Connect with us

Kosovë

AAK: Do të jemi opozitë kritike dhe e zëshme

Published

on

Dy partitë që ishin themeltare të qeverisë së kaluar, PDK-ja e AAK-ja, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja me numrin e votave që kanë marrë del se do të jenë pjesë e opozitës në Kuvendin e Kosovës. PDK-ja me 25 deputetë e AAK-ja me 14 deputetë, pavarësisht rënies nga pushteti, zotohen se do ta bëjnë një opozitë të fuqishme e konstruktive.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit Rasim Selmanaj, i cili arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë deputet edhe në këtë legjislaturë, për “Zërin” theksoi se partia e tij do të jetë opozitë e zëshme dhe kritike ndaj qeverisë së re. “Do të mundohemi të jemi pjesë aktive dhe do ta kritikojmë qeverinë e re aty ku ka gabime, por në të njëjtën kohë ndaj të gjitha iniciativave të tyre dhe premtimeve të tyre. Pavarësisht se jemi opozitë, ne do të jemi kritikë dhe do t’i përcjellim saktë nëse ato po realizohen në formën e premtuar”, ka thënë Selmanaj.

Kurse i pyetur për gjasat që edhe AAK-ja të jetë pjesë e qeverisë së re, Selmanaj ka potencuar se për një gjë të tillë partia e tij ende nuk ka diskutuar. “Rezultati i zgjedhjeve u pa sot edhe zyrtarisht si është. Ne jemi në opozitë dhe mundësinë që të jemi pjesë e qeverisë së re nuk e kemi diskutuar, mirëpo aktualisht rezultati i zgjedhjeve tregon se ne jemi opozitë”, ka shtuar ai.

Ditë më parë anëtari i Kryesisë së PDK-së, Elmi Reçica, duke e komentuar rezultatin zgjedhor të PDK-së për “Zërin” kishte thënë se ndonëse qytetarët e Kosovës i besojnë PDK-së dëshira e tyre për t’i provuar edhe partitë tjera kësaj radhe ishte më e madhe.

“PDK-ja është në pushtet qe 16 vjet dhe unë besoj se faktori kyç që ka ndikuar për këtë rezultat është mosinformimi ose tendenca për t’i provuar edhe të tjerët. Unë besoj se nuk ka pasur ndonjë element tjetër qenësor dhe është parë kryesisht tendenca për t’i provuar edhe partitë e tjera, pavarësisht se secili në një formë ose në tjetrën është provuar, mirëpo ajo si tendencë ka gjetur përkrahje te një pjesë e qytetarëve”, ka thënë Reçica.

Ndërkohë edhe Reçica, por edhe zyrtarë të tjerë të PDK-së pas kalimit në opozitë janë zotuar se do të jenë një opozitë e fuqishme dhe konstruktive.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet moderatori kosovar për dhunë

Published

on

By

Arrestohet moderatori kosovar për dhunë

Gazetari dhe moderatori Arben Ahmeti është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes. Ahmeti është arrestuar pasi ka dhunuar gruan në prezencë të fëmijëve. Gazeta Express raporton se gazetarë e ka shtyrë gruan pasi kjo e fundit kishte kërkuar të qëndronte në shtëpi për fëmijët.

“Më datë 25.09.2022, në ora 18:15, është pranuar kallëzim për dhunë në fshatin Laplla Sellë, rruga Dragovacka. Në vendngjarje ka dalë patrulla si dhe polici hetues në detyrë për dhunë në familje ku sipas V. A. ka pasur konflikt me bashkëshortin. Pra sot më 25.09. 22 rreth orës 18:00 i dyshuari Arben Ahmeti, i cili në atë kohë i kishte sjellur dy fëmijët (5 dhe 6 vjeç) të cilët qëndronin tek ai nga data 23.09.22 për shkak se çifti nuk jetojnë bashkë.

Në atë moment ka pasur një konflikt kur viktima/ gruaja e ka pyetur të dyshuarin të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij për shkak se ia kanë kërkuar fëmijët të cilët në atë moment qanin për babanë e tyre, i dyshuari ka kundërshtuar duke e ofenduar verbalisht viktimën deri në momentin kur ka pasur kontakt fizik, përkatësisht duke e shtyer me duar nga ana e të dyshuarit.

Për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Rritje e madhe e divorceve në Kosovë

Published

on

By

Rritje e madhe e divorceve në Kosovë

Vetëm për një muaj në Kosovë 148 çifte i kanë dhënë fund martesës duke u shkurorëzuar.

Kjo në bazë të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin korrik 2022.

Krahasuar me muajin qershor numri i divorceve është në rritje. Numri i çifteve të shkurorëzuara në muajin qershor është 129.

Këto të dhëna sipas ASK-së, janë të bazuara në të dhënat administrative, ku Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Ndryshe gjatë vitit 2021 ishin regjistruar 2 mijë e 160 shkurorëzime gjithsej.

Në vitin 2021 janë regjistruar 2,160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në: Prizren (189 raste), ose 8.8%; Prishtinë (175 raste), ose 8.1%; Podujevë (141 raste), ose 6.5%, etj”, thuhej në njoftimin e ASK-së.

Continue Reading

Kosovë

Bie bora e parë në bjeshkët e Kosovës

Published

on

By

Bie bora e parë në bjeshkët e Kosovës

Fjollat e para të borës kanë mbërritur në Kosovë.

Saktësisht në bjeshkën e Ishtedimit shumë afër kufirit me Malin e Zi sot në mëngjese.

Fotografitë janë publikuar nga Meteo Ballkan.

Continue Reading

Aktuale