Connect with us

Lajme

Shifra të frikshme / Rritet numri i grave me sëmundje të zemrës

Published

on

Një prej tre grave vdes nga sëmundjet kardiovaskulare, zbatohet aksion për ekzaminime parandaluese

Në rritje është numri i grave, posaçërisht në moshë më të re, të cilat vuajnë prej sëmundjeve kardiovaskulare. Një prej tre grave vdes nga sëmundjet kardiovaskulare. Në drejtim të ngritjes së vetëdijes për ekzaminime të shpeshta parandaluese kardiovaskualre dhe skrining kardiovaskular po zbatohet aksioni “Alarm i kuq për sëmundjet të zemrës te femrat” në kuadër të cilës në Klinikën Universitare për Kardiologji po bëhen kontrolle dhe prej 15 grave të kontrolluara një menjëherë është ndalur në Klinikë, ndërsa te pesë gra janë zbuluar tension i lartë dhe rritje e yndyrës në gjak.

Këtë sot në Klinikën e Kardiologjisë e potencoi bashkëshortja e presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgievska dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Zhan Zimbakov.

Gjorgievska sot në Klinikë u kyç në aksion së bashku me bashkëshortet e ambasadorëve të Katarit, Bullgarisë, Hungarisë, Ukrainës, Italisë, Nada al Saadi, Biljana Angelova, Suzana Diksene, Natalia Zadorozhnjuk, De Furia Romeo, si dhe bashkëshorten e euroambasadorit Zhbogar Maja Zhbogar, të cilave u janë bërë ekzaminime.

“Aksioni do të zgjasë deri më 1 shkurt. Dua të apelojë gratë e të gjitha moshave të shkojnë në ambulancat e tyre familjare dhe të bëjnë skrining, gjegjësisht vlerësimin e rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare. Për fat të keq  edhe pse vlerësojnë se karcinomi i gjirit është një prej vrasësve më të mëdhenj të grave, vdekshmëria prej problemeve kardiovaskualre është shumë më e madhe. Nëse vdekshmëria nga karcinomi i gjirit është një ndaj 31, vdekja prej sëmundjeve kardiovaskulare është një ndaj tre. Për këtë arsye i lus të gjitha gratë të shkojnë te mjeku i përgjithshëm”, tha Gjeorgievska.

Përveç në Klinikën e Kardiologjisë, ekzaminime dhe biseda për rreziqet nga kjo sëmundje paraprakisht janë bërë edhe në ISHP “Vita Katerina” në komunën e Sarajit, e cila është kyçur në aksion

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale