Maqedonia e Veriut
Ziadin Sela dhe Arben Taravari në zyrat e Lëvizja VETËVENDOSJE! , në takim me Albin Kurtin (VIDEO)
Sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti ka pritur në takim kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën.
Kreu i ASH-së, Ziadin Sela e uroi edhe njëherë Albin Kurtin për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në takim u fol edhe për marrëdhëniet fqinjësore që ka Maqedonia e Veriut me Republikën e Kosovës, dhe nevojën që këto marrëdhënie të forcohen edhe më tej, në mënyrë që të krijohen edhe kushte më të mira për lëvizjen e lirë si të qytetarëve ashtu edhe të të mirave.
Përveç dy liderëve, në takim gjithashtu mori pjesë edhe Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari si dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
https://www.facebook.com/in7.tv/videos/999315190408707/
Lajme
Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët
Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.
“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.
Debati i plotë:
Lajme
Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve
Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24
Lajme
Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje
Në vendkalimin Tabanoc sot në mëngjes sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi përveç kryerjes së formaliteteve doganore.
Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. /Alsat.mk
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare