Connect with us

Lajme

Edukimi medial të përfshihet në arsim / Ne luftë kundër lajmeve të rreme

Published

on

Lajme të rreme përhap kush të mbërrijë, edukimi medial patjetër të përfshihet në arsim

Çdo ditë jemi “të bombarduar” nga dezinformatat, lajmet e rreme ose gjysmë të vërteta, Popullata në moshë prej 15 deri 24 vjeç pothuajse asnjëherë nuk i kontrollon informacionet që do t’i lexojë në hapësirat e internetit, ndërsa lajmet e rreme vijnë kryesisht nga çdo segment dhe i përhap kush të mundet. Kjo jep alarmin të veprohet menjëherë përmes edukimit medial e cila do të përfshihet në procesin arsimor nga koha e hershme. Këto janë pjesë e konkluzave në diskutimin publik në temë “Përfshirja e edukimit medial në arsim”.

Ministri i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski ka thënë se në Maqedoninë e Veriut mbi 60 për qind e qytetarëve që janë të moshës mes 15 dhe 34 vjeç, intensivisht informohen përmes internetit.

“Të dhënat e tjera tani që do t’i lexojë janë shumë serioze dhe paralajmërues. Nga kjo popullatë, 17 për qind kur informohen përmes rrjeteve sociale dhe mediave, asnjëherë nuk i kontrollojnë informacionet që i marrin, 27 për qind rrallëherë, derisa 39 për qind ndonjëherë. Gjithsej 83 për qind e kësaj popullate  kur është në Internet dhe kur informohet, nuk i kushton rëndësi përmbajtjes ose nuk dëshiron të kontrollojë nëse është e saktë ose jo. Nuk futet në përmbajtje, faktet apo argumentet”, ka thënë Popovski.

Ai ka thënë se ka kontroll jo të mjaftueshëm të informacionit, mosinteresimit, mospasjes dëshirë, mosnjohje të argumenteve, fakteve të gjithë asaj që na “bombardon” çdo ditë dhe patjetër të gjendet mënyrë se si t’u ndihmohet qytetarëve të detektojnë dhe më mirë të njohin këtë dukuri.

“Ne bindshëm jemi të fundit, para nesh është Turqia, BeH, Mali i Zi, Bullgaria. Problemi jonë është dramatik, por rajoni poashtu ka problem”, ka thënë Popovski.

Ka shtuar se kreatorë të lajmeve të rreme nuk janë vetëm mediat, por edhe partitë politike, personalitete publike, sektori biznesor, qendrat e vendosjes.

“Gjithë atë duhet ta shohim si një problem global që i prek qytetarët, qytetarët janë nën presionin e gjithë kësaj që po ndodhë. Lajmet e rreme janë armë e shkatërrimit masiv në botën moderne dhe duhet të gjejmë mënyrë si të mos përhapen që të mos e infektojnë shoqërinë”, ka shtuar Popovski.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka thënë se Qeveria angazhohet të kemi sistem gjithëpërfshirës kombëtar arsimor, ku çdoherë do të përmirësohet sipas rrjedhave aktuale, trendet moderne që do të implementohen edhe në nivel nacional.

“Hapa konkret do të ndërmerren dhe veçmë ndërmerren nga ana jonë rreth edukimit medial, pasi është çështje e rëndësishme të krijojmë individë dhe të bëjnë dallimin mes asaj që është lajm i rremë dhe lajm i vërtetë, ndërsa kjo çështje ndikon në qëndrimet, mendimet e secilit individ për çështje të caktuar”, ka thënë Ademi.

Ai konsideron se kjo çështje është edhe sfidë duke pasur parasysh se edhe numri, por edhe llojet e mediave në vend janë rritur ndjeshëm, ashtu që siç tha, “kemi nevojë konkretisht të fokusohemi edhe në arsimin fillor dhe të mesëm që të kemi përmbajtje ose të kemi lëndë të posaçme të edukimit medial”.

Feruço Bogo, këshilltar politik i Delegacionit të KE-së në Shkup ka thënë se edukimi medial nënkupton të jesh i aftë për njohje të lajmeve të rreme dhe kjo imponon debat të përgjegjshëm, pluralizëm të mendimit dhe atij kritik.

“Për shkak të këtyre arsyeve, edukimi medial pa dyshim duhet të bëhet pjesë e programit arsimor. BE i mbështet të gjitha aktivitetet e autoriteteve për këtë qëllim. Aktivitetet që kontribuojnë te të rinjtë të jenë aktiv dhe kritik dhe të absorbojnë informacionet, në vend se vetëm konsumatorë. Që të ketë rezultate ky proces kërkon trajnim adekuat të arsimtarëve”, ka thënë  këshilltari politik i Delegacionit të BE-së në vend.

Continue Reading

Lajme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Published

on

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.

Po ashtu, ministja Nagavci ka shprehur bindjen e saj të plotë se në vitin e ri shkollor, vogëlushët e të dyja shteteve do ta kenë në dorë Abetaren e re.

“Ky libër simbol, le të jetë një dhuratë për vogëlushët tanë në 110 vjetorin e Pavarësisë”, ka thënë Nagavci.

E krejt kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re.

“Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës. Ftoj shtëpitë botuese nga të dy shtetet tona që të aplikojnë në këtë konkurs, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në qershor të këtij viti”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Published

on

Ka ndërruar jetë sot Vjosa Qerimaj, ish-ushtare e UÇK-së dhe infermiere aso kohe.
Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Aktuale