Connect with us

Lajme

Aleanca akuzon: BDI ka kapur shtetin, shantazhon dhe ushtron mobing ndaj doganierëve

Published

on

Aleanca për Shqiptarët në opozitë ka akuzuar sot përmes një dalje para mediave, krerët e BDi-së se po tentojnë të ushtrojnë shantazh dhe mobing ndaj të punësuarve në administratën shtetërore. Cak i reagimit të sotëm të ASH ka qënë fotografia e publikuar ditë më parë nga ana e BDI-së ku shihen se si zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Irfan Buçi, bashkë me Artan Grubin, ministrin Hisen Xhemaili dhe kryetarin e sapozgjedhur të degës së Tetovës, Florin Besimi, kishin realizur në selinë e partisë së tyre takim me doganierët shqiptarë, përcjell in7.

Kjo sipas Aleancës për Shqiptarët është akt i turpshëm që duhet të dënohet.

Nga kjo parti kërkuan që Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit të hapëlëndë hetimi për këtë rast, ndërsa theksuan se edhe vetë si subjekt politik do ta ndjekin rastin në të gjitha instancat ligjore.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e Flakron Bexhetit, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.

BDI kap shtetin, keqpërdor pushtetin, abuzon me doganierët dhe të punësuar tjerë shqiptar për qëllime politike!

Dje, zv.drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut Irfan Buçi, kryetari i degës së BDI-së Tetovë, Florin Besimi, deputeti Artan Grubi, dhe ministri Hisen Xhemaili, kishin ftuar doganierët shqiptar nga Tetova, për t’i “qarë hallet së bashku” siç thuhet në njoftimin që u publikua në rrjetet sociale.

Ky moment paraqet skandal të precedent, imagjinoni zv.drejtori i Doganave, doganierët nuk i ka ftuar në zyrat e doganës por këtë e ka bërë tek selia e BDI-së në Reçicë të Vogël?

Se BDI ka kapur shtetin dhe të gjitha institucionet e saja, flet edhe fotografia me doganierët shqiptar, të punësuar në një sektor të ndjeshëm të cilët duhet t’i shërbejnë shtetit, doganave, qytetarëve e jo të shfrytëzohen si militant partiak për qëllime partiake.

Shantazhimi, abuzimi dhe mobingu janë format që BDI i praktikon sa herë që vijnë zgjedhjet!? Duke shkelur, ligjin duke politizuar administratën publike dhe duke e përdorur aparatin shtetëror për qëllime partiake? Të gjitha këto bien ndesh me kërkesat e BE-së për t’i departizuar institucionet e shtetit, dhe për të depolitizuar administratën publike, parakusht për t’i hapur negociatat me BE-në!

E rikujtojmë opinionin se BDI, asnjëherë nuk i takoi familjarët dhe ish ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, as fëmijët e dëshmorëve, për t’i dëgjuar hallet e tyre, të cilët shpesh herë po keqpërdoren për qëllime parazgjedhore nëpër fushata elektorale, që ky subjekt këtë kategori e ka shndërruar në shtresë sociale dhe të pashpresë.

Aleanca për Shqiptarët, ditët në vijim do t’i përdorë të gjitha mundësitë ligjore për ta parandaluar kapjen e shtetit nga BDI, të cilët keqpërdorin pozitat shtetërore për qëllimet politike.

U bëjmë thirrje punonjësve shqiptar të administratës dhe institucioneve, të mos lejojnë të manipulohen nga BDI-ja për qëllimet e tyre, të ushtrojnë funksionet dhe e detyrat e tyre duke iu shërbyer qytetarëve dhe jo BDI-së. Të denoncojnë çdo shantazh, mobing në institucionet përkatëse. Të qëndrojnë larg politikës dhe mos të pranojnë që BDI e cila po fundoset ta gjej shpëtimin tek ju sepse një gjë e tillë është e pamundur!

Kërkojmë nga Komisioni Antikorrupsion të deklarohet nëse ne këtë ta hetojë këtë rast , ndaj zyrtarëve të pushtetit që keqpërdorin pozitat shtetërore për qëllime politike, që i njëjti mos të përsëritet më.

Ftojmë kryeministrin Zaev, që të deklarohet poashtu për rastin konkret, se a mbështetë një gjë të tillë që subjektet politike të pushtetit, punonjësit e doganave ose të policisë t’i vënë në shërbim jo të qytetarëve por të subjekteve politike qe duan ta shfrytëzojnë aparatin shtetëror për t’i fituar zgjedhjet?!

Si subjekt politik, këtë rast dhe raste tjera do t’i denoncojmë edhe tek zyrat e ambasadave relevante në vend duke kërkuar intervenimin e tyre, për të parandaluar kapjen e shtetit.

Continue Reading

Lajme

Publikojnë projektin e ri, Mozzik dhe Elvana Gjata kaluan çdo pritshmëri (VIDEO)

Published

on

By

Sikurse kishin bërë me dije mbrëmë në mesnatë Mozzik dhe Elvana kanë publikuar bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Ata janë bërë për herë të parë bashkë, por pas kimisë që kanë patur dhë që është vënë ré nga fansat, besojmë se do vijojnë me bashkëpunime të tjera.

Kjo këngë që është pjesë e albumit të ri të artistit të quajtur, “Lamboziki”. Teksti është shkruar nga vetë reperi, kurse për producimin u përkujdes Rzon së bashku me Pëllumb beats.

Kënga bën fjalë për një histori dashurie të shkurtër që ka mbaruar shumë shpejt. “S’ka s’ka më bindje, shkurt e pat kjo lidhje. Pa ty kjo ditlindje. Unë u ktheva në vendlindje!”- thuhet në refren që tashmë është hit në rrjete sociale e me siguri do na shoqërojë gjatë.

Continue Reading

Lajme

“Më bën habi dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit”/ Arjola e zhgënjyer nga këngëtarja

Published

on

By

Gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP” hyri në shtëpi këngëtarja e njohur, Fifi, e cila kishte për të surprizuar Monikën.

Teksa e priti Monikën nën tingujt e këngës “Diell”, Fifi dhe aktorja kaluan disa momente emocionuese duke u çmallur me njera-tjetrën.

Ajo u takua gjithashtu me banorët e tjerë të mbetur në shtëpi por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin, ku i tregoi dhe tatuazhin “Filoqyl”.

Edhe më herët për Vit të Ri ajo i ka folur atij nga studio dhe e ka inkurajuar.

Mirëpo, mesa duket e gjithë kjo situatë dhe afrimitet midis Fifit dhe Donaldit Arjolës i është dukur e papritur.

Në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se “nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin”. Ajo shprehet se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet e saj më të vështira.

“Një gjë që më bën shumë habi është dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit. Fifi ka pasur dikë shumë më afër se ç’ka patur Donaldin. Nëse do Monikën, duhet të mbështesësh Monikën.”

Continue Reading

Lajme

Ushqimi që nuk duhet të hani për sëmundjet e zemrës

Published

on

By

Yndyrnat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm, por jo të gjitha syresh janë të shëndetshme, veçanërisht për burrat dhe djemtë. I tillë është rasti i yndyrnave trans të cilat kur janë në gjendje natyrale (tek shtazët) nuk janë aq të dëmshme, por kur ato janë artificiale, janë shkatërrimtare për shëndetin.

Çfarë Janë Yndyrnat Trans?

Pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave formohen gjatë një procesi industrial të bashkimit të vajit vegjetal me hidrogjen, gjë që nxit edhe ngurtësimin e vajit në temperaturë ambienti. Kjo lloj yndyrne e përpunuar garanton një jetëgjatësi më të madhe të ushqimit. Ato përdoren kryesisht në restorante për skuqje sepse nuk ka nevojë të ndërrohet shpesh. Gjurmë natyrale të këtyre yndyrnave gjenden tek mishi dhe produktet e bulmetit. Ushqimet industriale që përmbajnë sasi të lartë të yndyrnave trans janë:

• Ushqimet prej brumi të paketuar
• Kokoshkat që përgatiten në mikrovalë
• Pica e ngrirë
• Brumi i gatshëm i ngrirë
• Të skuqurat
• Kremi i gatshëm i kafesë
• Margarina

Yndyrnat Trans Dhe Sëmundjet Kardiovaskulare
Yndyrnat trans rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sepse rrisin nivelet e kolesterolit të keq në gjak. Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 55% prej tyre kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare të cilat prekin si gratë ashtu edhe burrat. Sipas Institutit të Statistikave, nga viti 1990 deri në vitin 2014, numrin më të madh të vdekjeve e shënojnë meshkujt, dhe një nga arsyet kryesore është pikërisht teprimi me ushqimin çka bëhet shkak për një sërë sëmundjesh kardiovaskulare.

Përse Burrat Duhet Të Shmangin Konsumin e Yndyrnave Trans
Këto yndyrna janë të ndaluara në shumë shtete pikërisht për shkak të lidhjes shkak-pasojë me sëmundjet e zemrës. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndalimi i këtyre yndyrnave besohet të shpëtojë shumë jetë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Këto yndyrna gjenden rëndom në shumë ushqime të paketuara, përfshirë ato të brumit që ruhen në ngrirje për përdorim të mëvonshëm. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se 28% e burrave që konsumojnë yndyrna të tilla në harkun kohor të 10 viteve, janë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës. 21 përqind e tyre kanë predispozitën të vuajnë nga sëmundjet e zemrës./AgroWeb

Continue Reading

Aktuale