Connect with us

Lajme

Pendarovski do ta takojë Makronin për çeshtjen e datës

Published

on

Pendarovski nga Makroni do t’i dëgjojë drejtpërdrejtë qëndrimet franceze për zgjerim

Presidenti, Stevo Pendarovski javën e ardhshme do të qëndrojë në Francë ku do të takohet edhe me presidentin francez, Emanuel Makron dhe do të ketë mundësi që drejtpërdrejt nga shefi i shtetit francez t’i dëgjojë  qëndrimet e Francës për zgjerim dhe për metodologjinë e tij të bisedimeve.

Takimi mes Pendarovskit dhe Makronit, siç konfirmuan nga Kabineti i tij, do të mbahet më 12 nëntor, kur Pendarovski do të marrë pjesë në Forumin paqësor të Parisit.

Pendarovski pardje theksoi se në periudhën në vijim duhet të marrim sinjal më të fuqishëm nëse së shpejti do të mund të ndryshohet epilogu mjaft i pavolitshëm nga samiti i fundit evropian para së gjithash  Franca.

Parisi insiston në reforma paraprake të brendshme në BE dhe zbatim të metodologjisë për pranim të vendeve të reja anëtare.

Pas shokut me bllokadën franceze për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, institutet dhe tink tenk organizatat në Bruksel ende i analizojnë shkaqet dhe pasojat nga vetoja e papritur e presidentit francez Emanuel Makron.

Por, për një të gjithë janë dakord, vendimi i Makronit “në asnjë rast nuk është i ndërlidhur me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”, as me Ballkanin Perëndimor si rajon”, thotë në bisedën për MIA, Roza Balfur, analiste në Fondin gjerman Marshall (FMGJ) dhe eksperte për politikën dhe zgjerimet dhe për çështjet institucionale.

Zëvendëskryetarja e Senatit francez dhe anëtare  Komisionit për punë të jashtme, mbrojtje dhe forca të armatosura, e cila ndodhet për vizitë dyditëshe në vend, Elen Konve-Mure, në një intervistë për MIA-n tha se mesazhi i Francës nuk duhet të kuptohet si aktivitet negativ ndaj Maqedonisë.

“E kuptojmë se sinjali që ishte dhënë është mjaft negativ dhe nuk dëshirojmë që kjo të shkaktojë reagim kundër Francës dhe kundër qëndrimit të saj, por ajo porosi duhet të kuptohet se nuk bëhet fjalë për aktivitet negativ ndaj Maqedonisë. Franca konsideron se të gjitha vendet nga rajoni janë pjesë e kontinentit evropian, por është e domosdoshme sot për BE-në të reformohet përbrenda, thotë në intervistë për MIA-n Elen Konve-Mure.

Sipas saj, nuk bëhet fjalë për veto, as për refuzim nga ana e Francës, sepse Franca nuk dëshiron ta bllokojë procesin, por vetëm u deklarua negativisht lidhur me çështjen, sepse ndoshta sot BE-ja nuk është e gatshme të pranojë vende të tjera anëtare dhe është e domosdoshme të shihen kritere të caktuara të cilat do të ndihmojnë të qasemi drejt anëtarësimit dhe pranimit të vendeve të reja kandidate.

Lidhur me mundësinë që Parisi së shpejti t’i paraqesë propozimet e veta për metodologjinë e re për zgjerim, senatorja franceze thotë se pushteti ekzekutiv sigurisht punon në atë, por ajo si anëtare e Senatit nuk është fare në mundësi të flasë për afate.

Ambasadori francez, Kristian Timonie, procesi i revizionit të BE-së ekziston dhe nëse jepen pika pozitive deri në muajin maj edhe nga ju dhe nga ne mendoj se do të marrim një lajm të mirë.

Në pallatin presidencial në Paris këtë fundjavë është punuar në metodologjinë e re për zgjerimin e cila do t’u ofrohet vendeve anëtare të BE-së. Këtë pardje në takim me kryetari e Komisionit kuvendor për çështje evropiane Artan Grubi e transmetoi nënkryetarja e Senatit, Elen Konve-Mure.

“Ajo që më informuan ishte shumë inkurajuese se këtë fundjavë është punuar në pallatin presidencial në Paris dhe se së shpejti do të dalin me metodologj të re për zgjerim, e cila do t’u ofrohet vendeve-anëtare të BE-së, që është moment i ri, në të cilin do të mund ta ndërtojmë narrativin tonë gjatë vakuumit mes mosmarrjes së vendimit dhe samitit të ri duke mos e ditur çka do të ndodh në kuadër të BE-së”, tha Grubi.

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli në konferencën e përbashkët për shtyp dje me kryeministrin, Zoran Zaev, tha se gjatë Këshillit të fundit të BE-së pati negociata që vinin nga tre qeveri të vendeve-anëtare të BE-së dhe këto propozime na çuan drejt konkludimit të vendimit.

“Në thelb nuk pati “Jo” për datë, nuk pati mohim të çështjes për fillim të negociatave, por pati një lloj kushtëzimi, se diçka më tepër duhet të bëhet. Në këtë moment ato qeveri janë në fazë të ndryshimit të mendjes, përkatësisht i shqyrtojnë vendimet që i sollën, por duhet të theksoj se nuk dëgjuam një “jo” të qartë, sqaroi kryetari i Europarlamentit.

Pages: 1 2

Continue Reading

Lajme

BE i “tërheq veshin” Serbisë: Nuk ka vend në Europë mohimi i genocidit

Published

on

Nuk ka vend në Europë për mohimin e genocidit. Nuk ka vend për glorifikimin e krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës.

Gjithashtu, relata ose mbështetja publike e atyre që mohojnë genocidin e luftës, krimet genocidale të luftës dhe minimin e integritetit territorial dhe barazisë së një vendi jo vetëm rrezikon stabilitetin rajonal, por sfidon dhe vlerat europaine”, u shpreh përfaqësuesi i BE për Çështjet e Jashtme dhe sigurinë Josep Borrel./Dosja.al/

Continue Reading

Lajme

Dëshmia nga SHBA: Berisha do të arrestohet! Në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë! (Video)

Published

on

Sotiraq Naçi dëshmoi nga SHBA për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, për jetën e tij, bizneset dhe gjithçka që iu shkatërrua gjatë viteve 1992-1997, kohë mbas të cilës ai kërkoi azil politik në Amerikë dhe e mori. Ai shprehet në emisionin “Shqip” se përgjegjësi shkatërrimin e jetës së tij në Shqipëri është Berisha dhe shteti që ai krijoi.

“Kërkova azil politik në Amerikë si i persekutuar i regjimit të Berishës pasi me rrezikohej jeta për atë që më ndodhën. E them shpesh deshte Zoti dhe më shpëtoi dhe jam gjallë sot.

Por erdhi dita të dalë kjo situatë e rëndë që ishte atëherë në Shqipëri. E dija që një fund do të kishte gjithsecili që ka prekur Shqipërinë dhe i ka krijuar plagë.

Kjo ditë do vinte që ta paguajë Berisha. SHBA e ka cilësuar në mënyrë te detajuar. Berisha nuk mund të gënjejë më njerëzit. Mendoj që njerëzit që kanë bërë bëma të mëdha në Shqipëri nga pozita që kanë pasur është më mirë të largohen dhe deklarojnë vetë se çfarë kanë bërë, të lëshojnë ato që kanë marrë dhe që nuk i takojnë.

Njerëzit presin me ankth arrestimin urgjent të Sali Berishës dhe duhet bërë jo se kënaqet apo ai, por Berisha është drejt asaj rruge dhe ai ika bërë ato gjëra, familjarisht i ka bërë ato.

Pse nuk ia thonë në sy dhe vërtiten jo non grata apo po non grata, jo ai nuk është non grata, ai është cilësuar fajtor, kriminel, Berisha ka vrarë, ka prerë me urdhrin e tij, më shkrimin e tij, me firmën e tij, me vendimet e qeverisë së tij.

Këto janë dokumente të arkivuara, pse t’i fshehim këto gjëra? Kush e fsheh është më fajtor se ai që ka bërë fajin. Jam një nga njerëzit që iu shkatërrua jeta nga sistemi i Berishës dhe ai po akuzohet edhe për krimet që ka bërë edhe ndaj njerëzve si unë.

E ka cilësuar SHBA, për mashtrim dhe përvetësime të mëdha familjarisht, Berisha i jepte djalit, vajzës, dhëndrit dhe njerëzve që e rrethonin dhe e mbanin atë dhe sot e ndjekin. Pra mos t’i vëmë fjalën e madhe që i ka vënë Amerika, pra është një mafie e ndërtuar në sistem, pikë. Amerika nuk e gjykon, Amerika t’i ka konstatuar dhe t’i ka dhënë të gjitha.

Për çfarë e gënjen Saliu atë milet që e mbledh në Foltore, ai bën një krim tjetër akoma shumë më të madh, bën krimin e dytë, për të prishur opinionin publik, për të gënjyer dhe mashtruar. Saliu do të shkojë ose drejt Strasburgut ose do të gjykohet aty, do të përgjigjet një ditë.”, u shpreh Sotiraq Naçi.

Continue Reading

Bota

Në Zvicër pensioni i burrave është dy herë më i lartë se ai i grave, kjo është arsyeja

Published

on

Ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis përfitimeve të pensionit që marrin burrat dhe gratë në pensionet profesionale – e ashtuquajtura “shtylla e dytë që paguhet përveç AHV / AVS”, sipas shifrave më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Mesatarja e pensionit të pleqërisë të paguar për herë të parë në vitin 2020 ishte 2081 franga në muaj për burrat kundrejt 1167 franga për gratë, shkruajnë mediat zvicerane,

Këto dallime të rëndësishme janë për shkak të llojit të punësimit. Gratë zakonisht përjetojnë ndërprerje më të shpeshta të punës dhe punë me kohë të pjesshme, kryesisht për arsye familjare.

Gjithashtu, gratë shpesh kanë paga më të ulëta, kontribuojnë më pak në pensionet profesionale dhe për këtë arsye marrin më pak përfitime kur dalin në pension.

“Puna në shtëpi dhe në familje, e cila bëhet më shpesh nga gratë, është e papaguar dhe nuk llogaritet në përfitimet e pensionit të pleqërisë,” tha FSO.

Continue Reading

Aktuale