Connect with us

Kosovë

Gjykata Speciale i dërgon ftesë edhe Kadri Veselit

Published

on

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë të ditur në një konferencë për media se ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express

Veseli ka thënë se do të intervistohet me katër dhjetor në Hagë.

“Ashtu siç jam zotuar se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë unë do ta bëja publike, gjenerata ime si gjithë gjeneratat tjera ka përjetuar shtypjen e rëndë të vendit tonë, ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje dhe unë jam krenar që iu jam përgjigjur thirrjes së vendit”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë se do të japë përgjegjësi të plotë për të gjitha angazhimet e tij në kohë të luftës.

“Edhe ky proces duhet të ketë epilog, duke u bazuar në të vërtetën, faktet e drejtësinë, dhe që nuk e dëmton shtetin e Kosovës në pafundësi. Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, më 4 dhjetor”, tha ai. /GazetaExpress/

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kosovë

Qytetari: O bre ja honksha zemrën Albinit, se pak e ka shtrenjtu rrymën sa është dashtë, shumë bre e du (Video)

Published

on

Vendimi i Qeverisë për rritje të rrymës duket se ka gjetur mirëkuptim tek disa prej qytetarëve. Një person ka thënë se rryma ka është dashur të shtrenjtohet më shumë dhe ka shtuar se e do shumë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Një qytetar ka thënë se është bërë shumë mirë kur është pyetur për vendimin për shtrenjtim të rrymës.

“Pak e ka shterju duhet ma shumë. Po kqyrin mu nxjerr. Ska aty. Shumë e respektoj dhe e du Kurtin shumë që i ka shti në burg. E arsyeshme, e paarsyeshme. Pak ka shti në burg se kanë vjedh që 20 vjet. Edhe me mi qit këto fjalë. Cili televizion jeni. Me mi qit edhe me thonë shumë mirë se e dua shumë dhe e respektoj shumë. O ja hongsha zemrën”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

Continue Reading

Kosovë

Vjosa Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur sot publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas së cilës Kosova ka shënuar ngritje prej 17 pozitave.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.

Continue Reading

Aktuale