Connect with us

Maqedonia e Veriut

Tetovë, në tetor 63 aksidente trafiku, shkak më i shpeshtë shpejtësia

Published

on

Shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë dhe thyerja e rregullave për qarkullim në kumunikacion kanë qenë shkaqet më të shpeshta të aksidenteve në trafik të regjistruara në rajonin e SPB Tetovë gjatë muajit tetor, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton in7.

Afër dy të tretat e gjithsej 63 aksidenteve kanë qenë si rezultat i këtyre dy shkaqeve dhe të njëjtat kanë ndodhur gjatë lëvizjes, në të shumtën e rasteve në vendbanime (42) dhe në rrugë të hapura 21 aksidente.

Rrugët në qytetin e Tetovës edhe gjatë këtij muaji, kanë qenë më të rrezikshmet kur bëhet fjalë për aksidentet e trafikut, ku edhe kanë ndodhur 28- aksidente, në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup 15-aksidente, në rrugën regjionale Tetovë-pirok 13- aksidente e kështu me rradhë, njoftuan nga Policia

Numri më i madh i aksidenteve janë regjistruar në periudhën prej ora 12 deri ora 22 edhe atë 34 aksidente.

Në aksidentet e tetorit nuk ka pasur viktima në njerës, ndërsa gjithseja kanë qenë të lënduar 44 persona, para së gjithash bashkëudhëtarë 36 si dhe 8 këmbësorë të lënduar.

Përndryshe gjysma e aksidenteve kanë mabruar vetëm me dëme materiale e cila llogaritet të jetë afër 2 milion e gjysëm denarë./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Sindikata e Arsimit kundër mësimit me prezencë! Nedelkov: Të rishqyrtohet vendimi sa nuk është vonë!

Published

on

Mësimi me prezencë fizike do të rrezikojë shëndetin e nxënësve dhe arsimtarëve, vlerëson Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Kryetari i kësaj sindikate, Jakim Nedelkov është kundër vendimit të Qeverisë, ai kërkon që gjysmëvjetori i dytë shkollor, të nisë online, apo nga distanca, të paktën dy javët e para.

“Për këtë arsye kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi dhe të paktën në dy javët e para të prolongohet gjysmevjetori i dytë me mësim me prezencë fizike dhe të vazhdohet me punë nga 1 shkurti me mësim online dhe të shohim më tej nëse bien numrat dhe të ndryshojë vendimi, përndryshe kështu shumë vështirë”, tha Jakim Nedelkov, SAShK.

Nedelkov për TV21 thotë se Qeveria duhet ta rishqyrtoj vendimin, ngaqë situata me Covid-19 nuk është e volitshme që nxënësit të kthehen në banka shkollore. Arsimtarët janë të vaksinuar ose e kanë kaluar virusin, por përvoja na ka treguar se mund të infektohen serish, shprehet kryetari i sindikatës.

“Numrat po flasin diçka tjetër, se pandemia nuk po ndalet, virusi po shpërndahet shpejtë, mbi 2.000 raste në nivel ditor, sipas statistikave, megjithatë dyshojmë se ka edhe më shumë raste të të infektuarve, të cilët nga arsye të ndryshme nuk hyjnë në këtë numër dhe për këtë arsye vlerësojmë se është shumë serioze nëse shkollat, në këto kushte dimërore, temperatura minus, të hapen dhe me të vërtetë frikësohemi për pasojat që mund të dalin nga ajo punë”, pohoi Jakim Nedelkov, SAShK.

SASHK kërkesën e ka dorëzuar në MASH dhe pret që të realizojë takim me ministrin e ri Jeton Shaqiri. Ky i fundit dje tha se me rëndësi është shëndeti i nxënësve dhe të punësuarve në arsim. Në lidhje me reagimin e sindikatës nga Ministria e Arsimit për TV21 thonë se vendimi ka dalë nga porpozimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse, i cili është organ përgjegjës dhe se gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me 1 shkurt edhe atë me prezencë fizike.

Përndryshe dje Qeveria solli vendim që nxnënësit nga e hëna të kthehen në mësim me prezencë fizike, pas pushimit dimëror, i cili u zgjat edhe për 10 ditë për shkak të situatës epidemiologjike. Prolongimin e pati propozuar Shtabi i krizës, ndërsa Komisioni për sëmundje ngjitëse pati vlerësuar se nxënësit duhet të kthehen në shkollë që nga 20 janari./TV21/

Continue Reading

Lajme

Çakarovski: Është ndërprerë bojkoti, po normalizohet komunikacioni hekurudhor

Published

on

Është paguar pjesa e dytë e pagës për dhjetorin e vitit të kaluar në Hekurudhat e RMV Transport me çka personeli i makinerisë dhe ai ekzekutiv e ndërpreu bojkotin për të cilin prej dje nuk qarkulluan trenat e udhëtarëve dhe mallrave në shtet, informoi për MIA-n, Dushko Çakarovski, përfaqësues i personelit të makinerisë dhe atij ekzekutiv.

Çakaraovski paralajmëroi se me pagesën e pagës është përmbushur kërkesa e tyre dhe ata janë në vendet e punës, dhe se do të nisen trenat sipas itinerarit ditor nga itinerari i vozitjes.

Më parë në një kumtesë nga kabineti i drejtorit të përgjithshëm të HRMV Transport bënë të ditur se “ndërprerja e punës gjegjësisht greva nuk është organizuar sipas Ligjit për marrëdhënie pune dhe Marrëveshjes Kolektive të HRMV Transport SHA Shkup dhe se nuk është shkaktuar për shkak të momentit social ose kushte të tjera me kryerjen e punëve ndërtimore, por në interes personal të personelit makinerik “i cili ka pasur pagë me mesatare tremujore për periudhën 09/2021 deri më 11/2021 në vlerë prej 50.848,00 denarë, gjë që ishte mohuar nga Çakarovski.

Nga ndërmarrja bënë të ditur se në kushte të pandemisë si dhe krizës energjetike rregullisht i paguajnë pagat dhe kompensimet e të punësuarve, edhe pse shoqëria përballet me të ardhura të zvogëluara, ndërsa në të njëjtën kohë edhe shpenzime të rritura sa i përket shfrytëzimit të energjisë elektrike, i cili input në mënyrë enorme i rrit shpenzimet e rritura në punën e rregullt. Me ndërprerjen e plotë të komunikacionit hekurudhor, siç bënë të ditur, iu shkaktohen dëme të mëdha materiale dhe jomateriale HRMV Transport, NP për infrastrukturë hekurudhore të RMV dhe të gjithë ekonomisë në shtet.

Ndërprerja e komunikacionit hekurudhor, siç deklaroi paraprakisht Çakarovski, është sipas Vendimit nga 2 nëntori i vitit 2021 të miratuar në tubimin e gjithë personalet të makinerisë dhe ekzekutiv pavarësisht nga anëtarësimi në sindikatë. Në vendim është bërë e ditur se nëse deri më datën 25 nuk paguhet në tërësi në datën 26 (gjegjësisht ditën e parë pas datës 25) me fillim në orën 7:00 personeli i makinerisë dhe ekzekutiv do ta bojkotojë punën.

Continue Reading

Lajme

Pensionistët nga ky muaj do të kenë pensione më të larta për 3%

Published

on

Më së voni deri në muajin e ardhshëm qeveria, ekspertët dhe shoqatat e pensionistëve do të nisin negociata për ndryshimin e modelit të llogaritjes së rritjes së pensioneve, shkruan Alsat. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska thotë se plani i Qeverisë është që pensionet të rriten ndërsa se sa dhe kur do të ndodhë, do të vendoset në debatin publik mes palëve.

“Të hapim debat ekspertësh për ndryshimin e sistemit të rregullimit të pensioneve. Do ta hapim këtë debat sa më shpejt, me ekspertët, me të gjithë faktorët, për të arritur zgjidhje që do të përmirësojë statusin e pensionistëve”, deklaroi Jovana Trençevska- Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Pensionistët nga ky muaj do të kenë pensione më të larta për rreth 3% kurse shoqatat e tyre kanë reaguar se kjo nuk mjafton. Ata i kanë dërguar kërkesë Qeverisë që të rriten pensionet me të njëjtin ritëm që rritet paga mesatare. Rritja e shpenzimeve të jetës ka ulur fuqinë blerëse të të moshuarve, veçanërisht të përfituesve të pensioneve më të ulëta, që janë në nivelin prej 11 mijë denarë. Rritja e tyre tani është rritje modeste prej 300 denarëve. Zgjidhja aktuale ligjore thotë se pensionet dyfishohen çdo vit, në janar dhe qershor. Shuma varet nga rritja e shpenzimeve të jetës. /Alsat.mk/

Continue Reading

Aktuale