Connect with us

Bota

OKB dënon SHBA-në për embargon ndaj Kubës

Published

on

Asambleja e Përgjithshme e KB-së me dënim për embargon amerikane ndaj Kubës

Asambleja e Përgjithshme e KB-së e dënoi embargon ekonomike amerikane të Kubës tashmë 28 vite me radhë, me çka i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së për keqpërdorime të të drejtave të njeriut në Havana dhe i kritikoi masat e ashpërsuara të Uashingtonit.

Për Rezolutën në të cilën dënohet embargoja në SHBA votuan 187 anëtarë të KB-së, kundër ishin vetëm tri – SHBA-ja, Izraeli dhe Brazili, përderisa Kolumbia dhe Ukraina ishin të përmbajtura. Brazili është shteti i parë amerikanojugor që votoi kundër rezolutës në pesë vitet e kaluara.

Vitin e kaluar për dënim të embargos votuan 189 anëtare, ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli kundërshtuan atë. Moldavia nuk votoi tani e as vitin e kaluar.

Rezolutat e  AP të KB-së nuk janë të obligueshme ose ekzekutive, por ato e pasqyrojnë qëndrimin e mendimit botëror publik.

SHBA-ja e vendosi embargon e Kubës në vitin 1960 pas revolucionit të kryesuar nga Fidel Kastro dhe nacionalizimin e pronës së qytetarëve dhe korporatave amerikane.

Continue Reading

Bota

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Published

on

By

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Kërkesa për dronët turq Bayraktar TB2 është rritur ndjeshëm. Kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret AS, e cila furnizon Ukrainën me drone, njoftoi se aktualisht ka një numër të madh të porosive për tre vjet. Sipas kompanisë, ajo ka kapacitetin për të prodhuar 20 dronë në muaj.

“Dronët TB2 dhe Akinci janë prodhuar në masë, ne kemi kërkesë për të dyja”, tha CEO i kompanisë private Haluk Bayraktar, në një intervistë me Fondacionin ukrainas Come Back Alive. “Për Bayraktar TB2 kemi kontrata eksporti me 22 vende të ndryshme”, tha ai, shkruan Bloomberg.

Baykar, i cili po punon gjithashtu në një projekt luftarak pa pilot të quajtur Bayraktar Kizilelma, dëshiron të rrisë më tej kapacitetin e tij prodhues dhe shpreson ta bëjë këtë duke ndërtuar një fabrikë në Ukrainë.

Kompania turke bleu tokë në Ukrainë dhe është regjistruar si person juridik, me qëllim ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Bayraktar, i cili është vëllai i dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, tha se kompania dëshiron të ndërtojë drone TB2 dhe Akinci, si dhe Kizilelma Fighters në Ukrainë. Ndërtimi i një objekti kërkimor dhe një qendre prodhimi të avancuar tashmë është duke u zhvilluar, tha ai, duke shtuar: “Ne e shohim Ukrainën si partnerin tonë strategjik. Ne gjithashtu duam ta bëjmë Ukrainën një bazë prodhuese”.

Turqia ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë. / abcnews

Continue Reading

Bota

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Published

on

By

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Referuar një sondazhi të KOF (Qendrës së Kërkimeve Ekonomike), thuhet se pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 2.2% vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që kjo shumë do të ishte rritja më e madhe në 22 vjet.

Ekspertët ekonomikë thonë se kjo rritje nuk do të kompensojë plotësisht inflacionin.

Ky sondazh u transmetua në “NZZ am Sonntag”, ku thuhet se pritet një rritje mesatare e pagave prej 2.2% në vitin 2023.

Nga ana tjetër, gazeta shkruan se UBS në parashikimet e saj tregon se inflacioni për gjithë vitin 2022 do të jetë në të vërtetë 3.1%./albinfo.ch

Continue Reading

Bota

Ukraina publikoi shifrat më të reja mbi humbjet e trupave ruse

Published

on

By

Ukraina publikoi shifrat më të reja mbi humbjet e trupave ruse

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës publikoi sot të dhëna të reja mbi humbjet e vlerësuara ushtarake ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Që nga fillimi i luftës, 43,750 ushtarë rusë kanë vdekur, që është 200 më shumë se dje, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

U shkatërruan 1876 tanke, 4141 automjete luftarake të armatosura, 985 sisteme artilerie, 261 MLRS, 136 sisteme luftarake kundërajrore.

Ukraina pretendon gjithashtu se 233 avionë dhe 195 helikopterë janë shkatërruar.

Forcat e Armatosura të Ukrainës deklarojnë se trupat ruse pësuan humbjet më të mëdha dje në drejtim të Donetsk.

Continue Reading

Aktuale