Connect with us

Komente

Betejë për sistemin, jo për sistemimin e deputetëve

Published

on

Nga Mero Baze

Ka dy grupe që kërkojnë ndryshimin e sistemit. Të parët janë minorancat brenda partive të mëdha, që ndjehen të rrezikuar nga distanca me kryetarët e partive. Të dytët janë kryetarët e partive të vogla, që nuk duan të mbeten brenda dikatit të partive të mëdha si bishta koalicioni.

Të parët, pra të rrezikuarit nga raportet e këqija me kryetarin, duan një sistem preferencial votash, d.m.th që qytetarët të përzgjedhin nga lista disa persona si më të dëshiruar prej tyre. Kjo mendon se i shpëton nga autoriteti i kryetarit.

Kjo është e diskutueshme dhe është një defekt që vjen nga mungesa e demokracive brenda partive. Kush ka këllqe duhet të bëjë betejën së pari në parti, më shumë se në sistem. Por ata nuk kanë kohë tani të diskutojnë për këtë gjë. I vetmi shpëtim u duket sistemi.

Fakti që lista e deputetëve dhe renditja e tyre është në dorë të kryetarit të partisë, shumica e kritikëve të tij, e kanë pikërisht me vendimarrjen e kryetarit.

Grupi i dytë i kritikëve të sistemit me lista të mbyllura janë partitë e vogla, që duan një sistem kombëtar propocional, me shpresë se ja dalin që së paku kështu të fusin kryetarin në Kuvend. Nga kjo ata shpëtojnë dhe votat e tyre brenda koalicionit shkojnë në favor të listës së partisë kryesore.

Përmes këtij sistemi, fjala vjen një parti e vogël merr 15 mijë vota në rang vendi dhe e bën kryetarin deputet.

Dy partitë e mëdha po e shmangin debatin për sistemin. I pari Lulzim Basha, e ka këtë sistem garanci për të qenë kryetar dhe aleatët i zemëruar i qetëson, duke ua bërë kryetarët deputë në listë të PD-së. Dhe i mbetet të bëjë debat vetëm me Grida Duman, që i do lista të hapura brenda partisë, me shpresë se populli demokrat e do më shumë se Lulin.

Partia Socialiste i është shmangur fare këtij debati dhe është përqëndruar tek rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe formalitetet e tryezës Gjiknuri-Hajdari.

Por Damian Gjiknuri duket se e ka thyer akullin. Ai ka bërë jashtë tryezës, një propozim që prek sistemin. Dhe është shumë racional.

Ai kërkon që të hiqen koalicionet nga gara zgjedhore, pra çdo parti të konkurrojë më vete. Ky propozim në fakt i lë partitë e vogla në mëshirë të fuqisë së tyre. D.m.th nëse një parti e vogël ka një individ të shquar në një qark, ai mund t’ia dalë i vetëm. Nëse jo, votat e tij humbasin, dhe kështu sistemi prodhon një bipolaritet më të madh se ky aktuali, pasi mandatet diferencohen më fort mes të parit dhe të dytit, dhe dy partitë e mëdha nuk marrin më votat qyl të partive të vogla.

Sistemi pa koalicione, siç praktikisht ishin zgjedhjet e vitit 2017, provojnë fuqinë reale të partive, dhe përveç dy tre partive kryesore, partitë e tjera e kanë garën thuajse mazhoritare, individuale, pasi nuk kanë problem renditje.

Nëse socialistët do ta mbështesin këtë ide, ata natyrisht duhet të pranojnë dhe kompromise të ofruara për ndryshime të tjera të sistemit, por qëllimi duhet të jetë që pas zgjedhjeve të kemi një rezultat që prodhon qeveri dhe që i afrohet përfaqësimit real të votës me deputetët.

Koalicionet e ngurtësura, siç janë në sistemin aktual, shkatërrojnë përfaqësimin, pasi fjala vjen PD në vitin 2009, mori 130 mijë vota nga aletatët e vegjël që futi në koalicion, pa u dhënë atyre asnjë deputet.

E njëjta gjë dhe me PS në 2013. Aleatët e vegjël shërbejnë si depo rezervë për mandatet e dy partive të mëdha, pa u dhënë asgjë. Nëse i prish koalicionet, së paku ke shansin që dy të mëdhatë, marrin vetëm votat e tyre dhe të vegjëlit mbijetues, bëhen më të fortë.

Ndaj diskutimi për sistemin, duhet doemos të jetë serioz dhe jo nisur nga interesa të vogla. Ai duhet të ketë parimin që mandati i deputetit të përputhet me votat që i janë dhënë asaj partie, pa përfitur nga partitë e vogla, dhe pas zgjedhjeve vendi të jetë i qeverisshëm.

Për këtë duhet debat serioz dhe i hapur.

Reforma zgjedhore, e cila është një nga tre kushtet e nevojshme për të çuar vendin në zgjedhje, qofshin këto të parakohshme apo normale, duhet të ketë si mbështetje ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe një vendim ndaj presidentit, që është kthyer në vrasës zgjedhjesh.

Pas kësaj duhet të përfundojë dhe reforma zgjedhore, e cila tani ka shansin më të mirë që të ngrejë debate reale rreth sistemit dhe rekomandimeve të ODIHR, që kur të zgjidhen dy pengesat e tjera për zgjedhje, të mos humbasim kohë të diskutojmë për reformën zgjedhore.

Debatet e deritanishme për sistemin, i ngjajnë më shumë një beteje për sistemimin e ca politikanëve që nuk hyjnë dot në Parlament, se sa reformimit real të sistemit.

 

BURIMI: TemA

Continue Reading

Komente

Ziadin Sela: “Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë”

Published

on

By

Ziadin Sela në facebook:

Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë.

Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër.

Si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehem i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun e Idrizovës për më tepër se një dekadë, i dënuar padrejtësisht në rastin “Alfa”.

Rasti “Alfa” do të ngelet një ndër rastet më eklatante të montuara politike kundër shqiptarëve, në të cilin tre të pafajshëm, pa asnjë provë materiale, u dënuan me burg të përjetshëm pas ekzekutimit nga një grup ende i panjohur, të një polici shqiptar të njësitit “Alfa” në parkingun e fakultetit matematiko-natyror në vitin 2008.

Për vite me radhë, politika dhe drejtësia ia hudhën fajin njëra-tjetrës për mbajtjen e këtyre qytetarëve të pafajshëm, duke injoruar dëshmitë materiale dhe konkluzionet e ekspertizës ndërkombëtare të video materialit nga kamerat e sigurisë që dëshmojnë pafajësinë e Rexhailit dhe të dënuarve të tjerë. Për pasojë, rasti nuk gjeti epilogun e drejtë dhe shqiptarët sot kanë një martir të ri të drejtësisë së verbër dhe selektive, të instaluar për vite më radhë nga shteti i kapur që ka shndërruar shqiptarin në fajtorin kujdestar për çdo krim të pasqaruar e të montuar.

Vdekja e Rexhailit na rikujton edhe njëherë falimentimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën urgjente për të siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vetingut në gjyqësor për të eliminuar ndërhyrjet politike, sjelljet bllokuese, joetike dhe shpeshherë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përballë këtij falimentimi, vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme për rastet e montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë ngelet krijimi i një misioni evropian për shtetin e së drejtës, që do të ketë për mision kryesor rishikimin e procedurave gjyqësore në lidhje me këto raste.

Familjes së Rexhailit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen e tyre dhe u kërkojmë falje që nuk kemi mundur të bëjmë më tepër për lirimin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të pafajshëm.

Drejtësia ka dështuar për Rexhailin dhe ajo do të vonojë për të pafajshmit e tjerë që po mbahen padrejtësisht në burgjet tona, por Aleanca për Shqiptarët zotohet se drejtësia nuk do të harrojë.

Continue Reading

Komente

Ajdini: Vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burgjet e regjimit!

Published

on

By

Omer Ajdini në facebook:

Vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burgjet e regjimit!

Sa turp për ne që të lam të vdesësh padrejtësisht prapa grilave, o Rexhail Qerimi 😔

Continue Reading

Komente

Zeqiri: Turp për ata që lejuan për 13 vite të qëndrojë padrejtësisht në burg dhe në burg të vdes

Published

on

By

Arben Zeqiri në facebook:

Tragjedi që duhet të na turpërojë!

Një lajm i trishtë na tronditi të gjithëve sonte! Edhe një shqiptar i pafajshëm vdes në burgjet famëkeqe të këtij shteti diktatorial duke pritur drejtësinë dhe lirinë.

Rexhail Opaja Zoti të pranoftë në begatitë e Tij!

Ngushllime familjes dhe të gjithë miqve!

Turp për të gjithë ata që qëndrojnë ulur në kolltuqet nga të cilat mundën të ndihmojnë, por nuk prishën rehatinë e tyre dhe lejuan që për 13 vite të qëndrojë padrejtësisht në burg dhe në burg të vdes.

Continue Reading

Aktuale