Connect with us

Lajmet kryesore

Shihni se si janë kushtet në burgjet e RMV (FOTO+VIDEO)

Published

on

Burgjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ai i Shutkës dhe ai i Idrizovës, janë ndër burgjet më brutale, për sa përket kushteve për jetesë në Ballkan, shkruan in7.

Përveç burgut të Idrizovës, që është burgu më i madh në Maqedoninë e Veriut, i cili njihet edhe si një nga burgjet më famëkeqe në Ballkan, gjendja në burgun e Shkupit, që është i njohur edhe si burgu i Shutkës nuk është aspak më e mirë. Në këtë burg, që njihet edhe si më i sigurti në vend, gjenden pjesa më e madhe e të paraburgosurve.

Sipas kushteve në njësinë e paraburgimit, në Shutkë nuk mund të lavdërohemi se vendi ynë po respekton të drejtat e njeriut sipas Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Dënimit çnjerëzor ose poshtërues. Qeliat në këtë njësi të burgut nuk janë rinovuar qëkur u ndërtua burgu në vitin 1968, me përjashtim të disa dhomave që janë ngjyrosur dhe që janë sanuar dëmet më të mëdha.

Poshtërimi që u bëhet të paraburgosurve në lidhje me akomodimin është i barabartë me të dënuarit, ndërkaq ndëshkimet janë nga më çnjerëzoret, trajtime janë të papërshtatshme për jetë, ka masa rigoroze dhe kushte substandarde apo johumane për jetesë, shkruan in7.

Raportet thonë se korrupsioni në burgun e Shutkës dhe në atë të Idrizovës është i përhapur në të gjitha nivelet, përfshirë dhunën ndaj të burgosurve, trafikimi të drogës dhe në këmbim të pagesës të burgosurit kanë edhe celularë, të cilët janë të ndaluar të mbahen nga të burgosurit nëpër burgje.

Dhomat thuajse janë demoluara, dyshemetë janë të shkatërruara si nëpër shtëpitë e braktisura, enterietipoashtu është i shkatëruar dhe i kalbur. Në një hapësirë prej më pak se 6-7 metra katrorë nganjëherë ka edhe nga katër shtretër, një tavolinë të vogël dhe tualet të ashtuquajtur “whistleblower” të cilin të arrestuarit e mbyllin me shishe plastike për të parandaluar përhapjen e erës së pakëndshme.

 

Dyshemeja është e bërë aty këtu me parket, ndërkaq pjesa më e madhe është e zhveshur deri në beton. Pranë shtretërve gjithmonë të burgosurit kanë ushqime që ua sjellin të afërmit kur i vizitojnë.

Shikojeni videon se si janë katandisur burgjet e Maqedonisë së Veriut:

Continue Reading

Bota

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë /VIDEO

Published

on

By

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo sulm të rusëve”.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për këtë intervistë me mua në Top Channel. Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Muhamed Veliu: Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit ushtrisë ukrainase?

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luftën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë luftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Pastaj ndodhi në Gjeorgji në 2008 e njëjta gjë tani po ndodh në Ukrainë. Duke marrë parasysh që aktori kryesori të gjithë këtyre, që lidhet edhe me politikën e jashtme, hegjemoninë që përdor Rusia është dhuna bashkë me agresionin që ushtron ndaj popujve. Unë jam lidhur me Mamukun, ai është një veteran i luftës së Gjeorgjisë, veteran në luftën e Çeçenisë, veteran i luftës së Ukrainës dhe gjithashtu shumë pjesëtar të grupit tim ku jam momentalisht ku kemi miqësi të ngushtë sigurisht, kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës me KFOR dhe kanë bërë të mundur zmbrapsjen e trupave serbe nga territoret e Kosovës. Kështu ka qenë ardhja ime këtu në Ukrainë duke u lidhur zyrtarisht me Mamukun.

Muhamed Veliu: Cilat janë detyrat tuaja si ushtarak në atë formacion ku bëni pjesë?

Emanuel Bazanji: Dua të qartësoj diçka. Shumë njerëz e kanë quajtur këtë me fjalët më të çuditshme. Ne jemi një forcë tokësore e ushtrisë së rregullt të Ukrainës. Forcave të Armatosura të Ukrainës quajtur ZSU. Siç e thash pjesë e forcës tokësore, brigadës së motorizuar . Jemi më të mëdhenj se kaq. Numri shkon në shifra të mëdha. Brigada e këmbësorisë e motorizuar ka për detyrë avancimin e forcave të këmbësorisë, lëvizjen dhe të përparojë në formacione drejt luftimit të shpejtë se sa një këmbësori e thjeshtë.

Muhamed Veliu: A ka të tjerë shqiptarë apo qytetarë nga Ballkani që I janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Continue Reading

Bota

BE-ja dënon kërcënimet dhe veprimet e Rusisë

Published

on

By

BE-ja dënon kërcënimet dhe veprimet e Rusisë

Gazetar: Adrian Kerimi/ALSAT

NATO ka filluar ofensivën e shtimit të artilerisë ushtarake. Danimarka, Holanda, Spanja dhe Bullgaria i janë përgjigjur kërkesës së Aleancës për të ndihmuar me dërgimin e mjeteve luftarake përfshi aeroplanmbajtëse dhe avion luftarak, shkruan Alsat.

Franca i është përgjigjur thirrjes së aleancës me dërgimin e trupave, ndërsa SHBA-të janë duke shqyrtuar opsionin e dërgimit të trupave në ndihmë të aleancës. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca veri-atlantike nuk do të lejojë cenimin aleatëve dhe NATO është e gatshme për të mbrojtur pjesën lindore të Evropës.

“E mirëpres kontributin shtesë të aleatëve. NATO do të vazhdojë më angazhim të veçantë të mbrojë të gjithë aleatët, përfshi edhe përforcimin e pjesën lindore të aleancës. Do të intervenojmë ndaj cilit do cenim të sigurisë së ambientit tonë, duke përfshi edhe përforcimin e mbrojtjes kolektive”, tha Jens Stolltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Gjatë ditës ministrat e jashtëm të BE-së kanë miratuar konkluzione lidhur me atë që e konsiderojnë si “kërcënime” të Rusisë dhe Ukrainës. Në këto konkluzione, Këshilli i Bashkimit dënon veprimet dhe kërcënimet e vazhdueshme agresive të Rusisë kundër Ukrainës dhe i bën thirrje Rusisë të mos përshkallëzojë situatën, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog përmes mekanizmave të vendosur ndërkombëtarë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka bërë publike paketën e ndihmës financiare për Ukrainën në formën e kredive emergjente dhe granteve. Së pari, Komisioni propozon një paketë të re të ndihmës makro-financiare emergjente prej 1.2 miliardë euro.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peshkov ka deklaruar se veprimi rus nuk varet nga ta por nga sjellja e NATO-s dhe SHBA-ve. SHBA-të dhe Britania, ndaras nga vendet e BE-së kanë njoftuar për largimin nga Ukraina të një pjese të stafit të ambasadave të tyre, një lëvizje që nga Kievi është cilësuar si “e parakohshme”, teksa janë rritur shqetësimet pas grumbullimit të mijëra trupave ruse në kufi me Ukrainën. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela përkujton Arbën Xhaferin në 74 vjetorin e lindjes së tij

Published

on

By

Ziadin Sela përkujton Arbën Xhaferin në 74 vjetorin e lindjes së tij

Kryetari Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka përkujtuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare kryetarin e ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e 74 vjetorit të lindjes së tij, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferit, përcjell AlbMania

Sela ka shkruar se me vete mban udhëzimet dhe këshillat e Arbën Xhaferit dhe se ato i ka frymëzim për tërë jetën.

Postimi i plotë:

“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë” – Arbën Xhaferi
Sot përkujtojmë ditëlindjen e Kryetarit Arbën Xhaferi! Na mungon kudo i nderuar! Jam vërtetë i bekuar që kam pasur një mik, një kryetar si ju. Edhe pse nuk jeni më këtu, unë mbaj me vete udhëzimet dhe këshillat tuaja dhe ato i kam frymëzim për tërë jetën! Nderim dhe mirënjohje për ju!, ka përfunduar postimin e tij në facebook kreu i ASH-së Ziadin Sela./AlbMania.info/

Continue Reading

Aktuale