Connect with us

Kulturë

Zana Aliu, dizajnerja që njeh vetëm suksesin (FOTO/VIDEO)

Published

on

Dizajnereja Zana Aliu, së fundmi ka promovuar koleksionin e saj më të ri “La Nuit Collection” në sfilatën e saj “Fashion Week Sk” që u mbajt ditë më parë në Muzeun e Qytetit të Shkupit, informon KOHA.

“Me këtë sfilatë donim të sillnim diçka ndryshe prej herrave tjera në trendin e veshjes. Për këtë koleksion kemi qenë të angazhuar një ekip njerëzish për arsye se çdo fustan ka detajet e veta. Përkushtimi i të gjithëve ka qenë i jashtëzakonshëm, andaj edhe ja dolëm me sukses ta prezantojmë këtë koleksion para adhuruesve të modës”, deklaroi Zana Aliu, pas sfilatës e cila u mbajt para një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të modës, show bizit, biznesit dhe mysafirëve tjerë të ftuar.

Ajo thotë se gjithçka që bënë me “Showroom ZANA ALIU” është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të saj dhe ekipit, ndërsa thotë se deri më tani asaj nuk ja ka zgjatur dorën, por se gjithçka që ka arritur të bënë është falë djersës së saj.

Përndryshe, koleksionet e dizajneres Zana Aliu, tanimë janë në treg jo vetëm për adhuruesit e modës, por ato janë pjesë edhe eventeve të shumta të modës, show bizit etj. Ajo për një kohë relativisht të shkurtë ka arritur bashkëpunim me shumë shtëpi mode në rajon, ndërsa në Maqedoni ajo ka bashkëpunim me disa emra të njohur të estradës shqiptare dhe maqedonase.

Continue Reading

Kulturë

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Published

on

By

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka arrestuar 43 vjeçarin nga Tetova, të cilin paraprakisht e denoncuan prindërit e tij për sjellje agresive ndaj tyre. Policia merret me zbardhjen e rastit.

“Dje në mbrëmje (11-gusht) rreth orës 22:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçarin O.S. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga prindërit e tij se po sillej agresive ndaj tyre. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Continue Reading

Kulturë

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Published

on

By

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Sulme të tjera me raketa janë raportuar mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, mes Rusinë dhe Ukrainën që akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësinë.

Mediat raportojnë se të paktën 10 raketa ranë pranë zyrës dhe stacionit të zjarrfikësve në termocentralin bërthamor më të madh në Europë.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur për të diskutuar situatën, kreu i Agjencisë Bërthamore, Rafael Grossi paralajmëruar kjo është diçka e rëndë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha gjithashtu ngjarja mund të çojë në një katastrofë të rëndë.

Kina dhe SHBA kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen urgjentisht të vizitojnë centralin, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën deri më tani nuk janë pranuar.

Më herët, SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij, por përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi nuk është një opsion, pasi ai do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj provokimeve dhe sulmeve terroriste.

Continue Reading

Kulturë

Së shpejti seriali “House of the Dragon”

Published

on

House of the Dragon është një serial i ri, i krijuar nga George R. R. Martin dhe Ryan J. Condal.

Është një prequel i serialit televiziv Game of Thrones (2011–2019) dhe bazohet në romanin e Martinit të vitit 2018, Fire & Blood.

Ngjarja zhvillohet dyqind vjet përpara ngjarjeve të Game of Thrones, seriali tregon fillimin e fundit të House Targaryen; ngjarjet që çuan dhe mbuluan luftën civile Targaryen, të njohur si “Vallja e Dragoit”.

Seriali është planifikuar të ketë premierë më 21 gusht 2022.

Sezoni i tij i parë do të përbëhet nga dhjetë episode.

Më poshtë e keni trailerin e këtij seriali.

Continue Reading

Aktuale