Connect with us

Lajmet kryesore

Shkolla fillore në Reçicë të Vogël, ngelet vetëm premtim i dhënë, por i parealizuar (FOTO/VIDEO)

Published

on

Vendi ku duhet të ndërtohet shkolla fillore në Reçicë të vogël është shëndrruar në vend për grumbullimin e mbeturinave, gjendja e mjerueshme e kësaj pjese nuk ka ndryshuar ndër vite ende mbetet vetëm një premtim i dhënë për ndërtimin e një shkolle, premtim që kandidatja e atëhershme për kryetare të Komunës së Tetovës nga radhët Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi në zgjedhjet lokale të vitit 2013, në Platformën e saj zgjedhore “Bashkë ndërtojmë” ( Faqe 101), por edhe në zgjedhjet e fundit të vitit 2017, premtoi ndërtimin e një shkolle fillore në Reçicë. Deri tani (6 Nëntor 2019) ky premtim është i parealizuar, shkruan in7.

 

Edhe pse ky premtim, për ndërtimin e kësaj shkolle, u dha dy here rradhazi nga kandidatja e atëhershme dhe kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, kurse në realitet punët ndërtimore asnjëherë nuk filluan.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi me 19.10.2014, siç informuan mediumet, kishte theksuar se fajtor për mos nisjen e punimeve është donatori kinez:

“Pala kineze na ka informuar se i duhet edhe pak kohë për ta shqyrtuar projektin dhe shpresojmë që për një kohë optimale të arrijmë që edhe ata të përshpejtojnë për ta realizuar projektin. Dua të nënvizoj se mjetet janë të deponuara por është tempoja e palës donatore këtë rast kineze nga e cila varet se me cilën shpejtësi do shkojmë”.

SHIKO VIDEON KËTU:

Në vitin 2015, gazeta Bota Sot, në një artikull kushtuar pikërisht ndërtimit të kësaj shkolle, informoi se jo vetëm që nuk ka filluar ende ndërtimi i kësaj shkolle, por vendi që është parashikuar ndërtimi i shkollës po ngjan një deponie të egër mbeturinash.

Ndërkaq nga Komuna e Tetovës, asokohe deklaruan që është miratuar projekti i kësaj shkolle dhe pritet të jepet edhe leja për ndërtim.

…Është miratuar projekti i kësaj shkolle dhe brenda muajt pritet të jepet edhe leja për ndërtim. Pastaj, ambasada kineze do hap tenderin për të zgjedhur kompaninë që do realizojë punët…

Të njëjtën gjë e kishte deklaruar edhe ministri i atëhershëm i Arsimit dhe Shkenës, Pishtar Lutfiu, (21 Mars 2016)  se procedurat për ndërtimin e shkollës janë gati dhe se gjithçka varet nga Kompania kineze që është përgjegjëse për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël.

“Sipas informacioneve që i kam, proceduarat janë bërë gati dhe kanë kaluar në Qeveri. Tash pritet se kur do të fillon me punë kompania kineze”.

Krahas premtimeve të njëpasnjëshme, punimet për ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël nuk filluan as edhe në vitin 2017, as në 2018 e as më 2019, përkundër asaj që kjo shkollë është më se e nevojshme pasi sipas qytetarëve, për shkak të largësisë dhe rrezikut në rrugë fëmijët duhet të shoqërohen nga prindërit deri në shkollat përreth.

SHIKO VIDEON KËTU:

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, tani fajin për mos fillimin e punëve rreth ndërtimit të shkollës fillore në fshatin Reçicë e Vogël, e ka hedh tek Qeveria.

“Projektin sa i përket ndërtimit të shkollës e ka përpunuar komuna e Tetovës, i ka dhënë lejen për ndërtim dhe lejet tjera të nevojshme dhe tani është me rëdnësi se Qeveria duhet të vendos se me cilin buxhet dhe cilin fond do e financojë, pra siç na është thënë, punohet që të realizohet sa më shpejtë”.

Gjatë fushatës së fundit parazgjedhore në zgjedhjet lokale, vet kryeministri Zaev dhe kryetarja e komunës Teuta Arifi, premtuan se, shkolla fillore e fshatit Reçicë së shpejti do të fillojë me ndërtim, por njashtu sikurse edhe shumica e premtimeve të tjera, edhe ky mbeti vetëm premtim.

Ndërkaq në intrervistën e Kryetares së Komunës së tetovës dhënë in7, ajo ka premtuar edhe një herë se prioritet i qeverisjes së saj edhe më tej ngelet ndërtimi i këtij objekti.

“…..ndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël ngelen nga objektivat tona. Intensivisht punohet me Ministrinë e Arsimit që të sigurojmë përkrahjen e duhur financiare për ndërtimin e atij objekti shkollor…”

Ndërtimi i shkollës fillore në Reçicë të Vogël, Tetovë, është një nevojë e domosdoshme për të rinjtë e këtij vendi, në këtë vendbanim rreth 1000 nxënës i ndjekin mësimet disa kilometra larg  shtëpive të tyre, një pjesë në Reçicën e Madhe dhe pjesa tjetër në shkollën “Naim Frashëri” në Tetovë.

Zgjedhja e këtij problemi u premtua disa herë, por deri më tani nuk është ndërmarr asgjë në drejtim të aktiviteteve ndërtimore. Për këtë duke pas parasysh faktin që, mandati i kryetarëve dhe këshilltarëve komunal veçmë ka përfunduar./in7.tv/

Continue Reading

Lajmet kryesore

ASH: Transparency International konfirmoi, Maqedonia e Veriut ndër vendet më të korruptuara

Published

on

Ndaj raporti të Transparency International ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

Thonë se ky raport konfirmoi se Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të korruptuara.

Reagimi i plotë:

Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba.
Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin dhe prokurorinë dhe ka instaluar korrupsionin në çdo sferë dhe institucion. Këtij rangimi, kujtojmë se i kanë kontribuar pasaportat për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendor dhe mbajtja në burgje e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para të blejnë lirinë edhe pse e njëjta u takon.

Continue Reading

Lajme

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Published

on

By

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Në Raportin e fundit të Transparency International rreth indeksit të korrupsionit dhe luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut radhitet ende bashkë me vendet afrikane. Sipas këtij raporti, Maqedonia radhitet në vendin e 39 si vend më i korruptuar, bashkë me Tanzaninë Vietnamin, Surinamen, Guajanën, Marokon, Etiopinë, Kolumbinë dhe Kosovën, përcjell in7.tv

Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të vendit. Korrupsioni i lartë ka ngulur rrënjët thellë në sistemin shtetëror në Maqedoni dhe assesi se mund të shqepet./in7

Continue Reading

Lajme

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Published

on

By

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Artan Grubi në faecbook:

Një nga grupet e punës në suaza të bashkëpunimit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë që sot nisi me punë është edhe grupi i punës për arsim, kulturë, shkencë dhe të rinj, seancën e së cilës pata nderin ta bashkëkryesoj me kolegun tim bullgar.
Përcaktuam prioritetet e përbashkëta në këto sfera për të cilat do të punojmë në periudhën në vazhdim, në mesin e të cilave:
– shpalljen e konkursit për logo dhe sllogan të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare
– përpilimi i një kalendari të përbashkët kulturor;
– nxitjen e bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve tona për programe më atraktive studimore, shkëmbim të përvojave dhe mundësi për punë praktike;
– organizimin e një ndeshje futbolli mes dy kabineteve qeveritare;
– organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore;
– intensifikim i bashkëpunimit mes Agjencisë për Rini dhe Sport të vendit tonë dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Republikës së Bullgarisë;
– promovimi i ndërsjelltë i destinacioneve atraktive turistike dhe thellimi i bashkëpunimit në sferën e turizmit si predispozitë e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe të tjera.

Continue Reading

Aktuale