Connect with us

Argëtim

Ka lindur pak orë më parë, por fotoja e tij po bën xhiron e botës. Prindërit dhe mjekët nuk kanë fjalë! (FOTO)

Published

on

shtë normale që kur një fëmijë lind, e gjithë familja fillon t’i bëjë fotografi, pasi është një moment shumë i rëndësishëm dhe askush nuk dëshiron të humbasë orët e para të jetës.

Sidoqoftë, ne e dimë se fotografitë më të këndshme mund të merren kur fëmijët janë rreth një vjeç, kur fillojnë të bëjnë hapat e tyre të parë dhe fillojnë të zbulojnë botën përreth tyre.

ShkodraNews shkruan: Ky fëmijë pak orë pas lindjes së tij arriti t’i bëjë prindërit e tij të qeshin me shpirt, madje edhe të gjithë stafin e pranishëm në sallën e lindjes.

Shihni foton e këtij të porsalinduri që ka bërë tashmë xhiron e internetit: Është ky fëmijë që, pak pasi ka lindur, ka zënë këtë pozicion si të një personi të rritur.

Për më tepër, shikimi i humbur lart jep përshtypjen se tashmë është lodhur nga jeta.
Një nga njerëzit që e ndau në rrjete sociale këtë foto shkroi: “Kur je i porsalindur dhe prindërit duan të dinë se cilat janë planet tuaja!”.

Continue Reading

Argëtim

Jetoi 10 vjet në një pyll për t’i ikur gruas: Tani jam i lumtur

Published

on

Nuk duronte dot më të kontrollohej nga gruaja dhe të kishte një jetë që nuk donte ta jetonte më. Kështu, ka vendosur, të largohej dhe të banonte në një pyll, ku qëndroi për 10 vjet.

Një vendim ekstrem ai i kopshtarit britanik Malcolm Applegate. Pasi ka fjetur në pyje gjatë gjithë kësaj kohe, ka vendosur të kthehet në Londër, por jo tek bashkëshortja. Tani jeton në një shtëpi me tavan në një qendër sociale dhe është i lumtur, transmeton lajmi.net.

Sapo u kthye, Malcolm ka dashur t’ia tregojë historinë motrës së tij, e cila nuk e kishte parë për 10 vjet dhe që besonte se kishte vdekur.

Një histori e pabesueshme, e publikuar nga mediat angleze dhe që ka bërë shumë bujë. “Para se të bëhesha një anëtar i ‘Emmaus Greenwich’, kam qenë një kopshtar në Farnborough për 25 vjet të lumtura. Më pëlqente shumë puna që bëja, sikundër edhe tani. Pastaj u martova…”.

“Që atëherë jeta ime u bë gjithnjë e më e trishto, – vazhdon rrëfimin e tij. – Sa më shumë punoja, aq më tepër bashkëshortja ime inatosej. Nuk duronte dot të më shikonte jashtë shtëpisë. Por nuk pranova dhe u largova nga shtëpia”.

“Nuk i thashë askujt, – kujton ai, duke menduar largimin, – as familjes sime. U largova për 10 vjet, duke qëndruar në një pyll pranë Kingston. Ai vend u bë shtëpia ime. Punoja si kopshtar në një qendër për të moshuarit aty pranë. Më pëlqente shumë jeta ime. Pastaj, përmes një miku, mësova për shoqatën “Emmaus”. Shkova atje për një intervistë dhe u transferova, duke u strehuar menjëherë”.

Tani Malcolm i dedikohet me përkushtim punës. Ka gjetur lumturinë, siç deklaron ai vetë: “Jeta ime ka sërish një kuptim”. /Lajmi.net/

Continue Reading

Argëtim

Serbët dhe maqedonasit heqin dorë nga nuset shqiptare, në Rusi gjejnë me çmim “më të lirë”

Published

on

Vite me radhë, në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut është bë “modë” që serbët dhe maqedonasit të cilët nuk mund të gjejnë nuse në vendin e tyre, kërkojnë nuse në Shqipëri.

Përveç se modë, kjo ishte shndërruar edhe në biznes nga i cili përfitonin edhe “mësitët”, por edhe familjet e vajzave. Për një kompensim të caktuar parash, vajza nga familje të varfëra në Shqipëri, pranonin të martoheshin me serbë dhe maqedonas që jetojnë në fshatra ku

Bëhej fjalë për “dhëndurrë” që merren me bujqësi dhe blegtori dhe që kishin kaluar moshën e rinisë duke mbetur beqarë, tranmseton Zhurnal.

Tani situate ka ndryshuar. Sipas mediumeve serbe, shumë dhëndurrëve të atjeshëm në moshë të shkuar “kisemti” u ka dalë në Rusi.

Në shkrimet me titull “Blerja e nuseve shqipare nuk ëhstë më në modë, në skenë paraqiten ruset”, mediumet serbe shkruajnë se ndërmjetësuest kanë gjetur një hapësirë të re për biznesin e tyre, sepse në Rusi “tregu” i femrave është edhe më “i lirë” se në Shqpëri.

Përveë kësaj, serbët dhe maqedonasit konsiderohen më të afërt me rusët se me shqiptarët, kështu që edhe përskaj distancës më të largët me Rusinë, megjithatë preferojnë nuset e atjshme.

Çimi mesatar i shkuesisë për një nuse nga Rusia është 1.000 euro, kurse nëse dhëndrri dëshin nusja të jetë 5-6 vite më e re, atëherë duhet të paguajnë shkuesinë rreth 1.500 euro.

Edhe vajzat nga Rusia janë shprehur më të gatshme të martohen me serbë, se sa me gjermanë dhe holandezë.

Continue Reading

Argëtim

Shitet Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 mijë km për 30 vjet

Published

on

By

Shitet Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 mijë km për 30 vjet

Golf 2-shi nuk është i popullarizuar vetëm në vendin tonë.

Së fundmi, në Gjermani është shitur një Volkswagen Golf II shumë i ruajtur, transmeton lajmi.net.

Ai është prodhuar në vitin 1989 dhe që nga atëherë i ka të kaluara vetëm 30,874 kilometra

Pronari i këtij Golfi nga qyteti Morlenbach, Gjermani, ka sqaruar se pronari i mëparshëm ka qenë një i moshuar i lindur më 1929 i cili veturën e ka servisuar rregullisht dhe nuk e ka vozitur asnjëherë gjatë dimrit.

Ky Golf 2-sh është shumë i ruajtur dhe ka goma origjinale, nuk ka ndonjë gërvishtje në eksterier e aspak ndryshk. Po ashtu, edhe interieri është shumë i ruajtur, nuk ka asnjë dëmtim

Gjithashtu, këtë Golf 2-sh 30-vjeçar e bën më të vlefshëm paketa GL që e ka, ndërsa nën kofano ka motorin benzinë 1.8-litër me kapacitet prej 90 kuajfuqi në kombinim me marshin manual me 5 shpejtësi.

Continue Reading

Aktuale