Connect with us

Maqedonia e Veriut

Greva e mësimdhënësve është lënë në pezullim, si duket ka marrëveshje

Published

on

Greva e mësimdhënësve është lënë në pezullim deri në ofertën përfundimtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, deklaroi sot kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedellkov.

Nedellkov përmendi se greva është lënë në pezullim në bazë të analizave se për rritje të pagave Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i nevojiten edhe disa ditë.

“Bëhen përpjekje për sigurim të mjeteve të nevojshme. Këto nuk janë fraza të zbrazëta, por përpjekje e fuqishme të gjehet zgjidhje e pranueshme e përbashkët”, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

Ai potencoi se tani shqyrtohet opsioni në vend se nga muaji prill, të sigurohen mjete për rritje të pagave nga janari, siç kërkon SASHK.

“Deri në fund të ditës do të kemi një fotografi të qartë, të pastër, të kristaltë rreth mundësive deri ku mundemi dhe çfarë mundemi lidhur me rritjen e pagave të punonjësve arsimorë”, theksoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi para fillimit të diskutimit publik në temë “Përfshirja e edukimit mediatik në arsim”.

Ai theksoi se sot pas takimit me përfaqësuesit e SASHK-ut, ende nuk kanë konfirmuar qëndrimin përfundimtar, sepse, siç tha, bëhet fjalë për “zhvendosje të momentit” ku do të bazohet, rritja e tretë e ardhshme e pagave.

Ademi theksoi se për nesër i ka thirrur përfaqësuesit e SASHK-ut në “raundin e fundit të negociatave” në ambientet e MASH-it që të bisedojnë për qëndrimet.

“Punojmë që të kemi zhvendosje dhe punojmë të kemi një zgjidhje të përbashkët të pranueshme. Me energji pozitive, me mendime të bukura besoj se do të vijmë deri te rritja e ardhshme e tretë me radhë të pagave, që do të thotë rritje e tretë historike të pagave”, theksoi ministri i Arsimit.

Ademi tha se në shenjë të partneritetit të mirë, në shenjë të miqësisë, në shenjë të relacioneve të sinqerta dhe të mira midis MASH-it dhe Qeverisë nga një anë dhe SASHK-ut nga ana tjetër, e ka pranuar ftesën sot të marrë pjesë në seancën e Këshillit të SASHK-ut.

“Por, gjithsesi se për fotografinë e qartë do të njoftohemi deri në fund të ditës, sepse kolegët e mi punojnë, jo vetëm sot, por edhe në të gjithë periudhën. Punuam në gjetjen, për sigurimin e mjeteve shtesë që do të thotë edhe rritje historike e pagave”, potencoi ministri.

Continue Reading

Lajme

Aksion policor sonte në Tetovë e Gostivar, 11 autobusë dhe furgonë pa frena e me shumë probleme teknike!

Published

on

Ekipet policore të SPB Tetovë sot (27 janar), ndërmorrën aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëvem para se gjithash autobusë dhe furgonë.

“Gjatë kontrollës, janë zbuluar dhe saknksionuar 11 automjete teknikisht të pa pregaditura (Tetovë 5 dhe Gostivar 6), nga të cilat 6 automjete (Katër nga Tetova dhe Dy nga Gostivari) i kishin frenuesit e prishur, 3 nga Gostivari nuk kishin bërë kontrollim teknik, 1 nga Tetova me pajisje të prishur dhe një automjet i Gostivarit kishte mungesë të pajisjeve të duhura. Automjetet që teknikisht nuk ishin në rregull automatikisht u larguan nga komunikacioni, ndërsa të gjithë përgjegjësve do tu shqiptohet masë adekuate sanksionimi”, mëson Pa Censurë.

Gjatë kontrollës gjithashtu u konstatuan edhe 17 lloje tjera shkeljes në komunikacion, të cilët janë gjobitur në të holla.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Lajme

Në Tetovë po hapet një kazino e re! Lëvizja Antibixhos po përgatitet për protesta

Published

on

Në afërsi të çerdhes “Rinia” në qytetin e Tetovës po përgatitet hapja e një kazino gjigante në objektin e ish fabrikës “Teteks”.

“Kjo kazino gjigante që është prapa krahëve të mijë është duke u hapur në afërsi të çerdhes së Tetovës edhe pse mbyllja e kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdheve është kërkuar edhe me anë të protestave, por tradita e njëjtë vazhdon”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” apelojnë që të gjitha institucionet të marrin masa edhe të pamundësohet hapja e kësaj kazino.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më komarin dhe të keqen që është në Tetovë”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhos.

Sipas Emurllahut gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe një protestë pikërisht për këtë qëllim.
“Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe.”
Me ligjin aktual i cili është në fuqi, objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve më karakter publik, dhe sipas Lëvizjes Antibixhoz kjo deri më tani nuk është duke u respektuar. Vite më parë një hapja e një kazinosë në afërsi të universitetit të Tetovës parandalua pikërisht nga kjo lëvizje e cila protesoi ditë me radhë.

Continue Reading

Aktuale