Connect with us

Lajme

Spasovski: Të mos spekulojmë për arratisjen e Spasovit, hetimi le ta konfirmojë përgjegjësinë

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me  spekulimet  se në arratisjen e ish nëpunësit janë përzier edhe disa  nëpunës policor, theksoi se ka spekulime të ndryshme dhe se policia  nuk guxon që  vendimet e tij  t’i themelojë  në nivel të spekulimeve.

Theksoi se dje përfundimisht Prokuroria Publike në Shtip hapi hetim  që të shihet se kush është përfshirë në atë proces.

“Nëse ka përgjegjësi, nëse tregohet  se ka ndëshkim do të ndikojmë në mënyrë parandaluese  për të gjitha ngjarjet e ardhshme. Sistemi duhet të fillojë të funksionojë nëse duam të kemi shtet juridik,  në të cilin do të besojnë qytetarët,  atë duhet ta bëjnë jo vetëm një,  por të gjitha institucionet, të gjithë së bashku të punojmë  për t’i kënaqur interesat e qytetarëve”, tha Spasovski, i cili sot e vizitoi  stacionin policor të renovuar në Vallandovë.

Ish nëpunësi Spasov është dënuar  me dënim me burg prej 14 vjet për vrasjen e Martin Neshkovski,  ndërsa e cila ndodhi  natën pas festimit  të VMRO-DPMNE-së pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Dënimin me burg e vuan nga viti 2011, ndërsa në ndërprerje është  nga viti i kaluar për shkak të problemeve shëndetësore.  Ai duhej të paraqitet në Burgun “Idrizovë” më 18 tetor. Spasov  nga e hëna e kaluar është kërkuar në territorin e shtetit, por prejse organet hetuese  nuk e gjetën dhe nuk kishin njohuri për të, nga e martja e kaluar mbrëmë pasdite MPB shpalli urdhërarrest ndërkombëtar pas tij.

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.

Continue Reading

Aktuale