Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ndotja enorme e ajrit, shkurtohet buxheti për ambientin

Published

on

Në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm pjesa e ndarë për mbrojtjen e ambientit jetësor, cilësohet si e pamjaftueshme sipas Ministrit të Ekologjisë Naser Nuredini.

Ndonëse ndotja e ajrit tangon qytetarët në çdo sezon dimëror, nga Ministria e Financave vlerësuan se duhet ndarë 4,5 milion euro më pak sesa nevojat reale për tu mbrojtur nga ky fenomen. Kreu i dikasterit të ambientit jetësor, në emisionin “360 gradë” tha se është herët të bisedohet për detaje meqë ky është vetëm draft.

Ai duke cituar draftin tha se edhe për monitorimin nga ndotja e ajrit janë ofruar 290 mijë euro më pak se sa nevojat e konstatuara.

Nuredini theksoi se masat kundër ndotjes duhet të shtohen, duke filluar nga bazat e matjes së cilësisë së ajrit.

“Fatkeqësisht disa nuk punojnë, ne kemi rregulluar 5 prej tyre që janë me efektive. Pasi që ta balancojmë buxhetin dhe nga shtatori po menaxhojmë me fondet e marra. Kemi urdhëruar të ndërmarrim disa masa, të cilat do të rregullohen deri në dhjetor. Mendoj se është shumë më rëndësi të monitorohet cilësia e ajrit, pasi që të bëhen analizat na jep mundësi që ne të veprojmë për masat e ardhshme”-tha Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë.

Edhe ambientalistët thonë se këto shuma të ofruara janë të ulëta për tu kujdesur seriozisht për mbrojtjen e ambientit jetësor. Ata madje thonë se ka edhe një javë kohë për tu bërë ndryshimet e këtij drafti në fushën e menaxhimin me mbeturinat, ujërat e zeza dhe me masat kundër ndotjes së ajrit. Liljana Popovska nga Partia për Ripërtëritje thotë se nuk do të lejojnë që ndotja të na shkaktoj kancerin.

“Nuk mundet ajo që të lejohet, ashiqare që nuk ka kontrolle serioze mbi kapacitete industriale. Derivatet janë çështja kyçe për ndotjen e ajrit, si nga industri ashtu edhe nga amvisëritë. Nuk duhet ne që të merremi me ndotësit e imët të amvisërive, por me këto ndotësit e mëdhenj që vjen nga fabrikat. Duhet të bëhet një listë për ndalesën e llojeve të derivateve që të mos përdorën në vend”-pohoi Liljana Popovska, “PRT”.

Shoqatat Joqeveritare njoftuan se kanë grumbulluar 10 firma nga peticioni kundër ndotjes, me të cilin synojnë anulimin e Ligjit të doganave në fushën e importit falas të mbeturinave, ndryshimin e Ligjit për menaxhimin me mbeturinat të vitit 2004, shfuqizimin e lejeve për përpunimin dhe riciklimin e mbeturinave të hekurit, gomave, plastikave dhe materjeve të tjera të dëmshme për shëndetin e qytetarëve dhe ndotjen e ambientit jetësor.

 

BURIMI:Alsat-M

Continue Reading

Lajme

ASH-Likovë: NKP “PISHA” me zhvatje tipike i detyron qytetarë nga dy herë të paguajn faturat e mbeturinave (Dokument)

Published

on

Aleanca për Shqiptarët – Dega Likovë ka reaguar ndaj ndërmmarjes komunale “Pisha”- Likovë e cila i detyron qytetarët të paguaj nga dy herë faturat e mbeturinave, përcjell in7

Reagimi i plotë:

“Ndërmarrja komunale publike PISHA Likovë i detyron qytetarët të paguajnë nga dy herë obligimet për mbeturinat.

Edhe përkundër dëshmisë që qytetari në fjalë ka paguar që në fillim të vitit për 8 muaj, ndërmarrja Pisha ka KËRCËNUAR që nëse pagesa nuk bëhet për 8 dite atëher do pasojë përmbaruesi (izvrshitelli).

Kjo është zhvatje tipike!”, theksojnë nga ASH-Likovë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Hetuesit bullgarë: Shoferi është fajtor për aksidentin në Struma ku humbën jetën 45 persona

Published

on

Ekipi hetimor në Bullgari zbatoi hetim për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut “Besa Trans” në autostradën “Struma B” ku humbën jetën 45 persona.

Zëvendës Prokurori kryesor Borislav Sarafov tha se konkluzioni i hetuesve është se shoferi i autobusit i cili ka humbur jetën është fajtor për aksidentin.

“Arsyeja është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga shoferi. Po ashtu edhe shpejtësia pak më e madhe se shpejtësia e lejuar”, u shpreh Sarafov për “Dnevnik.bg”.

Prokurori thotë se pas kësaj mbetet që të njoftohen familjarët e viktimave të cilët kanë të drejtë të njoftohen me materialet e hetimit.

Kujtojmë se autobusi i “Besa Trans” u aksidentuar më 23 nëntor dhe humbën jetën 45 persona. Vetëm 7 persona mbetën të mbijetuar.

Continue Reading

Lajme

Ministri Sali: Masa si në Kosovë edhe në Maqedoni, nëse rritet numri i të infektuarve (Video)

Published

on

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, në një intervistë për gazetën LAJM, ka deklaruar se situata me pandeminë javën e fundit është përkeqësuar. Ai ka paralajmëruar masa të reja dhe stimulimin e qytetarëve për vaksinim për tu mbrojtur nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 2,341 raste të reja, 26 viktima si dhe 1,470 të shëruar.

“Dua vetëm të paralajmëroj se këtë javë nuk jemi shumë mirë sepse edhe liria e tepërt e popullatës pa ndërmarrë ndonjë masë restriktive që te ne nuk po ndodh për shkak të tolerancës që e kemi ende deri në një nivel të caktuar, kjo liri po na shkakton rritje të numrit të të infektuarve dhe për fat të keq rënia e interesit për vaksinim. Në këtë drejtim jemi duke marrë masa ose duke krijuar një strategji të re për stimulim të opinionit për të dhënë përgjigje pozitive për vaksinim”, u shpreh për LAJM, ministri i shëndetësisë Bekim Sali.

Lidhur me ashpërsimin e masave nga Qeveria e Kosovës, e cila nuk lejon hyrje në territorin e saj për shtetasit e huaj që nuk kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, Sali tha se i ka bërë me dije kolegut të tij kosovar, se ky vendim do ta rëndojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ekonomitë e dy vendeve.

“Ne si ministra të shëndetësisë jemi në komunikim me doktor Rifat Latifin, ministër i shëndetësisë në Kosovë. Edhe ata edhe ne, në baza ditore e ndjekim situatën epidemiologjike që është në vend dhe shpeshherë vendimet merren në bazë të numrave dhe raporteve që i marrim të dy palët nga Instituti i Shëndetit Publik. Është për tu përshëndetur dhe respektuar vendimi i tyre, por dua ta ceki se unë kam alarmuar në nevojën e komunikimit të përditshëm të banorëve të vendit tonë, si nevojë e plotësimit të kërkesave të tyre që janë, kërkesa familjare, biznesore dhe kërkesa tjera që në baza ditore i bëjnë qytetarët. Kjo ndjeshëm e ka rënduar dhe do ta rëndojë ekonominë edhe të Kosovës edhe të vendit tonë. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e komunikimit tim me kolegun Latifi. Gjithashtu, jemi në kontakt të vazhdueshëm, i shohim si shkojnë numrat atje dhe si i kemi ne këtu”, u shpreh Bekim Sali, ministër i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Intervistën e plotë që gazeta LAJM ka zhvilluar me z.Sali, mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Continue Reading

Aktuale