohet  në seancën e Qeverisë në çka Angelovska paralajmëroi  prezantimin e tij publik.

Rritje të ekonomisë prej 3,8 për qind  për vitin e ardhshëm ka projektuar  edhe Banka popullore.

Duke theksuar se do të tregohet para opinionit  propozim-buxheti për vitin 2020 prejse do të miratohet në Qeveri, ka ndarë vetëm të dhëna për rritjen e ekonomisë dhe se deficiti do të jetë 2,3  për qind sipas strategjisë fiskale.

Rritje të ekonomisë vitin e ardhshëm prej 3,8 për qind  projekton edhe Banka Popullore.

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Bota

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Published

on

By

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.

Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë vrarë dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.

Puna e shpëtimit është duke vazhduar.

Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.

Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.

Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.

Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.

Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./REL

Continue Reading

Aktuale