Connect with us

Maqedonia e Veriut

VMRO dhe BDI kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Published

on

Dy partitë parlamentare VMRO-DPMNE dhe BDI sot kanë bërë të qartë se janë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor disa muaj përpara zgjedhjeve të parakohëshme dhe se nuk përkrahin modelin zgjedhor me një njësi zgjedhore, model të cilin e mbështet kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan in7.

Kështu VMRO-DPMNE-ja opozitare konsideron se nga pikëpamja juridike dhe nga aspekti i qytetarëve nuk duhet të veprohet në ndryshim të modelit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve të caktuara parlamentare dhe mbetet në propozimin për model të shumicës me 120 njësi zgjedhore, ka thënë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev duke komentuar mungesën e përfaqësuesit të kësaj partie në debatin e djeshëm për ndryshimin e modelit zgjedhor, ku mbështetje paralajmëroi edhe kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas opozitës, në fazën përparimtare janë bisedimet e grupeve të punës për legjislativin zgjedhor të cilat presin të sillet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe të mos lihen para shpalljes së zgjedhjeve.

“Qëndrimi jonë është mirë i njohur dhe shumë herë i thënë në opinion, e para që duhet të bëhet është të miratohen rekomandimet nga ana e OSBE/ODIHR dhe kuptohet Zyrës së BE-së dhe këtu grupet e punës punojnë dhe mund të them se janë në fazën e përparimit. Pres sa më shpejtë të jetë e mundur të njëjtat të sillen pasi është e domosdoshme të mos e lëmë atë në periudhën para shpalljes ose fillimit të zgjedhjeve”, ka thënë Janushev.

I pyetur nëse ka deputetë nga VMRO-DPMNE të cilët do të votonin për një njësi zgjedhore, ai ka thënë se grupi i tyre parlamentar në Kuvend i respekton rregullat të asaj që kanë si qëndrim partiak.

Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka thënë se BDI do të përkrah ndryshimet në Kodin Zgjedhor ato të cilat janë duke u diskutuar në Ministirnë e Drejtësisë. Sipas tij, takimi i djeshëm, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, e ku u diskutua që të ndryshohet modeli zgjedhor nga gjashtë njësi, në një njësi zgjedhore është vetëm një takim i disa entuziastëve dhe se e njëjta nuk mund të bëhet tani, pesë muaj para zgjedhjeve.

“BDI e dinë më së miri se çfarë është e mirë për BDI-në dhe për votuesit e vet, por edhe ajo çfarë është më mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Takimi i djeshëm ishte joformal i entuziastëve, ne mbetemi në formatin formal, përbërje që ndryshon për risit në Kodin Zgjedhor dhe kjo është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Madje, këtë javë kishim edhe takim ku morëm pjesë të gjithë partitë politike, organizatat joqeveritare, që merren me p0roceset zgjedhore, dhe tani më kemi tekstin e ligjit që i inkorporon gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR në tre proceset zgjedhore të fundit, dhe në këtë propozim nuk diskutohet për model zgjedhor. Është absurde të diskutohet për model zgjedhor në vit zgjedhor e aq më pak pesë muaj para zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar Artan Grubi.

Continue Reading

Lajme

Nesër ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

Published

on

Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar i viti 2022 (e mërkurë), Epifania ( Uji i Bekuar), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS-ja uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuar).

Continue Reading

Lajme

UNICEF: Shtyrja e gjysmëvjetorit të dytë të jetë e përkohshme, mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit

Published

on

Meqenëse vendi po kalon një valë tjetër të infektimeve me KOVID-19, gjithnjë e më shpesh të shkaktuar nga lloji omikron, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë në qendër të çdo vendimi nëse shkollat ​​do të jenë të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve në klasa, kumtojnë nga Zyra e UNICEF-it në vendin tonë.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, konsideron se masat parandaluese në shkollat janë efektive dhe se prania fizike në shkollë nuk duket të jetë shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit.

“Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë shkallë shumë të ulët të infeksionit me vetëm 0,01 për qind raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03 për qind te mësuesit. Për krahasim, në dy javët kur shkollat ​​u mbyllën për pushim dimëror, numri i rasteve të reja të infektuara në të gjitha grupmoshat u katërfishua, nga afërsisht 2.600 në 11.000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura dhe që fëmijët të ndjekin mësimet në mënyrë të sigurt”, thotë DiXhovani.

Në vend ndodhte që fillimi i vitit shkollor të shtyhej për shkak të kushteve të këqija atmosferike, tregon ajo, por tani situata ka ndryshuar. Vonesat e mëparshme në fillim të vitit shkollor ishin të rralla dhe koha e humbur e mësimit ishte kompensuar. Situata aktuale është përkeqësuar nga periudhat e gjata të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

Është e qartë se është në interesin më të mirë të fëmijëve, thekson DiXhovani, të jenë në klasa dhe rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin. Rreziqet me të cilat përballen fëmijët kur janë jashtë shkollës mbeten më të mëdha se rreziqet në shkollë.

Continue Reading

Lajme

Mariçiq: Shfrytëzimi i emrit të shkurtuar është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët

Published

on

Me hapa të përbashkëta, nga të dy anët, është zgjidhur një nga çështjet e hapura, që ka paraqitur problem në një pjesë të organizatave ndërkombëtare, thotë zëvendës-kryeministri për Integrime europiane, Bojan Mariçiq, lidhur me vendimin e Bullgarisë që ta përdorë emrin e shkurtuar të shtetit tonë – Maqedonia e Veriut.

Kjo, sipas Mariçiqit, është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët për përfitimin e besimit të mëtejshëm.

“Me këtë hap i cili është një nga çështjet e hapura, do të zgjidhet një problem – do të mbyllim një çështje dhe do të heqim një nga bllokadat. Me këtë mbyllet një problem. Bullgaria praktikisht e ndryshon pozitën e saj dhe fillon ta përdorë emrin e shkurtuar. Edhe kryeministri Petkov, sot disa herë e ka përdorur emrin e shkurtuar – Maqedonia e Veriut. Është zgjidhur një çështje e hapur e cila neve na shkaktonte problem në pjesën e organizatave ndërkombëtare. Kjo është temë e cila pothuaj dy vite është e hapur dhe me të kontestohej e drejta jonë që të quhemi me emrin e shkurtuar”, tha Mariçiq në intervistën për televizionin Tellma.

Continue Reading

Aktuale