Connect with us

Shqipëri

Emocionuese/ 3 shqiptaret sapo na bënë krenarë, pasi fitojnë garën bëjnë veprimin që po na shpërthen zemrën

Published

on

Mes 450 mësuesve më inovativë në botë në fushën e Informatikës dhe Teknologjisë, shumë pak mund të ishin ata që e dinin se edhe vendi ynë ka zysha që motivojnë nxënësit t’ia dalin në botën e shkencës.

Tre mësuese shqiptare janë zgjedhur për të demonstruar risi në fushat e tyre përkatëse, si dhe gjatë seminareve konkurruese që ndodhën gjatë “Science on Stage Europe”.

Ky event botëror mbledh së bashku mësuesit novatore të shkencave nga e gjithë Evropa për të shkëmbyer ide me kolegë nga më shumë se 30 vende në festivalin më të madh të Shkencës në qytetin Cascais, të Portugalisë.

“Science on Stage Europe” beson se mënyra më e mirë për të inkurajuar nxënësit në shkollë që të mendojnë një karrierë në shkencë ose inxhinieri është motivimi dhe informimi i mësuesve të tyre.
Qëllimi kryesor i festivalit të shkencës është përmirësimi i mësimdhënies në mënyrë që të mundësojë që sa më shumë studentë të fitojnë aftësi të përshtatshme për të ardhmen e vështirë dhe t’i inkurajojnë ata të konsiderojnë një karrierë në shkencë, TIK ose inxhinieri.

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një festival shkence të tillë i mbështetur nga Komisioni Europian.

Ekipi i zyshave shqiptare pjesëmarrëse nga shkollat 9 vjeçare të Shqipërisë u vlerësuan edhe me çmim nga juria ndërkombëtare prej 17 vetësh.

Zyshat “novatore” janë Mirjeta Domi, koordinatore kombetare e Science on Stage Albania, Majlinda Hasanaj, mësuese matematike-Tik në shkollen “Hasan Prishtina” në Tiranë dhe Arbana Hallva, mësuese në shkollën 9 vjeçare “Fadil Gurmani` në Elbasan. Tre mësueset padyshim që motivojnë me arritjet e tyre mes 450 mësuesve në botë jo vetëm nxënësit e tyre por edhe gjithë brezin e ri drejt shkencës.

Mendjehapur për të mësuar gjithçka të re në fushën e Teknologjisë dhe Informatikës, mësueset shqiptare përpiqen të jenë ndikuese edhe tek nxënësit e tyre, duke i udhëzuar në rrugët e pafundme të botës virtuale dhe të shkencës.

Continue Reading

Lajme

Berisha për foton me Enver Hoxhën: Kam pasur miqësi me renë e tij! (Video)

Published

on

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shpjeguar foton në të cilën shihet duke buzëqeshur me ish-liderin komunist Enver Hoxha, e cila qarkulloi në rrjetet sociale kohët e fundit.

Berisha tregoi se ka pasur miqësi me renë e Enver Hoxhës, dhe aty ishin me ftesë për një ditëlindje, por thotë se nuk e vizitoi kurrë atë.

“Nuk kam qenë kurrë mjek i Enver Hoxhës. Një mik i imi shumë i mirë ka qenë, Isuf Kalo. Kam pasur miqësi me renë e Enver Hoxhës, Liljana Hoxha, që ishte drejtore e bordit “Revista dhe Shkenca”. Unë si mjek, e mbuloja shëndetësinë në atë revistë. Ka qenë një ditëlindje e njërit prej fëmijëve dhe na kanë ftuar të gjithë stafin e revistës për një kafe dhe Enver Hoxha ka kaluar aty dhe doli të na përshëndeste. Kjo ka qenë e gjithë fotoja. Unë nuk i kam vizituar kurrë. Këtë e ka shpjeguar më së miri gruaja e Enver Hoxhës. Unë nuk i kam plotësuar kriteret për t’u takuar me të”, u shpreh Berisha në “Java Sonte Me Rronin” në KTV.

Continue Reading

Lajme

Meta: Mezi pres t’i kthehem betejave politike, vendi ka nevojë për lidership real

Published

on

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë se mezi pret që t’i kthehet “betejave politike” pas përfundimit të mandatit.

Sipas tij, kjo është e nevojshme në “kushtet kur vendi ka nevojë për lidership real”.

“Do të vazhdojmë deri më 24 korrik. Mezi pres të lirohem nga eskorta, automjetet e policisë sa andej e këndej, se nuk i duroj dot më. Mezi pres të bëj më të mirën për këtë popull të mrekullueshëm që ka nevojë për lidership të vërtetë. Zgjedhjet e para, pasi heq këtë kostum të zi, më çojnë në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk është nga ata që shesin ndeshje”, tha Meta i cili ndodhej sot në Korçë.

Ai shtoi se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të kaluar nuk u fituan por një ndeshje e shitur.

“Nuk ka fitues, por një ndeshje e shitur, para se të fillojë. Ilir Meta nuk është ai që tradhton popullin”, tha ai.

Meta nuk pranoi të komentojë nëse 21 janari që të mos përdoret për qëllime politike.

Më 21 janar të vitit 2011, kur ai ishte në koalicionin qeverisës me Sali Berishën, u zhvilluan protesta të organizuara nga Partia Socialiste, në atë kohë opozitare, ku mbetën të vrarë katër persona, të afërmit e të cilëve edhe sot kërkojnë drejtësi.

Kreu i socialistëve dhe kryeministri aktual Edi Rama asokohe dhe sot fajësoi Sali Berishën, asokohe kryeministër dhe Lulzim Bashën si minister i Punëve të Brendshme.

Continue Reading

Lajme

Basha përkujton Rugovën: Simbol i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi mbetet frymëzim për çdo shqiptar

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten përkujtoi 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një shënim të shkurtër në Twitter, Basha shkruan se Rugova është simboli i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi, duke shtuar se përkulet me mirënjohje kombëtare ndaj tij, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne.

Postimi i plotë

Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.

Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar.

Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës

Continue Reading

Aktuale