Connect with us

Lajmet kryesore

E fundit/ Arrihet marrëveshje në mes SASHK dhe MASH, rriten pagat për 10%

Published

on

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën e Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës, përcjell in7.

Sipas ministrit te arsimit, Arbër Ademi kjo është rritje historike, dhe me këtë vendim do te kthehet dinjiteti i mësimdhënësve. Edhe në periudhën e ardhshme do te vazhdojmë të bashkëpunojmë me SASHK-un për të zgjidhur të gjitha çështjet tjera që kanë të.bëjnë me fushën e arsimit.

“Ky takim është një moment historik. Ne kemi vendosur të rrisim pagat me 10% nga 1 janari i vitit 2020. Kjo vlen për të gjithë punonjësit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Ky vendim rikthen dinjitetin e profesionit të arsimtarit. Jam krenar. Ne kemi biseduar intensivisht, duke u konsultuar dhe në periudhën në vazhdim do të vazhdojmë të përmirësojmë statusin e të gjithë punonjësve në arsim ”, ka thënë Ademi pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e SASHK.

Ndërsa kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se kërkesa e tyre për rritje të rrogave prej në janar është plotësuar.

“Këtë që e njoftojmë sot është një paralajmërim i mirë se po hapim kapituj të ri të cilat duhet të shqyrtohen në të ardhmen. Pra për 10 % do të rriten pagat nga 1 janari i vitit 2020. Mirëpo, këtë rritje nuk duhet ta marrim si euforike por duhet të vazhdojmë të punojmë për të mirën e arsimit”, theksoi Nedellkov.

Në pyetjen ndaj ministrit Ademi se kur pritet të ketë rritje të rrogave në të ardhmen në arsim, Ademi u përgjigj: “Sinqerisht në dy tre muajt e ardhshme nuk dua te flas për rritje të rrogave”./in7.tv/

https://www.facebook.com/in7.tv/videos/397381124475392/

Continue Reading

Lajme

Gjendja e keqësuar epidemiologjike – rritet numri i të infektuarve të rinj dhe i të riinfektuarve

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Për një të tretën (33,9 për qind) është rritur numri i rasteve të reja me Kovid-19 nga 10 deri më 16 janar në krahasim me javën paraprake gjegjësisht janë diagnostifikuar 11.123 nga 45.401 testet e bëra dhe mesatarja e rasteve pozitive ishte 24,4 për qind. Informacionet epidemiologjike tregojnë se vendi gjendet në pik të infektimit dhe prandaj, me rekomandim të Shtabit të përgjithshëm koordinues të krizës, Qeveria ka vendosur që gjysmëvjetori i dytë për rreth 255 mijë nxënës në vend që nesër të fillojë më 1 shkurt.

Sipas raportit javor të Institutit për shëndet publik, nga java e kaluar deri të hënën e kësaj jave, gjysma e të infektuarve (50,6 për qind, përkatësisht 5630) janë nga Shkupi. Grupmosha më e zakonshme në mesin e të infektuarve është 30 deri në 39 vjeç. Ka një rritje të numrit të të sëmurëve në të gjitha grupmoshat, veçanërisht te personat mbi 60 vjeç, me një rritje prej 99,6 për qind dhe tek ata nga 50 në 59 – me një rritje prej 90,3 për qind krahasuar me javën e kaluar. Gjatë javës së kaluar janë raportuar 1247 riinfeksione, që krahasuar me javën e kaluar është një rritje prej 31,8 për qind. Nga gjithsej 96 mostra pozitive të SARS-CoV-2, 57 (59,4%) zbuluan sojin omikron, të zbuluar në shtatë qytete (Shkup, Kavadar, Tetovë, Ohër, Koçan, Veles dhe Gjevgjeli).

Raporti javor i ISHP-së tregon edhe se nga data 10 deri më 16 janar janë shënuar 55 vdekje nga KOVID-19 në 15 qytete, që është 34,1 për qind më shumë se javën e kaluar. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (22) dhe janë persona mbi 60 vjeç. 439 persona janë shtruar në spital, një çerek më shumë se java paraprake.

Me 2269 raste të reja me KOVID nga dita e fundit, prej të cilëve 1169 janë në Shkup dhe 310 janë riinfeksion, të diagnostikuar me koronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 247 663. Janë 17 218 raste aktive dhe 9167 prej tyre janë në kryeqyteti. Manastiri (1516) ka numër aktiv katërshifror, gati njëmijë (960) janë në Prilep, dhe mbi treqind janë Kumanovë (662), Ohër (548), Kavadar (426), Strumicë (345) dhe Veles (327).

Situata epidemiologjike është përkeqësuar në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht e vështirë është në Slloveni, Serbi dhe Kroaci, ku dje u regjistrua një numër rekord i të infektuarve rishtazi. Serbia regjistroi 18,006 raste nga 39,740 të testuar, tha ministria e shëndetësisë, pasi kryeministrja Ana Bërnabiç njoftoi një rekord negativ më herët, duke thënë se “numri do të jetë katastrofik”.

Nga pothuajse 40,000 të testuar, 45.3 për qind ishin pozitivë, që do të thotë se pothuajse çdo i dyti person i testuar ishte i infektuar me korona. Në fillim të vitit, në Serbi kishte pak më shumë se 2000 të infektuar në ditë, por numri i të infektuarve filloi të rritet ndjeshëm, gjë që ekspertët e lidhin me tubime masive për të festuar Vitin e Ri.

Rekord absolut ditor prej 8681 rastesh të reja me koronavirus u konfirmua dje në Slloveni, ku shkalla e pozitivitetit arriti pothuajse në 63 për qind. Rritja javore e rasteve të reja është pothuajse 17 për qind.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, dje janë regjistruar 3342 persona të rinj të infektuar, nga gjithsej 7529 të testuar për koronavirus. 39 persona kanë vdekur në vend në 24 orët e fundit. Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 1814 raste të reja të infektimit. Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 720 janë pozitivë në Kosovë, ku aktualisht janë 5678 raste aktive.

Continue Reading

Bota

Gjermania, Finlanda dhe Hong Kongu me protokolle të reja për Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Gjermania, Finlanda dhe Hong Kongu me protokolle të reja për Maqedoninë e Veriut

Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, Republika Federale e Gjermanisë e vendosi Republikën e Maqedonisë së Veriut në listën e vendeve me rrezik. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Gjermani kërkohet regjistrim elektronik dhe posedim i certificatës së vaksinimit ose kalimit të sëmundjes ose PCR negativ. Për ata që nuk janë infektuar me Covid dhe nuk janë vaksinuar, vijon masa e karantinës dhjetëditore, teksa mund të lirohen në ditën e pestë me PCR test negativ. Nga kjo masë përjashtohen fëmijët e pavaksinuar deri në gjashtë vjeç, për të cilët megjithatë vijon karantinë deri në pesë ditë.

Covid protokolli i ri vlen edhe për Finlandën. Të gjithë personat, përfshirë edhe shtetasit tanë, të cilët nuk mund të vaksinohen kundër Covid 19 për arsye shëndetësore, mund të hyjnë në Finlandë nëse kanë një certifikatë mjekësore që e dëshmon një gjë të tillë, së bashku me një vërtetim për test negativ për Covid 19, jo më të vjetër se 48 orë. Të gjithë të tjerëve (përveç atyre me vendbanim të rregulluar) që mbërrijnë në Finlandë edhe më tej u kërkohet certifikatë e vaksinimit të plotë ose shërimit nga Covid 19 (në gjashtë muajt e fundit) së bashku me një test negativ për Covid (jo më të vjetër se 48 orë).

Në të njëjtën kohë, Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, solli vendim për ndryshimin e kushteve për hyrje në Hong Kong, sipas të cilit Republika e Maqedonisë së Veriut është në mesin e vendeve të Grupit A, ku janë detektuar raste të omikronit. Për shkak të kësaj, është e kufizuar hyrja e shtetasve tanë dhe e të huajve (të cilët nuk janë banorë të Hong Kongut) e të cilët në 21 ditët e fundit kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, hyrja u lejohet banorëve të Hong Kongut, por me një karantinë të detyrueshme 21-ditore dhe 6 teste PCR.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela e tha para 7 viteve, Ahmeti flet sot për regjistrimin e bullgarëve në RMV

Published

on

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur sot për regjistrimin e bullgarëve si kategori kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Mendoj se asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse ne pranojmë minoritrtin bullgar si kategori kushtetuese”, tha Ahmeti, përcjell in7

Por kjo deklaratë e kreut të integristëve vjen 7 vite pas asaj të liderit të opozitës shqiptare, Ziadin Sela, i cili në vitin 2014 dha një prononcim të tillë si veprim të domosdoshëm për përmirësimin e marëdhënieve me fqinjët.

“Nëse opozita kërkon regjistrim, atëherë duhet të tregoj se janë të përgatitur që regjistrimi të jetë i vërtet dhe me ligj të vendosen kolona për të gjithë fqinjët e Maqedonisë. Ashtu siç ka shqiptar, duhet të ketë kolona edhe bullgar, grek… Atëherë, ta shohim se sa persona do të shprehen si të tillë. Kjo është standard i BE-së për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë atë në këtë formë e kuptoj. Hapje ndaj të gjithë fqinjëve dhe askush të mos përjashtohet”, deklaroi Sela në vitin 2014 për gazetën bullgare “Focus”./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale