Connect with us

Bota

“Fajneshëll Tajms”: Makroni nuk është vetë në shprehjen e rezervave ndaj zgjerimit të BE-së

Published

on

Me bllokimin e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, presidenti francez Emanuel Makron e shokoi dhe e minoi rajonin, stabiliteti i të cilit është i lidhur me stabilitetin e kontinentit evropian, vlerëson gazeta londineze “Fajneshëll Tajms” në analizën me titull “Udhëheqësia e re e BE-së duhet t’i konfirmojë rregullat e veta në politikën e jashtme”.

Gazeta vlerëson se në rastin me Maqedoninë e Veriut, lëvizja e Makronit e tregoi hipokrizinë e BE-së, duke përkujtuar se Unionit një kohë të gjatë ka premtuar fillim të negociatave për anëtarësim nëse vendi kas në kompromis me Greqinë rreth emrit, kush i cili u realizua me Marrëveshjen e Prespës, që hyri në fuqi në muajin shkurt.

“Për hir të së vërtetës, Makroni nuk ishte vetë në shprehjen e rezervave ndaj zgjerimit të BE-së ndaj Evropës Juglindore. Danimarka dhe Holanda e mbështetën Francën në kundërshtimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Përveç kësaj, kur Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën për mbështetje të fillimit të negociatave për anëtarësim me dy shtetet ballkanike, 136 eurodeputetë ose pothuajse një e katërta e atyre që votuan, e mbështetën qëndrimin e Makronit”, vlerëson “Fajneshël Tajms”.

Gazeta konsideron se Makron ka të drejtë kur insiston se Unioni duhet të fokusohet në reformat e brendshme, para se të pranojë anëtarë të rinj, duke vlerësuar se “projekti më i rëndësishëm i BE-së” – Eurozona 19-anëtarëshe, mbetet deri në gjysmë të shtëpisë së ndërtuar, ndërsa mungon edhe aksioni i zgjeruar evropian në disa sfera siç janë migracioni dhe politika për azil.

“Fajneshël Tajms” përkujton edhe se janë shfaqur zëra se qëllimi real i Francës është që “përgjithmonë ta mbyllë derën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor” dhe në vend të kësaj t’u ofrohet anëtarësimi në të a.q. zona evropiane ekonomike, me çka ato shtete mund të mbesin jashtë institucioneve politike të Unionit dhe do të mund të mbesin evropianë nga rendi i dytë.

“Mossukseset në Siri dhe në Ballkan janë sinonim të cilat tregojnë në pozitën e pasigurt të BE-së në korniza globale dhe të joefikasitetit të bashkëpunimit francez-gjerman. Por, nëse BE-ja nuk mund t’i zgjidhë punët para derës së saj, ku do të mund?”, konkludon “Fajneshël Tajms” në analizën e saj.

Continue Reading

Bota

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Published

on

By

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.

Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë vrarë dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.

Puna e shpëtimit është duke vazhduar.

Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.

Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.

Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.

Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.

Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./REL

Continue Reading

Bota

Nga shpërthimi në një xhami në Kabul mbesin të vdekur 21 persona

Published

on

By

Nga shpërthimi në një xhami në Kabul mbesin të vdekur 21 persona

Nga shpërthimi që ka ndodhur në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul përgjatë lutjeve në mbrëmje më 17 gusht, kanë mbetur të vdekur 21 persona.

Zëdhënësi i policisë, Khalid Zadran, tha më 18 gusht se 33 persona të tjerë janë plagosur në shpërthim.

Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i qeverisë talibane, konfirmoi se kishte të vdekur dhe të plagosur në shpërthim, por nuk specifikoi numrin e saktë.

“Vrasësit e civilëve dhe autorët… së shpejti do të dënohen për krimet e tyre”, tha ai në Twitter.

Organizata joqeveritare italiane – Emergency, e cila operon një spital në Kabul, tha se “shumica e pacientëve që erdhën pas shpërthimit vuajnë nga plagët e shkaktuara prej predhave dhe djegieve”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega lokale e Shtetit Islamik ka shtuar sulmet që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja.

Continue Reading

Bota

Gjenden 100 tonë peshq të ngordhur në një lumë në Poloni, mbetet mister shkaku

Published

on

By

Gjenden 100 tonë peshq të ngordhur në një lumë në Poloni, mbetet mister shkaku

Pothuajse 100 tonë peshq të ngordhur janë mbledhur deri më tani nga brigjet e lumit Oder, i cili rrjedh nëpër Gjermani dhe Poloni.

“Asnjëherë më parë nuk kemi organizuar një operacion të kësaj shkalle në një lumë”, tha Monika Noëakoëska-Drida, zëdhënësja e Zyrës së Shtypit të shërbimit zjarrfikës. Zëdhënësja konfirmoi se nga e premtja e deri më sot peshqit e ngordhur arrijnë në 100 tonë.

Shkaku i vdekjes së peshkut është i paqartë, por autoritetet dyshojnë se është për shkak të ndotjes kimike të lumit.

“Sasi të mëdha mbetjesh kimike ndoshta janë hedhur në lumë, me njohuri të plotë të rrezikut dhe pasojave”, tha kryeministri Mateusz Morawiecki javën e kaluar.

Ministrja e Mjedisit Anna Moskva sqaroi sot se në asnjë nga mostrat e marra deri më tani nuk janë gjetur substanca toksike. Qeveria, shtoi ai, po shikon edhe shkaqe të tjera të ndryshme të mundshme, si përqendrimi i tepërt i ndotësve dhe kripës për shkak të nivelit të ulët të ujit të lumenjve ose temperaturës së lartë. Një mundësi tjetër është shkarkimi, nga industritë, i ujit që përmbante një sasi të lartë klori.

Mostrat e ujit testohen në Poloni dhe Gjermani. Varshava gjithashtu ka dërguar mostra në laboratorë në Republikën Çeke, Holandë dhe Britani.

Vitet e fundit Oder konsiderohej një lumë relativisht i pastër, shtëpia e rreth 40 llojeve të peshqve. Më shumë se 500 zjarrfikës janë përfshirë në operacionin për pastrimin e lumit, tha Novakoëska-Drida.

Continue Reading

Aktuale