Connect with us

Spektakël dhe Yje

Kristina Kuqi, kosovarja që puth në buzë meshkujt e panjohur për një arsye (FOTO)

Published

on

Një 23 vjeçare shqiptare është kthyer në qendër të vëmendjes mediatike, pas disa gjesteve disi të çuditshme që ka vendosur të bëjë.

Më pas, veprimet e saj, vajza nga Kosova i ka publikuar në rrjetet sociale ku ka marrë shumë pëlqime.

Bëhet fjalë për Kristina Kuqin, e cila ka marrë si mision të puthë djem bukuroshë, në vende ikonike dhe tepër të njohura në të gjithë botën.

Gjithçka nisi pasi vajza kishte menduar një udhëtim romantik për të rregulluar situatën e saj me ish-të dashurin, por plani nuk funksionoi dhe ata u ndanë.

Ajo ka treguar se gjithmonë ka dashur një fotografi duke u puthur pranë Kullës Eiffel, ndaj vendosi që ta bënte ëndrrën realitet, pavarësisht se kush do të ishte djali që do të puthte.

Me mbështetjen e miqve të saj, vajza e diplomuar ndaloi në rrugë një djalë bukurosh dhe e pyeti “A do të më puthje për një foto?”

Djali normalisht që pranoi dhe dikush arriti të fotografojë këtë moment të ëmbël, i cili është bërë viral.

Kristina, e cila jeton në Virginia, SHBA, tregon se sapo u tha miqve të saj planin që kishte, ata nisën të organizonin çdo gjë që ky moment të përsëritej disa herë.

Fotoja e radhës e Kristinës duke puthur një djalë është bërë në Romë, pranë me Koloseun, ndërsa e reja shprehet se do ta bëjë këtë gjë edhe në Egjipt, tek piramidat e famshme, por edhe në Brazil.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

U plotësohet dëshira e fansave të Borës: Beatrix eliminohet nga shtëpia e Big Brother

Published

on

Beatrix nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë së Big Brother Albania VIP.

Beatrix i ka dhënë fund aventurës në këtë shtëpi, pasi që sot është eliminuar nga Big Brother Albania me votat e publikut.

Por, ajo mund të rikthehet përsëri në shtëpi pasi që babagjyshi dhuroi bileta kthyese.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Kush do të dal sonte nga shtëpia e Big Brother VIP, Einxhel, Beatrixa apo Donaldi?

Published

on

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, eliminim do ketë edhe sonte.

Donaldi, Beatrixa dhe Einxhel janë banorët e nominuar dhe njëri nga ta do e lë sonte shtëpinë, shkruan lajmi.net.

Ishte Arbri, banori i cili i çoi treshen në nominim fal “Kutisë së Pandorës” i cili e hapi spektaklin e së martës.

Duke e ditur rrjedhjen e ngjarjeve së fundmi brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri, ky nominim shkaktoi edhe tension brenda “Big Brother VIP”, gjithashtu shkaktoi edhe një situatë të paparashikueshme, për faktin se nuk dihet se si do ecin gjërat sonte.

Ndryshe, si Einxhel, Donaldi dhe Beatrixa janë tre banorët pothuajse me të komentuar dhe nuk dihet se cili nga ta do e lë sonte shtëpinë./Lajmi.net/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Këngëtarja shqiptare zbulon shifrën më të lartë që ka marrë nga performanca në një dasmë

Published

on

Këngëtarja shqiptare, Arinda Gjoni ka folur për fenomenin e zakonshëm të artistëve dhe pronarëve të lokaleve ku performojnë live. Ajo tha se bazohen tek klikimet në Youtube sepse mendojnë se është mënyra se si matet popullariteti.

“Shumë e vërtetë. Kjo është e keqja se pronarët e lokaleve ndoshta nuk ia kanë idenë shumë klikimeve repertorit, dhe shohin thjesht klikimet dhe mendojnë që në bazë të tyre do kesh popullaritet. Mua më ka rezultuar ndryshe, ndoshta kam pasur me pak se 1 milionë por kur kam shkuar koncert ma ka kënduar këngën gjithë publiku”, tha Gjoni.

Arinda tregoi se ka kënduar që kur ishte e vogël në dasma, madje dhe si fitoi liceun pasi kishte kënduar në një dasmë.

Duke qenë gjithmonë live dhe në evente Ermali e pyet se cila ka qenë shuma më e madhe që ka fituar në dasmat shqiptare.

Ajo tha se mund ta thotë: “Mund të ketë shkuar 10-15 mijë euro”.

Continue Reading

Aktuale