Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ish PSP-ja e zhytur në borxhe, nuk ka paguar faturat e rrymës dhe qiranë

Published

on

Prokuroria e re, e pavarur, me buxhet të madh, ekip, kushte për punë, vetëm për disa muaj ra në gjunjë. Borxhi çdo ditë rritet më shumë, lëndët janë transferuar në Prokurorinë e rregullt, por hetimet dhe të gjitha provat ende ndodhen në depon në rrugën Ruzeltova numër 3.

PSP-ja është e zhytur në borxhe. Para ka në llogari, por nuk ka kush të nënshkruaj, për shkak se shefi që duhej ta kthej drejtësinë dhe besimin në vend, mbaroi prapa grilave dhe u shkarkua nga funksioni. Të punësuarit tashmë dy muaj janë pa paga, nuk kanë sigurim shëndetësor, ndërsa PPS ka borxh disa mijëra euro për shpenzime të përditshme. Siç mëson televizioni 21, PSP nuk ka paguar dy fatura për ujë, energji elektrike, nxehje, internet dhe telefon, ndërsa se ka paguar as qiranë për shkak se hapësirat ku gjendet kjo prokurori janë marrë me qira nga EVN.

Në lidhje me sigurinë e hetimeve, provave dhe lëndëve, nga Prokuroria publike pohojnë se ende vlejnë masat e sigurisë.

“Në Prokurorinë publike për përndjekje të veprave penale që kanë të bëjnë dhe që rrjedhin nga përmbajtjet e përndjekjes joligjore të komunikimeve, vazhdojnë të zbatohen masat e deritanishme për siguri dhe mënyra e lëvizjes së lëndëve, provave dhe materialeve nga bisedat e përgjuara. Kontrollin për zbatimin e këtyre masave e kryejnë dy prokurorë publikë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Tani për tani nuk ka zgjidhje për mënyrën e pagesës së rrogave dhe shpenzimeve, për shkak se vetëm me ligj, këto kompetencat e Janevës do të mundet t’i zbatojë prokurori kompetent republikan, Lubomir Joveski. Këto ndryshimet ligjore janë të propozuara, por deputetët e BDI-së kanë insistuar që këto ndryshime të shkojnë në pako me Ligjin për PP i cili është bllokuar për shkak të mospajtimit mes pushtetit dhe opozitës.

“Nevojiten zgjidhje të reja me të cilat Prokuroria publike do të mundet në tërësi t’u përgjigjet detyrave por edhe t’i zbatojë proceduarat në mënyrë efikase. Duke marrë parasysh faktin se me zgjidhjen e re, ky është obligim i Kuvendit, bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për PP me të cilin do të sigurohen standardet ndërkombëtare dhe parimet e punës sonë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Përndryshe, prokurorët të cilët ishin pjesë e ekipit të PSP-së, tashmë janë në prokuroritë ku kanë punuar paraprakisht, por kjo figuron vetëm në letër, sepse ata ende punojnë në hapësirat e PSP-së ku janë edhe lëndët për të cilat ende i kanë kompetencat.

 

BURIMI: Tv21

Continue Reading

Lajme

Aksion policor sonte në Tetovë e Gostivar, 11 autobusë dhe furgonë pa frena e me shumë probleme teknike!

Published

on

Ekipet policore të SPB Tetovë sot (27 janar), ndërmorrën aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëvem para se gjithash autobusë dhe furgonë.

“Gjatë kontrollës, janë zbuluar dhe saknksionuar 11 automjete teknikisht të pa pregaditura (Tetovë 5 dhe Gostivar 6), nga të cilat 6 automjete (Katër nga Tetova dhe Dy nga Gostivari) i kishin frenuesit e prishur, 3 nga Gostivari nuk kishin bërë kontrollim teknik, 1 nga Tetova me pajisje të prishur dhe një automjet i Gostivarit kishte mungesë të pajisjeve të duhura. Automjetet që teknikisht nuk ishin në rregull automatikisht u larguan nga komunikacioni, ndërsa të gjithë përgjegjësve do tu shqiptohet masë adekuate sanksionimi”, mëson Pa Censurë.

Gjatë kontrollës gjithashtu u konstatuan edhe 17 lloje tjera shkeljes në komunikacion, të cilët janë gjobitur në të holla.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Lajme

Në Tetovë po hapet një kazino e re! Lëvizja Antibixhos po përgatitet për protesta

Published

on

Në afërsi të çerdhes “Rinia” në qytetin e Tetovës po përgatitet hapja e një kazino gjigante në objektin e ish fabrikës “Teteks”.

“Kjo kazino gjigante që është prapa krahëve të mijë është duke u hapur në afërsi të çerdhes së Tetovës edhe pse mbyllja e kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdheve është kërkuar edhe me anë të protestave, por tradita e njëjtë vazhdon”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” apelojnë që të gjitha institucionet të marrin masa edhe të pamundësohet hapja e kësaj kazino.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më komarin dhe të keqen që është në Tetovë”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhos.

Sipas Emurllahut gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe një protestë pikërisht për këtë qëllim.
“Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe.”
Me ligjin aktual i cili është në fuqi, objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve më karakter publik, dhe sipas Lëvizjes Antibixhoz kjo deri më tani nuk është duke u respektuar. Vite më parë një hapja e një kazinosë në afërsi të universitetit të Tetovës parandalua pikërisht nga kjo lëvizje e cila protesoi ditë me radhë.

Continue Reading

Aktuale