Connect with us

Lajmet kryesore

Mazhoranca dhe opozita nuk i zbulojnë emrat që do të figurojnë në qeverinë teknike

Published

on

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski nuk shpalosin asnjë detaj në lidhje me emrat për qeverinë e re teknike. Mickovski ka njoftuar se në pjesën e dytë të dhejtorit, VMRO-DPMNE-ja do t’i shpalos kandidatët për qeverinë teknike e cila duhet t’i zbatojë zgjedhjet e 12 prillit, shkruan gazeta Sloboden Pecat, përcjell in7.

“Nuk kemi zgjidhje personale. Proceset që po rrjedhin aktualisht janë me rëndësi për neve. Në periudhën e ardhshme do të formojmë shtabin zgjedhor republican dhe shtabet komunale zgjedhore. Do të nisin edhe me matjen e opinionit publin në detaje, do t’i krijojmë edhe porositë dhe fjalët vendimtare që mendojmë t’i reflektojmë para qytetarëve. Ne seriozisht po përgatitemi për periudhën që vijon, kurse këto janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Opinioni do t’i mësojë emrat në kohën e duhur, në pjesën e dytë të dhejtorit”, tha Mickovski.

Për dallim nga heshtja e VMRO-DPMNE-së, për propozimet eventuale, në opinion tashmë janë lakuar disa emra nga LSDM-ja për pozitën kryeministrit teknik. Jozyrtarisht thuhet se në lojë janë ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, ai i MPB-së, Oliver Spasovski dhe sekretari general I LSDM-së Lupço Nikolovski. Kryeministri Zaev kohë më parë tha se në parti ende nuk është hapur kjo temë.

“Vendimin do ta marrim me partnerët e Qeverisë por edhe në LSDM. Po përgatisim program të mirë, promovim të mirë të kandidatëve dhe agjendë të mirë për të vizituar të gjithë qytetet dhe fshatrat. Por, do të kujdesemi edhe për atë se kush do ta drejtojë Qeverinë deri në zgjedhje. Kështuqë këta 2-3 emra që përmenden mund të jenë në lojë, por mund të ketë edhe diçka të tretë. Por, ju garantoj se do të jetë zgjedhja më racionale dhe më e arsyeshme. Kjo do të ndodh në pjesën e dytë të dhjetorit”, ka thënë Zaev.

Rregullat e Qeverisë së Përzhinës janë: 100 ditë para zgjedhjeve të formohet qeveri e re. Kryeministrin teknik e propozon qeveria, kurse opozitës (në këtë rast VMRO-DPMNE-së) i takojnë ministria e Brendshme, ajo e punës dhe politikës sociale. Opozita i propozon edhe zëvendës ministrant e financave, të bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.

Facebook

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë ditës së sotme zhvilloi takim vllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, përcjell in7

Sela me Alizotin temë diskutimi kishin bshkëpunimi dhe forcimi i të djathtës si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës.

“Një takim vëllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Bashkëpunimi dhe forcimi i të djathtës, situata në PD, zhvillimet në Shqipëri dhe në vendin tonë, si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës”, ka theksuar kreu i ASH-së në njoftimin zyrtar në facebook.

Ndryshe, Alizoti është nipi i Kryeministrit të dytë të Shqipërisë, rrjedh nga një familje e persekutuar nga diktatura e Enver Hoxhës. Pasi i vriten familjarët nga ana e babait dhe nënës, ai është rritur në kamp internimi. Në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti rrezultoi më i votuari nga të gjithë anëtarët e tjerë. Së fundmi shihet si faktor unifikues që pritet të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës brenda PD-së, pasi gëzon respekt si në radhët e kampit të Sali Berishës poashtu dhe të Lulzim Bashës./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar

Published

on

By

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar👇🏻

VIDEO:

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Published

on

By

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ekipe të këtij institucioni tashmë kanë ndërmarrë veprime rreth vdekjes së Rexhail Qerimit, të dënuarit për rastin “Alfa”, përcjell TV21.

Zyberi tha se Qerimi i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dy herë gjatë vitit 2020, dhe një herë herë gjatë vitit 2015, ku ishte ankuar për gjendjen shëndetësore.

“Ky person disa herë i është drejtuar Avokatit të Popullit në të kaluarën. Në vitin 2020 dy herë, vërejtjet e tij kanë qenë rreth procesit gjyqësorë, ku kompetenca e Avokatit të Popullit këtu është e përjashtuar, në vitin 2015 vëllai i tij i është drejtuar Avokatit të Popullit për përkeqësimin e gjendjes së këtij personi, pas çka është konstatuar se i është ofruar ndihma fillestare shëndetësore në institucion, ndërsa më pas është drejtuar në kontrolle klinike, është konstatuar parezë faciale. Por specialisti që ka kryer kontroll ka vlerësuar se nuk ka nevojë për kurim spitalorë, pas çka është kthyer në institucion”, tha Zyberi.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.

Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami./TV21

Continue Reading

Aktuale