Connect with us

Lajmet kryesore

Strugani, Armend Arsllani është propozim i Zaevit për zv-ministër të Shëndetësisë

Published

on

Strugani, Armend Arsllani, është propozuar nga kryeministri Zoran Zaev për zv/ministër të Shëndetësisë, në vend të Asim Musës, i cili ka dhënë dorëheqje pas videos të publikuar në të cilën shihet duke marrë ryshfet.

Arsllani prej vitit 2013-të deri në vitit 2014-të ka punuar si mjek në mjekësinë e përgjithshme, në Spitalin e Përgjithshëm për Nefrologji në Strugë, ndërkaq prej vitit 2014-të është specializant për Urologji në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Ish zv-ministri i Shëndetësisë, Asim Musa është nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Përndryshe, emisioni “Fiks Fare” publikoi incizime ku zëvendësministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit. Musa, kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove.

 

BURIMI: Portalb

Continue Reading

Lajmet kryesore

ASH: Transparency International konfirmoi, Maqedonia e Veriut ndër vendet më të korruptuara

Published

on

Ndaj raporti të Transparency International ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

Thonë se ky raport konfirmoi se Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të korruptuara.

Reagimi i plotë:

Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba.
Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin dhe prokurorinë dhe ka instaluar korrupsionin në çdo sferë dhe institucion. Këtij rangimi, kujtojmë se i kanë kontribuar pasaportat për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendor dhe mbajtja në burgje e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para të blejnë lirinë edhe pse e njëjta u takon.

Continue Reading

Lajme

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Published

on

By

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Në Raportin e fundit të Transparency International rreth indeksit të korrupsionit dhe luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut radhitet ende bashkë me vendet afrikane. Sipas këtij raporti, Maqedonia radhitet në vendin e 39 si vend më i korruptuar, bashkë me Tanzaninë Vietnamin, Surinamen, Guajanën, Marokon, Etiopinë, Kolumbinë dhe Kosovën, përcjell in7.tv

Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të vendit. Korrupsioni i lartë ka ngulur rrënjët thellë në sistemin shtetëror në Maqedoni dhe assesi se mund të shqepet./in7

Continue Reading

Lajme

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Published

on

By

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Artan Grubi në faecbook:

Një nga grupet e punës në suaza të bashkëpunimit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë që sot nisi me punë është edhe grupi i punës për arsim, kulturë, shkencë dhe të rinj, seancën e së cilës pata nderin ta bashkëkryesoj me kolegun tim bullgar.
Përcaktuam prioritetet e përbashkëta në këto sfera për të cilat do të punojmë në periudhën në vazhdim, në mesin e të cilave:
– shpalljen e konkursit për logo dhe sllogan të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare
– përpilimi i një kalendari të përbashkët kulturor;
– nxitjen e bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve tona për programe më atraktive studimore, shkëmbim të përvojave dhe mundësi për punë praktike;
– organizimin e një ndeshje futbolli mes dy kabineteve qeveritare;
– organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore;
– intensifikim i bashkëpunimit mes Agjencisë për Rini dhe Sport të vendit tonë dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Republikës së Bullgarisë;
– promovimi i ndërsjelltë i destinacioneve atraktive turistike dhe thellimi i bashkëpunimit në sferën e turizmit si predispozitë e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe të tjera.

Continue Reading

Aktuale