Connect with us

Lajmet kryesore

ASH denoncon manipulim të përfaqësimit adekuat në institucione (DOKUMENT)

Published

on

Aleanca për Shqiptarët përmes një konference për shtyp ka denoncuar një rast eklantant ku në vend të punësimit, sipas metodologjisë së shtetit, të një administratori të përkatësisë rome dhe një tjetër të përkatësisë shqiptare, janë punësuar dy pjestarë të etnisë maqedonase, shkruan in7.

ASH ka shpalosur një dokument, ku bëhet fjalë për një vendim për përzgjedhje të kandidatëve të shpalljes publike me nr.189/2019, për punësim të nëpunësve shtetëror në Spitalin e Specializuar ’13 Nëntori’ në Shkup. Ajo që nga kjo parti duan të denoncojmë është se përmes këtij dokumenti në vendet e parapara sipas metodologjisë së njohur BALANSER këto dy vende të punës kanë qenë të parapara për punësimin e një shqiptari dhe një romi, mirëpo këtu në vendim, si rom është punësuar Vllatko Kalçinovski dhe si shqiptar është punësuar Tomisllav Jankullovski.

Shefik Duraku, nga ASH, në këtë konferencë për shtyp ka njoftuar se në përbërjen e re të Kuvendit, pas zgjedhjeve të 12 Prillit, ASH do të inicojë procedurë për ndryshimin e kësaj metodologjije pasi ajo është dëshmuar se nuk ka dhënë rezultate.

“Dokumenti që ne sot do ta shpalosim para jush, është fakt për një  manipulim. Edhe pse në shpalljen publike për punësimin në Spitalin e  Specializuar “13 Nëntori”, qëndron se të punësuar duhet të jenë një  shqiptar dhe një rom, në vendimin e po këtij spitali për kandidatët e  pranuar qëndrojnë emra të nacionalitetit maqedonas. Aleanca për  Shqiptarët kupton se kjo është një metodë e përdorur nga kjo qeveri  për të manipuluar me shifrat e të punësuarve shqiptar, dhe nacionaliteteve tjera, sepse ata shumë lehtë nesër dalin dhe thonë në spital apo ku do qoftë tjetër, janë punësuar shqiptar dhe rom sepse në vendim ashtu edhe shkruan. Tomisllav Jankullovski, shqiptar dhe
Vllatko Kallqinovski, rom. “Balanseri” i shumë përmendur, është mjet elektronik, prandaj aty futet numri i të punësuarve shqiptarë dhe jo emrat e mbiemrat e tyre për t’i identifikuar nëse me të vërtetë janë shqiptar apo jo.
Kjo metodologji e njohur si balanser është krijuar nga qeveria e kaluar VMRO-BDI, me idenë për të ruajtur përfaqësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike, por realisht balanseri paraqitet
pengesë për rritjen e numrit të shqiptarëve në administratë. Balanseri praktikisht është mekanizëm për të ruajtur status quo-në dhe  pozicionin diskriminues në administratën publike dhe shtetërore. Ne si Aleancë për Shqiptarët reagojmë ashpër ndaj manipulimeve të  tilla, dhe kërkojmë përgjegjësi si për këtë rast ashtu edhe për të  gjitha rastet tjera për manipulime të tilla. Nga kjo vëmë në pikëpyetje çdo shifër që tregon numrin e të punësuarve  shqiptar në nivel shtetëror sepse vlerësojmë se nuk është i vërtetë,  por në bazë të këtij dokumenti është thjeshtë manipulim i kësaj qeverie. Aleanca për Shqiptarët, këtë problem e trajton edhe në programin  zgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit dhe ne parashikojmë që në  përbërjen e ardhshme parlamentare të iniciojmë ndryshim të ligjit për  nëpunës shtetëror me të cilin kjo metodologji e njohur si balanser do  të hiqet nga përdorimi, për shkak se është metodë diskriminuese për  shqiptarët. Kujtojmë ministrin Mançevski, se pikërisht në ministrinë e tij, përfaqësimi i shqiptarëve është nën 20%”, ka thënë,Shefik Duraku, nga ASH-ja .

“Balanseri” i shumë përmendur, është mjet elektronik, prandaj aty futet numri i të punësuarve shqiptarë dhe jo emrat e mbiemrat e tyre për t’i identifikuar nëse me të vërtetë janë shqiptar apo jo. Kjo metodologji e njohur si balanser është krijuar nga qeveria e kaluar VMRO-BDI, me idenë për të ruajtur përfaqësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike, por realisht balanseri paraqitet  pengesë për rritjen e numrit të shqiptarëve në administratë. Balanseri praktikisht është mekanizëm për të ruajtur status quo-në dhe  pozicionin diskriminues në administratën publike dhe shtetërore./in7.tv/

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë ditës së sotme zhvilloi takim vllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, përcjell in7

Sela me Alizotin temë diskutimi kishin bshkëpunimi dhe forcimi i të djathtës si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës.

“Një takim vëllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Bashkëpunimi dhe forcimi i të djathtës, situata në PD, zhvillimet në Shqipëri dhe në vendin tonë, si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës”, ka theksuar kreu i ASH-së në njoftimin zyrtar në facebook.

Ndryshe, Alizoti është nipi i Kryeministrit të dytë të Shqipërisë, rrjedh nga një familje e persekutuar nga diktatura e Enver Hoxhës. Pasi i vriten familjarët nga ana e babait dhe nënës, ai është rritur në kamp internimi. Në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti rrezultoi më i votuari nga të gjithë anëtarët e tjerë. Së fundmi shihet si faktor unifikues që pritet të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës brenda PD-së, pasi gëzon respekt si në radhët e kampit të Sali Berishës poashtu dhe të Lulzim Bashës./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar

Published

on

By

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar👇🏻

VIDEO:

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Published

on

By

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ekipe të këtij institucioni tashmë kanë ndërmarrë veprime rreth vdekjes së Rexhail Qerimit, të dënuarit për rastin “Alfa”, përcjell TV21.

Zyberi tha se Qerimi i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dy herë gjatë vitit 2020, dhe një herë herë gjatë vitit 2015, ku ishte ankuar për gjendjen shëndetësore.

“Ky person disa herë i është drejtuar Avokatit të Popullit në të kaluarën. Në vitin 2020 dy herë, vërejtjet e tij kanë qenë rreth procesit gjyqësorë, ku kompetenca e Avokatit të Popullit këtu është e përjashtuar, në vitin 2015 vëllai i tij i është drejtuar Avokatit të Popullit për përkeqësimin e gjendjes së këtij personi, pas çka është konstatuar se i është ofruar ndihma fillestare shëndetësore në institucion, ndërsa më pas është drejtuar në kontrolle klinike, është konstatuar parezë faciale. Por specialisti që ka kryer kontroll ka vlerësuar se nuk ka nevojë për kurim spitalorë, pas çka është kthyer në institucion”, tha Zyberi.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.

Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami./TV21

Continue Reading

Aktuale