Connect with us

Spektakël dhe Yje

Joshëse dhe e ëmbël / Xhensila hedh poshtë zërat se ka bërë ndërhyrje

Published

on

Këngëtarja e ëmbël nga Shqipëria, Xhensila Murtezaj cilësohet si njëra ndër femrat më origjinale të estradës.

E thjeshtë e këndshme dhe shumë pozitive, shkruan “Kosovarja”.

Xhensila është vlerësuar dhe pëlqyer shumë në secilën paraqitje të saj.

E meqenëse është një femër e bukur dhe tejet joshëse, ajo shpesh është përfolur për ndërhyrje kirurgjike, thashetheme këto që i ka mohuar gjithmonë.

Në imazhin e fundit shihet se ajo nuk ka apikuar fare grim ndërkohë që duket tejet bukur. Një dëshmi që e vërteton mohimin e këngëtares.

Ndryshe, Xhensila është e martuar me aktorin dhe këngëtarin Bes Kallakun të cilët janë prindër të një vajze./Kosovarja/.

 

https://www.instagram.com/p/B1rJU1QBu5j/

 

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Aktorja e njohur turke ndahet nga i dashuri i dytë brenda një viti

Published

on

By

Aktorja e njohur turke ndahet nga i dashuri i dytë brenda një viti

Aktorja turke Hande Erçel, e njohur për publikun shqiptar me rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, ka përjetuar ndarjen e dytë.

Në shkurt të këtij viti, ajo dhe Kerem Bursin deklaruan ndarjen dhe nuk kaloi shumë e aktorja u përfol për një lidhje të re.

Ajo u kap mat me aktorin Kan Yildirim disa herë, por duket se edhe kjo romancë ka përfunduar këtë verë. Hande ka deklaruar për mediat turke se është beqare dhe me Kanin kanë mbetur thjesht miq

Sakaq, dyshja kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke konfirmuar kështu zyrtarisht ndarjen./Gazeta Express/

Continue Reading

Kosovë

Reciprociteti me Serbinë, Stresi: Jemi gati 20 mijë veta të sakrifikojmë jetën për Kosovën

Published

on

By

Reciprociteti me Serbinë, Stresi: Jemi gati 20 mijë veta të sakrifikojmë jetën për Kosovën

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka reaguar për reciprocitetin me Serbinë.

Përmes një postimi në Instagram, artisti shkruan se ai bashkë me 20 mijë veta nga mosha 18 deri 35, janë gati të sakrifikojnë jetën për të mbrojtur çdo pëllëmbe tokë të Kosovës.

Ai poashtu thotë se kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës, dhe siç ka shkruar reperi më tutje, çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje sepse ‘jemi të një gjaku’, njofton Klankosova.tv.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Shakira mund të përballet me 8 vite burg

Published

on

By

Shakira mund të përballet me 8 vite burg

Një prokuror spanjoll ka kërkuar që superylli kolumbian Shakira të dënohet me 8 vite burg dhe 23 milionë euro gjobë për evazion fiskal, sipas gazetës El Pais, shkruan Reuters.

Zyra e prokurorit spanjoll dhe përfaqësuesit e Shakirës nuk komentuan në lidhje me çeshtjen, sipas AFP.

Këtë javë, ylli i popit refuzoi një marrëveshje nga zyra e prokurorit për të hequr dorë nga rasti duke e akuzuar atë për mospagimin e taksave nga viti 2012 në 2014, periudhë gjatë së cilës Shakira tha se nuk jetonte në Spanjë.

Continue Reading

Aktuale