Connect with us

Lajme

Pajisje të reja për matje shpejtësie / Ja në cilën autostradë të vendit shoferët i japin më shumë “gaz” makinës

Published

on

Automjetet drejtohen “në mënyrë më të çmendur” në Qarkoren e Shkupit, numratorë të rinj për shpejtësi dhe frekuencë

Me shpejtësi prej 150 kilometrave në orë kanë lëvizur mbi 13.300 automobila në Qarkoren e Shkupit gjatë shtatorit të këtij viti. Në rrugën Tetovë – Gostivar, me shpejtësi prej 150 kilometrave në orë janë drejtuar 3.921 automjete. Frekuenca e përgjithshme e të gjitha rrugëve në vend  përfundimisht me shtatorin e këtij viti arrin ‪490.735‬ automjete, tregojnë të dhënat nga numratorët automatikë dhe mobil që i vendos nëpër rrugë, Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH).

Numratorët automatikë, përfundimisht me mesin e shtatorit, tregojnë qarkullim mesatar ditor brenda vitit me rreth 16.000 automjete, ndërsa si më të ngarkuara me qarkullim mes rrugëve shtetërore janë akset rrugore Veles – Petrovec, Tetovë – Gostivar dhe Miladinovc – Hipodrom. Ato ndiqen nga Shkupi – Tetova me rreth 15.000 automjete, me rreth 14.000 Veles – Gradsko, me rreth 13.000 unaza Gjevgjeli deri në kufirin me Greqinë, Hipodrom – Petrovec …

NPRRSH ka të dhëna për numrin dhe kategorinë e automjeteve, shpejtësinë me të cilën lëvizin edhe ngarkimi i trafikut në 170 akse në rrugët shtetërore që i marrin nga numratorët automatike të vendosura në 70 lokalitete dhe nga numërimi pesëditor i automjeteve, gjatë një viti me numratorët mobilë të 99 akseve rrugore të rrugëve shtetërore.

“Ato do të jenë tregues, të cilët së bashku me të dhënat e marra nga Sietemi për menaxhim me rrugë (Road Asset Menagment System), në bazë të së cilës në të ardhmen do të kemi parasysh ku edhe çfarë rehabilitime duhet të bëhen, e jo sipas dëshirave të tyre, thotë për MIA-n drejtori i NPRRSH , Zoran Kitanov.

Me këtë, siç sqaron, do të kenë pamje për të gjitha aktivitetet e ardhshme. Ngarkimi, varësisht nëse është e madhe apo jo, do të tregojë çfarë asfalti duhet të shfrytëzohet gjatë aktiviteteve. Qarkullimi i rëndë dëmton dhe është shumë me rëndësi të dihet me çfarë dendësia vendoset asfalt në një lokalitet të caktuar. Me këtë tregohet ku, sa dhe si duhet të rehablitohet dhe rikonstruktohet, e jo sipas ndonjë dëshireje”, precizoi Kitanov.

NPRRSH filloi t’i vendos numratorët automatikë nga maji i këtij viti. Në rrugë janë vendosur senzorë me të cilat kryhet matja e gjatësisë së automjetit dhe numrit të boshteve të automjeteve, që është bazë për kategorizimin e automjeteve në nëntë. Me numratorët automatikë të automjeteve kryhen matje në 70 lokalitete, në mënyrë permanente, gjegjësisht 24 orë 365 ditë në vit. Projekti për të cilin është nënshkruar marrëveshje në vitin 2017 është në vlerë prej 550 mijë eurove.

Me numratorë mobil, kryhet matje të rrugëve më pak të frekuentuara, Ato vendosen në shtylla në shenja trafiku dhe vendosen 24 orë të mblidhen të dhëna, pas së cilës lexohen edhe numratori vendoset në lokacion tjetër. Kjo bëhet pesë ditë në vit dhe merren të dhëna për numrin e automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugë, pesë kategori të automjeteve, si dhe shpejtësia me të cilën lëvizin. Detektimin e kryejnë me sistem radari. Me to zëvendësohet numërimi i deritanishëm manual.

“Për gjithë rrjetin rrugor në rrugët shtetërore kemi të dhëna për numrin e automjeteve, kategorinë dhe për shpejtësinë e lëvizjes. Të dhënat për shpejtësinë shfrytëzohen për përmirësimin e sigurisë në qarkullim, ndërsa do t’i japim në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak se pikërisht ngarja e shpejtë është shkaku kryesor për aksidentet”, sqaron Krill Karkalaeshv, ndihmës-drejtues në sektorin për mirëmbajtje dhe pagesë të pagesave rrugore në NPRRSH.

Janë riparuar 500 kilometra rrugë, tenderë për 19 akse të reja rrugore

Krahas të dhënave nga matësit automatikë dhe mobilë në përgatitjen e Programit për rehabilitim të rrugëve shtetërore do të merren parasysh edhe të dhënat e projektit Sistem për menaxhim me rrugë. Të gjitha mjetet e deritanishme që janë në dispozicion për rrugët në formë digjitale janë kontrolluar dhe transformuar në sistemin e ri referent dhe janë kontrolluar në sistemin RAMS. Janë bërë edhe matje të rrjetit gjithëpërfshirës rrugor nga 4.384 kilometra, si dhe matje të peshës së automjeteve në lëvizje në 20 lokacione të ndryshme me qëllim që të konfirmohet lloji i intensitetit të ngarkesës së komunikacionit.

Dy vitet e kaluara janë rinovuar 500 kilometra rrugë. Deri në tetor ishte përfunduar rehabilitimi i 12 rrugëve me gjatësi të përgjithshme prej 118 kilometrave dhe vlerë totale prej 14,4 milionë eurove, projekt i përbashkët me Bankën Botërore.

Kah fundi i muajit duhet të rrumbullakohen projektet për përmirësimin e gjendjes së 19 akseve rrugore përgjatë gjithë shtetit në gjatësi prej 334 kilometrave, pas çka do të fillojnë procedurat tenderuese. Aktivitetet në terren planifikohen për fillimin e sezonit të ri ndërtimor. Ato zbatohen me programin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa konstruksioni financiar është 68 milionë euro.

Vijon publikimi i tenderëve për rikonstruim  të 12 urave është ndërtimi i katër të rinjve, të Pçinjës dhe Vardarit.

Ligji i ri për autostradën Kërçovë-Ohër, procedura tenderuese për Kërçovë-Gostivar dhe Shkup-Bllacë

Realizimi i investimeve kapitale të NPRRSH deri në shtator të këtij viti është mbi 60 për qind, por ato nuk hynë në shpenzimet kapitale të Buxhetit. Për projektin më të madh rrjedhës të NPRRSH, autostrada Kërçovë-Ohër, në procedurë kuvendore është Propozim-ligji për garanci nga shteti ynë për detyrimet pas Marrëveshjes për borxh për financim shtesë mes Bankës eksport-import të Kinës dhe NPRRSH. Në atë autostradë deri më tani ka progres të punimeve ndërtimore prej 75 për qind, ndërsa kanë depërtuar 96 për qind të trasesë. Kilometrat e para nga Vërbjani deri në Ohër duhet të jenë të gatshme vitin e ardhshëm, ndërsa i gjithë projekti deri në qershor të vitit 2021.

Sipas paralajmërimeve, deri në fund të këtij viti duhet të rrumbullakohet procedura tenderuese për ndërtimin e aksit të parë të autostradës Kërçovë-Gostivar, në vendin nga Kërçova deri në fshatin Bukojçani, ndërsa punët ndërtimore të fillojnë kah mesi i vitit të ardhshëm. Në datën 29 të këtij muaji, duhet të përfundojë tenderi i përsëritur për fazën e parë të autostradës Shkup-Bllacë.

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Bota

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Published

on

By

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.

Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë vrarë dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.

Puna e shpëtimit është duke vazhduar.

Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.

Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.

Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.

Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.

Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./REL

Continue Reading

Aktuale