Connect with us

Maqedonia e Veriut

Afrodita Shala: UNFPA-ja me përkushtim do të punojë në arritjen e qëllimeve

Published

on

Qasje universale deri te shëndeti seksual dhe reproduktiv, financim të Programit aksional të Konferencës Ndërkombëtare për Popullsi dhe Zhvillim, diversitet demografik me qëllim zhvillimin ekonomik, eliminimin e dhunës në bazë gjinore dhe praktikave të dëmshme, si dhe të drejtën e shëndetit seksual dhe reproduktiv në kushte të krizave humanitare, janë pesë sferat me prioritet për të cilat do të debatohet në Samitin e ardhshëm të Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) në Najrobi, thotë shefja e zyrës së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut, Afrodita Shala.

Sipas saj, këto sfera me prioritet paraqesin drejtim për angazhimet nacionale dhe lokale të trupave qeveritare, organizatave qytetare, bizneseve dhe shteteve nga e gjithë bota, me qëllim përmbushjen e tyre deri në vitin 2030.

Fondi i Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) është organizator i një prej samiteve më të mëdha në vitet e fundit, që do të mbahet në Najrobi, Keni, nga 12 deri më 14 nëntor. Cili është qëllimi i atij takimi?

Samiti në Najrobi shënon 25 vjetorin e mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare për Popullsi dhe Zhvillim (ICPD) që u mbajt në Kajro, në vitin 1994, kur 179 qeveri e miratuan Programin aksional historik. Ai program i vendos njerëzit në qendër të proceseve zhvillimore dhe e përforcon barazinë në bazë gjinore. Bota me përkushtim i përforcon përpjekjet për arritjen e Qëllimeve të ndjeshme zhvillimore deri në vitin 2030 (e ashtuquajtura Agjenda 2030 e Kombeve të Bashkuara) dhe vazhdimisht i referohet ICPD-së, sepse ky është thelbi i arritjes së këtyre qëllimeve.

Prej këtu, Samiti në Najrobi do t’i mobilizojë vullnetin politik dhe angazhimet financiare të cilat nevojiten urgjentisht për përmbushjen e programit të ICPD-së, do t’i grumbullojë angazhimet për parandalimin e vdekjes së nënave, eliminimin e nevojës së palejuar për planifikim familjar, dhunës në bazë gjinore, martesat e fëmijëve, përforcimin e kapitalit njerëzor në shtetet ku ndryshohet struktura e popullsisë, si dhe tema të tjera.

Ato synime, pa dallim se a janë politike ose financiare, do të harmonizohen në nivel global, rajonal, nacional dhe lokal nga ana e qeverive, sektorit të biznesit, fondacioneve dhe organizatat e tjera.

Pritet që në Samitin të marrin pjesë rreth 5.000 delegatë nga e gjithë bota, ndërsa edhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë delegacionin e saj. Cila do të jetë struktura e ngjarjes dhe kush do të marrë pjesë?

Pritet që në Samitin të marrin pjesë rreth 5.000 delegatë nga afro 140 shtete, përfshirë edhe presidentë, ministra, kryeministra, parlamentarë, liderë të bashkësive lokale, përfaqësues të organizatave qytetare, rrjete rinore, ekspertë, akademikë, institucione ndërkombëtare financiare, persona me nevoja të veçanta, medie, agjenci të tjera të KB-së, etj.

Republika e Maqedonisë së Veriut ishte një nga shtetet, nënkryesuese të Konferencës në Kajro para 25 viteve, bashkë me Rumaninë dhe Hungarinë nga rajoni i Evropës Lindore. Dhe tani, në Samitin në Najrobi, delegacioni i mbështetur nga UNFPA-ja do të marrë pjesë me 12 anëtarë nga ministri të ndryshme, institucione, asociacione dhe shoqata qytetare, në mesin e të cilëve edhe bashkëshortja e presidentit, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Shëndetësisë, parlamentarë, përfaqësues të asociacioneve profesionale, të shoqatave qytetare, të të rinjve, si dhe e medieve.

Samiti nuk është ngjarje klasike e KB-së, por tubim ku përveç seancave plenare në nivel të lartë, do të mbahen edhe punëtori, tryeza të rrumbullakëta, ekspozita dhe ngjarje nga sfera e kulturës. Ideja është që të grumbullohen përfaqësues me perspektiva të ndryshme që të gjejnë bazë të përbashkët që do të rezultojë me zgjidhje të cilat do t’i reflektojnë vlerat e përbashkëta.

A priten përfundime të caktuara nga Samiti dhe me çfarë dinamike do të realizoheshin?

Samiti do të jetë platformë ku qeveritë dhe organizatat e tjera do t’i publikojnë angazhimet vullnetare, nacionale, rajonale dhe globale, përfshirë edhe financiare, për atë se si do ta përshpejtonin procesin e zhvillimit. Këtu do të përfshihen edhe modelet financiare inovative nga qeveritë, institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe sektori privat, të cilat janë të nevojshme për realizimin e Agjendës 2030.

Angazhimet globale janë grupuar në afro pesë sfera me prioritet – qasje universale deri te shëndeti seksual dhe reproduktiv si pjesë e mbulimit universal shëndetësor, financimin e Programit aksional të ICPD, diversitet demografik me qëllim zhvillimin ekonomik, eliminimin e dhunës në bazë gjinore dhe praktikave të dëmshme, si dhe të drejtën e shëndetit seksual dhe reproduktiv në kushte të krizave humanitare. Ato përfaqësojnë drejtim për angazhimet nacionale dhe lokale të trupave qeveritare, organizatave qytetare, bizneseve dhe të tjera, të shteteve nga e gjithë bota, me qëllim përmbushjen e tyre deri në vitin 2030.

Samiti do të ketë qasje të integruar drejtë këtyre temave me theks në përforcimin e barazisë gjinore, lidership të të rinjve, lidership politik, zgjidhje inovative dhe partneritete të ndryshme në drejtim të përshpejtimit të zhvillimit botëror.

Jam krenare që jam pjesë e këtij rrëfimi të rëndësishëm. Ekipi i UNFPA-së dhe familja e KB-së mbeten të përgatitur që me përkushtim të punojnë me Qeverinë dhe me gjithë partnerët që t’i arrijnë qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030, edhe me atë edhe i Planit aksional të ICPD-së.

Continue Reading

Lajme

Nesër ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

Published

on

Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar i viti 2022 (e mërkurë), Epifania ( Uji i Bekuar), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS-ja uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuar).

Continue Reading

Lajme

UNICEF: Shtyrja e gjysmëvjetorit të dytë të jetë e përkohshme, mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit

Published

on

Meqenëse vendi po kalon një valë tjetër të infektimeve me KOVID-19, gjithnjë e më shpesh të shkaktuar nga lloji omikron, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë në qendër të çdo vendimi nëse shkollat ​​do të jenë të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve në klasa, kumtojnë nga Zyra e UNICEF-it në vendin tonë.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, konsideron se masat parandaluese në shkollat janë efektive dhe se prania fizike në shkollë nuk duket të jetë shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit.

“Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë shkallë shumë të ulët të infeksionit me vetëm 0,01 për qind raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03 për qind te mësuesit. Për krahasim, në dy javët kur shkollat ​​u mbyllën për pushim dimëror, numri i rasteve të reja të infektuara në të gjitha grupmoshat u katërfishua, nga afërsisht 2.600 në 11.000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura dhe që fëmijët të ndjekin mësimet në mënyrë të sigurt”, thotë DiXhovani.

Në vend ndodhte që fillimi i vitit shkollor të shtyhej për shkak të kushteve të këqija atmosferike, tregon ajo, por tani situata ka ndryshuar. Vonesat e mëparshme në fillim të vitit shkollor ishin të rralla dhe koha e humbur e mësimit ishte kompensuar. Situata aktuale është përkeqësuar nga periudhat e gjata të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

Është e qartë se është në interesin më të mirë të fëmijëve, thekson DiXhovani, të jenë në klasa dhe rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin. Rreziqet me të cilat përballen fëmijët kur janë jashtë shkollës mbeten më të mëdha se rreziqet në shkollë.

Continue Reading

Lajme

Mariçiq: Shfrytëzimi i emrit të shkurtuar është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët

Published

on

Me hapa të përbashkëta, nga të dy anët, është zgjidhur një nga çështjet e hapura, që ka paraqitur problem në një pjesë të organizatave ndërkombëtare, thotë zëvendës-kryeministri për Integrime europiane, Bojan Mariçiq, lidhur me vendimin e Bullgarisë që ta përdorë emrin e shkurtuar të shtetit tonë – Maqedonia e Veriut.

Kjo, sipas Mariçiqit, është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët për përfitimin e besimit të mëtejshëm.

“Me këtë hap i cili është një nga çështjet e hapura, do të zgjidhet një problem – do të mbyllim një çështje dhe do të heqim një nga bllokadat. Me këtë mbyllet një problem. Bullgaria praktikisht e ndryshon pozitën e saj dhe fillon ta përdorë emrin e shkurtuar. Edhe kryeministri Petkov, sot disa herë e ka përdorur emrin e shkurtuar – Maqedonia e Veriut. Është zgjidhur një çështje e hapur e cila neve na shkaktonte problem në pjesën e organizatave ndërkombëtare. Kjo është temë e cila pothuaj dy vite është e hapur dhe me të kontestohej e drejta jonë që të quhemi me emrin e shkurtuar”, tha Mariçiq në intervistën për televizionin Tellma.

Continue Reading

Aktuale