Connect with us

Shëndeti

Doni të mbani peshën e duhur? Ja sa kalori i duhen trupit çdo ditë

Published

on

Në kohët e sotme kur shumë njerëz janë në kërkim të perfeksionit, kaloritë janë si gogoli. Kaloritë janë një term me të cilin abuzohet shumë, sidomos për njerëzit që kanë nevojë të dobësohen. Ekspertët sqarojnë se kaloritë janë shumë më tepër se një njësi matëse e një ushqimi që të shëndosh. Në terma ushqimorë, kaloritë janë sasia e energjisë që ofron një ushqim.

Sa kalori ju nevojiten në ditë?

Sipas udhërrëfyesve të Departamentit të Ushqimit në Shtetet e Bashkuara, një grua ka nevojë për 1,600-2,400 kalori në ditë. Burrat nga ana tjetër kanë nevojë për 2000-3000 kalori në ditë. Sidoqoftë, sasia e saktë e kalorive për një njeriu është në varësi të këtyre faktorëve:
• Mosha,
• Pesha,
• Gjatësia,
• Stili i jetesës,
• Shëndeti
• Aktiviteti fizik
Me kalimin e moshës, ritmi i metabolizmit të njeriut ngadalësohet shumë. Kjo pakëson edhe nevojën e njeriut për energji. Për shembull, vajzat nga 19-25 vjeë kanë nevojë për deri në 2000 kalori në ditë. Pas moshës 51 vjeëare, sasia e nevojshme e kalorive zbret në 1600.

Djegia e Kalorive Në Mënyrë Të Shëndetshme

Trupi i njeriut ka nevojë për energji që të funksionojë. 20 pëqind e energjisë që marrim nga ushqimet (pra kaloritë) janë të nevojshme për trurin. Pjesa tjetër është për funksionet bazë siç është qarkullimi i gjakut, tretja dhe frymëmarrja. Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se njeriu mund të djegë kalori edhe duke ngrënë shëndetshëm, pa qenë domosdoshmërisht në dietë.

Mëngjesi duhet ngrënë rregullisht. Sigurohuni që të konsumoni proteina për një ngopje më të gjatë.

Vaktet e tjera të ditës duhet të jenë të rregullta. Kësisoj do të humbisni më shumë kalori.

Mos harroni rregullin e artë të pesë frutave dhe perimeve në ditë. Ato janë të pasura me fibër.

Hani më shumë kalori që digjen ngadalë. Thjerëzat dhe yndyrnat e shëndetshme siç është avokadoja, kërkojnë më shumë kohë që të çlirojnë energji. Kësisoj nuk do t’ju marrë uria shumë shpejt.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për djegien e kalorive të tepërta ndaj nuk duhet ta anashkaloni.

Uji është gjithashtu i dobishëm për të ruajtur peshën ideale. Shmangni lëngje dhe pije të tjera jo të shëndetshme.

Racionet, janë një aspekt i nevojshëm që duhet marrë në konsideratë. Zvogëlimi i racioneve do ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme./AgroWeb.

Continue Reading

Shëndeti

Kosovarët e konsumojnë tri herë në javë, por ky ushqim po shkakton kancerin

Published

on

Mishi i kuq është ndërlidhur me kancerin për dekada të tëra, me hulumtimet që sugjerojnë se ngrënia e sasive të mëdha të mishit të derrit, viçit ose qengjit e rrit rrezikun e tumoreve vdekjeprurëseor.

Për herë të parë shkencëtarët mendojnë se e dinë se çfarë e shkakton efektin, trupi, me sa duket, e sheh mishin e kuq si një pushtues të huaj dhe e ndez një reagim toksik imunitar.

Hulumtuesit kanë qenë gjithmonë në mëdyshje rreth asaj se si gjitarët e tjerë mund të hanë shumë mish të kuq pa pasoja shëndetësore negative.

Tani ata kanë zbuluar se mishi i derrit, viçit dhe qengjit e përmban një sheqer që prodhohet natyrshëm nga mishngrënësit e tjerë, por jo njerëzit.

Kjo do të thotë se kur njerëzit hanë mish të kuq, trupi e shkakton një reagim imunitar ndaj sheqerit të jashtëm, duke prodhuar antitrupa të cilat ndezin inflamacion, dhe eventualisht kancerin.

Mishi i kuq është një burim i mirë i proteinave, vitaminave dhe mineraleve, por gjithnjë e më shumë hulumtime sugjerojnë se sasitë e tepërta janë të këqija për shëndetin afatgjatë.

Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë të mos hahet më shumë se 70g në ditë, ekuivalentja e tre fetave të proshutës, një kotlet qengji ose dy feta pjekje viçi në ditë.

Continue Reading

Shëndeti

Miratohet pilula Pfizer në Evropë kundër Covid-19

Published

on

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër COVID-19, e cila është për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po luftojnë variantin Omicron.

Studimet treguan se ilaçi i quajtur Paxlovid redukton shtrimin në spital dhe vdekjen te pacientët në rrezik të lartë të Covid-it dhe mund të jetë gjithashtu efektiv kundër variantit Omicron.

Pilulat shihen si një hap potencialisht i madh për t’i dhënë fund pandemisë pasi ato mund të merren në shtëpi dhe jo në spital, transmeton rtv21.tv.

“Paxlovid është ilaçi i parë antiviral që jepet nga goja që rekomandohet në BE për trajtimin e Covid-19”, tha në një deklaratë Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Izraeli janë ndër një pjesë të vogël të vendeve që i kanë dhënë tashmë dritën jeshile pilulës Pfizer.

Komisioni Evropian tani duhet të autorizojë zyrtarisht ilaçin, por kjo është një procedurë me vulë gome që zakonisht zgjat me orë ose ditë.

Ndryshe nga vaksinat, trajtimi Pfizer nuk synon proteinën gjithnjë në zhvillim, të cilën koronavirusi përdor për të pushtuar qelizat.

Prandaj, teorikisht, duhet të jetë më e qëndrueshme ndaj varianteve dhe kompania ka thënë se studimet paraprake laboratorike e kanë mbështetur këtë hipotezë./21Media/

Continue Reading

Lajme

Ushqimi që nuk duhet të hani për sëmundjet e zemrës

Published

on

By

Yndyrnat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm, por jo të gjitha syresh janë të shëndetshme, veçanërisht për burrat dhe djemtë. I tillë është rasti i yndyrnave trans të cilat kur janë në gjendje natyrale (tek shtazët) nuk janë aq të dëmshme, por kur ato janë artificiale, janë shkatërrimtare për shëndetin.

Çfarë Janë Yndyrnat Trans?

Pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave formohen gjatë një procesi industrial të bashkimit të vajit vegjetal me hidrogjen, gjë që nxit edhe ngurtësimin e vajit në temperaturë ambienti. Kjo lloj yndyrne e përpunuar garanton një jetëgjatësi më të madhe të ushqimit. Ato përdoren kryesisht në restorante për skuqje sepse nuk ka nevojë të ndërrohet shpesh. Gjurmë natyrale të këtyre yndyrnave gjenden tek mishi dhe produktet e bulmetit. Ushqimet industriale që përmbajnë sasi të lartë të yndyrnave trans janë:

• Ushqimet prej brumi të paketuar
• Kokoshkat që përgatiten në mikrovalë
• Pica e ngrirë
• Brumi i gatshëm i ngrirë
• Të skuqurat
• Kremi i gatshëm i kafesë
• Margarina

Yndyrnat Trans Dhe Sëmundjet Kardiovaskulare
Yndyrnat trans rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sepse rrisin nivelet e kolesterolit të keq në gjak. Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 55% prej tyre kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare të cilat prekin si gratë ashtu edhe burrat. Sipas Institutit të Statistikave, nga viti 1990 deri në vitin 2014, numrin më të madh të vdekjeve e shënojnë meshkujt, dhe një nga arsyet kryesore është pikërisht teprimi me ushqimin çka bëhet shkak për një sërë sëmundjesh kardiovaskulare.

Përse Burrat Duhet Të Shmangin Konsumin e Yndyrnave Trans
Këto yndyrna janë të ndaluara në shumë shtete pikërisht për shkak të lidhjes shkak-pasojë me sëmundjet e zemrës. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndalimi i këtyre yndyrnave besohet të shpëtojë shumë jetë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Këto yndyrna gjenden rëndom në shumë ushqime të paketuara, përfshirë ato të brumit që ruhen në ngrirje për përdorim të mëvonshëm. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se 28% e burrave që konsumojnë yndyrna të tilla në harkun kohor të 10 viteve, janë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës. 21 përqind e tyre kanë predispozitën të vuajnë nga sëmundjet e zemrës./AgroWeb

Continue Reading

Aktuale