Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ndryshim i modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore me ose pa konsensus

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon me idenë për ndryshim të modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore, që ishte edhe një nga premtimet zgjedhore të LSDM-së.

Iniciativa për ndryshim të modelit zgjedhor, të cilën ai e mbështet dhe të cilën këto ditë e kanë propozuar 15 deputetë nga partitë më të vogla parlamentare, në gjashtë muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill, megjithatë nuk ka mbështetje nga partneri në koalicionin qeveritar BDI, as nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Kryeministri Zaev shfaqi shpresë se do të arrihet konsensus për ndryshim të Modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore, duke përsëritur se me këtë humbin partitë e madhe, do të humb edhe LSDM-ja, por do të mënjanohet mundësia për çfarëdo qoftë sjellje autoritare në të ardhmen.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të “Gramatika e gjuhës moderne rome”, theksoi se është mirë që në vend, çështje të këtilla të mëdha, si ndryshimi i Modelit zgjedhor, të miratohen me konsensus.

“Ne, megjithatë, nuk mundemi ndryshe, ne u kemi premtuar qytetarëve që në fushatë në vitin 2016 se jemi për një njësi zgjedhore. Kjo është pjesë e programit tonë zgjedhor, ndërsa ne nuk besojmë në to”, tha Zaev dhe shtoi se kjo përveç që do të jetë përfitim për partitë më të vogla, do të jetë përfitim edhe për të gjithë qytetarët.

Ai tha se konsideron se ka mbështetje për këto ndryshime.

“Mendoj se kam mbështetje, unë nuk jam iniciator kur them kështu. Partia më e madhe politike nga bashkësitë etnike me më pak numër është BDI-ja, mendoj se ka gjithsej 23 shqiptarë në Parlament, ndërsa BDI-ja ka 10 deputetë, ku janë komunitetet me numër më të vogël. A dakordohen do të shohim në votim, do të bëhet presion për atë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Zaev, i cili beson që këto ndryshime do t’i tërheqin ata qytetarë, që nuk janë të interesuar për zgjedhje që ta testojnë modelin e ri zgjedhor.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, megjithatë, paraprakisht këtë javë ka deklaruar se partitë politike kanë harmonizuar ndryshime të Kodit zgjedhor, ku nuk parashihet ndryshim i modelit zgjedhor.

“Ne mbetemi në përbërjen formale e cila diskuton ndryshime të Kodit zgjedhor edhe atë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë javës të gjithë kishim takim, edhe partitë politike, Organizatat joqeveritare dhe Organizatat ndërkombëtare dhe veçmë kemi harmonizuar tekst të propozim- ligjit që në vete përfshin të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR nga tre ciklet e fundit zgjedhore, ato presidenciale, zgjedhjet lokale dhe referendumin dhe në atë propozim nuk është diskutuar për modelin zgjedhor”, ka deklaruar Grubi.

Pesëmbëdhjetë deputetë të cilët vijnë nga partitë më të vogla si dhe deputetët e pavarur të cilët qëndrojnë pas iniciativës për ndryshim të modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore në vend të gjashtë aktuale, paralajmëruan se në një të afërme të shpejtë do të parashtrojnë ligj për ndryshime të Legjislacionit zgjedhor në të cilin do të implementohet kërkesa e tyre. Nga Iniciativa propozojnë edhe lista të hapura që do të vendosen nga zgjedhjet e ardhshme lokale, si dhe përfaqësim i barabartë gjinor, gjegjësisht nga 50 për qind burra dhe gra.

Për ndryshim të Kodit zgjedhor është e nevojshme shumicë absolute nga 61 deputetë dhe “Shumicë të Badenterit”, gjegjësisht shumicë e pjesëtarëve të bashkësive.

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale