Connect with us

Sport

Ibra më afër kthimit te Milani

Published

on

Zlatan Ibrahimoviq, së shpejti mund sërish ta vesh fanellën e Milanit. Kjo u bë e qartë pas deklaratës së komisarit të MLS-së, Don Garber. Sipas tij, “rosonjerët”, janë klubi italian, i cili do të përforcohet me 38 vjeçarin, gjatë periudhës së dimrit.

Kontrata e Ibrahimoviqit me L.A Galaski përfundon në dhjetor, ndërsa suedezi e bëri të qartë se dëshiron përsëri të kthehet në Itali, ku paraprakisht i ka mbrojtur ngjyrat e Juventusit, Interit dhe Milanit. Veterani është i interesuar edhe për Bolonjën, ndërsa nga “Renato Dall Ara”, i konfirmuan spekulimet për bisedimet me sulmuesin suedez.

“Ibrahimoviq është njeri interesant si brenda, ashtu jashtë fushës. Ligës tonë i duhen lojtarë si ai dhe Dejvid Bekam (para pak kohe). Zlatan është qesharak, më pëlqen si flet për mua në vetën e tretë. Edhe pse ka 38 vjet, ai është klasë dhe e di se ka ofertë nga Milani – njëri prej klubeve më të mëdha në botë”, tha Garber.

Oferta e Bolonjës ndaj Ibrahimoviqit, arrin 8 milionë euro rrogë vjetore. Por, me siguri Ibra do ta zgjedh sfidën për t’i ndihmuar Milanit, që ta kthejë në ditët e lavdishme.

Continue Reading

Sport

Shtohet një “rival” i papritur për Interin dhe Milanin

Published

on

Kushtet e tmerrshme të barit të San Siros, e fortë, e thatë dhe e shkatërruar nga temperaturat e ftohta të dimrit milanez dhe numri i madh i ndeshjeve, janë bërë një rival më shumë për Interin dhe Milanin , të cilët arritën ta zëvendësojnë me bar të ri në funksion të derbin e radhës.

“Problemi më i madh është fusha, po bëhet e pamundur të luash si për ne ashtu edhe për Milanin. Nuk është një justifikim, është e vërtetë që mund të bëjmë më mirë, por nuk kemi mundur të luajmë topin gjatë gjithë janarit” u ankua Simone Inzaghi , trajneri i Interit.

“Kjo na detyroi ne dhe Milanin të ndryshonim stilin tonë të lojës, i cili luan futboll të madh. Nuk është i rregullt, nuk ka qenë kurrë kaq i vështirë dhe i thatë,” shtoi ai.

Kushtet e tmerrshme të barit i ekspozojnë lojtarët edhe ndaj rreziqeve të shtuara të dëmtimit, siç ndodhi këtë të diel me suedezin Zlatan Ibrahimovic .

Megjithëse nuk mund të vërtetohet me siguri se lëndimi është shkaktuar nga bari, nuk ka dyshim se nyjet dhe muskujt janë veçanërisht të stresuar në këto kushte.

San Siro tani do të ketë dy javë pushim përpara se liderët Inter dhe Milani i vendit të dytë të takohen në fundjavën 5-6 shkurt./albeu.com/

Continue Reading

Sport

Joshua i nervozuar mohon raportimet se do të hap rrugë për duelin Fury-Usyk

Published

on

Raportimet se Anthony Joshua ka hapur rrugë për duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk i ka hedhur poshtë vet AJ.

Boksieri britanik thuhej se do të lë rrugë për duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, duke pranuar 15 milionë funte.

Një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë AJ, madje me shumë nervozë.

“Dëgjoj njerëzit që thonë se ‘AJ pranoi 15 milionë funte për të hapur rrugë’. Unë nuk kam nënshkruar asnjë kontratë – s’kam parë asnjë kontratë”, ka thënë AJ, transmeton lajmi.net.

“Meqë kështu, ndaloni së dëgjuari broçkulla, derisa të keni diçka nga unë. Unë jam njeriu në kontroll të fatit tim. Unë jam njeriu që drejton bizneset e mia”, shtoi britaniku.

Joshua, sipas kontratës paraprake me Usyk, ka të drejtë për revanshin, në mënyrë që të tentojë rikthimin e titujve. Këtë të drejtë me shumë gjasë do ta shfrytëzojë.

Continue Reading

Sport

Mourinho do të tentojë sërish transferimin e Granit Xhakës

Published

on

José Mourinho ka pasur një ndikim domethënës në strategjitë e transferimit të Romës, duke bindur Tammy Abrahamin dhe lojtarë të tjerë që të transferohen në “Stadio Olimpico” dhe sipas raportimeve në Itali, portugezi nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka i Arsenalit.

José Mourinho ka pasur një ndikim domethënës në strategjitë e transferimit të Romës, duke bindur Tammy Abrahamin dhe lojtarë të tjerë që të transferohen në “Stadio Olimpico” dhe sipas raportimeve në Itali, portugezi nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka i Arsenalit.

Roma ishte skuadra që shpenzoi më së shumti në Serie A gjatë verës dhe ka qenë një nga skuadrat më të ngarkuara në afatin kalimtar të janarit.

Mourinho ka bindur drejtuesit e Romës që të përforcojnë skuadrën gjatë muajve të fundit. Ainsley Maitland-Niles dhe Sergio Oliveira janë dy nënshkrimet e fundit për “Giallorossët”.

Oliveira dhe Mourinho kanë të njëjtin përfaqësues, Jorge Mendes, ndaj e ka pasur të lehtë që ta bindë 29-vjeçarin të kalojë në “Olimpico”.

“Special One” duhej të bënte më shumë përpjekje gjatë verës për të bindur Abrahamin të largohej nga Chelsea dhe të nënshkruante me “Giallorossi”.

Mourinho e kishte bindur edhe Xhakën që të kalonte në Romë. Megjithatë, “Giallorossi” dhe Arsenali nuk arritën një marrëveshje për çmimin e lojtarit, kështu që Xhaka mbeti në Londër.

“Sky Sport Italia” sugjeron se Mourinho nuk është dorëzuar dhe do të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me Xhakën në fund të sezonit, duke qenë se Jordan Veretout mund të largohet.

Continue Reading

Aktuale