Connect with us

Lajme

Angellovska: Nuk e heqim tatimin progresiv, por e pezullojmë

Published

on

Angellovska: Tatimin progresiv nuk e heqim, do të punojmë për zgjidhje korrekte, efikase dhe gjithëpërfshirëse

Tatimin progresiv nuk e heqim por e pezullojmë. Në periudhën e ardhshme do të punohet dizajn i zgjidhjes optimale që do të jetë korrekte, efikase dhe gjithëpërfshirëse.

Këtë e thekson ministrja e Financave Nina Angellovska në një intervistë për Televizionin e Maqedonisë në të cilën shton se vendimi i Qeverisë tregon seriozitet dhe sjellje të vendimit në bazë të analizave, gjetjeve dhe efekteve të vlerësuara. Ajo thekson se që sistemi tatimor të jetë i drejtë, duhet intensivisht të punohet në uljen e ekonomisë gri, si dhe qytetarët ta përforcojnë besimin në institucionet.

“Qëllimi themelor i tatimit progresiv ishte që të ulet pabarazia, gjegjësisht të bëhet redistribuim i të ardhurave. Të dhënat dhe analiza janë gjashtëmujore, por për vullnet të së mirës teknologjitë e reja – sistemi i ri për pagesë të tatimeve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike me të cilat grumbullohen hollësisht të dhënat na mundësojnë që shpejtë t’i shohim efektet, të mund të sjellim vendime dhe të ndërmarrim aksione korrigjuese, pa u bërë shumë vonë.  Analiza tregoi se është bërë redistribuim i parëndësishëm, por edhe më me rëndësi fiktiv. Për shembull, nëse disa persona kanë pranuar ‪150.000‬ denarë të ardhura bruto edhe pas vendosjes së tatimit progresiv kanë vendosur që shumën e cila e tejkalon pragun prej 90.000 denarëve, gjegjësisht 60.000 denarë t’i shpërndajnë te personat tjerë, të tjerët bëhen më fitimprurëse – por, vetëm në mënyrë fiktive. Nga ana tjetër, parë në mënyrë agregate, të dhënat tregojnë se disa tatimpagues ndoshta kanë vendosur që një pjesë të të ardhurave ta transferojnë në sistem tjetër tatimor i cili ju ofron kushte më të mira”, tha Angellovska.

Sa i përket efekteve buxhetore ajo thekson se efektet të cilat ishin paraparë që të priten nga tatimi progresiv janë 25 milionë euro. Por nëse subjektet nuk e kanë ndryshuar sjelljen pas vendosjes së tatimit progresiv dhe më të lartë të të ardhurave, sipas analizës, duhej të grumbulloheshin rreth 40 milionë euro në nivel vjetor.

Angellovska shtoi se në periudhën e ardhshme do të punohet në dizajnimin e zgjidhjes optimale, përfshirë të gjitha palët e prekura dhe se do të punohet në mekanizma për uljen e ekonomisë gri si një nga parakushtet e rëndësishme për vendosjen e një reforme të këtillë komplekse tatimore.

“Për shembull kemi një person i cili merr të ardhura prej  ‪100.000‬ denarëve, ndërsa është i vetmi që punon në familje – gruaja nuk punon, fëmijët janë të vegjël dhe për ata ato ‪100.000‬ denarë janë të ardhurat e vetme. Kemi familje tjetër prej katër të rriturve, të gjithë punojnë dhe marrin nga 50.000 denarë. Cila familje është më e pasur?. Duhet të merret parasysh amvisëria”, thotë Angellovska.

Ajo thekson se që të kthehen qytetarët në sistem, ata duhet të kenë besim në të, gjegjësisht se ata i paguajnë tatimet, si dhe besim i përforcuar në institucionet.

Në lidhje me tatimin e të ardhurave për fitim kapital dhe për depozita, Angellovska thotë se zgjidhjet e reja do të ulet barra administrative dhe do të bëhet mënyrë sistemore për pagesë efikase.

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Bota

Austri: 500 euro kupon për çdo vaksinim

Published

on

Me lotarinë e vaksinimit, çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar një kupon prej 500 euro për çdo vaksinim. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe gjithashtu për ata që sapo janë duke u vaksinuar, raporton albinfo.a

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, zëvendëskancelari Werner Kogler dhe kryetarja e partisë opozitare SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, kanë rënë dakord për miratimin e një „Pakete nxitëse” për të rritur shkallën e vaksinimit. Në fakt, drejtuesja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, prej muajsh ka kërkuar që të bëhet e mundshme një premi për personat që vaksinohen. Duke u bazuar në këtë, partitë qeverisëse ÖVP dhe të Gjelbrit hartuan të martën një model tjetër për të stimuluar qytetarët për vaksinim.

Qeveria vendosi që Bashkitë (Landet), të cilat kanë kuota të larta të vaksinimit, duhet të shpërblehen. Ky propozim u hodh në votat e Parlamentit, të cilën e votuan shumica e deputetëve. E kjo do të bëhet përmes kampanjës „Lotaria e vaksinës“ (Impflotterie), ku mund të fitoni nga 500 euro kuponë për çdo vaksinim.

Me lotarinë e vaksinimit çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe ata që sapo janë duke u vaksinuar. Konkretisht, ekziston mundësia për të fituar për çdo vaksinim të pjesshëm – nëse jeni vaksinuar tri herë, mund të fitoni tri herë, njofton albinfo.at.

Kjo do të bëhet sipas shortit që do të fillojë nga 15 marsi, e do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2022. Shorti do të hidhet në televizionin ORF, në bashkëpunim me partnerët e tjerë.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë edhe shpërblim për ata që janë vaksinuar, edhe nxitje që të vaksinohen tani. Ky është rasti me lotarinë e vaksinimit, ku do të ketë kupona 500 euro për shfrytëzim në bizneset e vogla tregtare, si: turizëm, gastronomi, shërbime, kulturë dhe sport, por jo për blerje në dyqane online”, thotë Nehammer për mediat austriake.
“Ne duam të vazhdojmë të mbështesim komunat dhe qytetet anembanë Austrisë në informimin e qytetarëve lokalë për vaksinimin – për këtë do të vihen në dispozicion 750 milionë euro”, shprehet ai. „Edhe nëse kjo shumë shkon deri në 1 miliard euro, për mua është e pranueshme“, shton kancelari austriak.

Continue Reading

Aktuale