Connect with us

Kosovë

Spektakël i Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë/Palmer e Grenell në garë, kush do të jetë më i ashpër me Serbinë

Published

on

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emëruar dy Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor e për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Matthew Palmer i emëruar nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, dhe Richard Grenell i emëruar nga Donald Trump, kanë vizutuar ndaras Kosovën e Serbinë, ku janë takuar me krerët politikë të dyja vendeve për të diskutuar rreth asaj se si do t’i qitet pika problemit shumëvjeçar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kryefjala e vizitës së Grenell në Kosovë ka qenë ngutja drejt arritjes së një marrëveshje me Serbinë, dhe për një gjë të tillë është kërkuar heqja e taksës, kërkesë e kamotshme kjo e SHBA’së.

Megjithatë Richard Grenell duket se ka qenë jashtëzakonisht kërkues gjatë takimeve qe ka pasur ne Serbi. Të paktën kështu kanë thënë njerëz të stafit të Vuçiqit, të cilët kanë treguar se presidentit të Serbisë i është dashur disa minuta kohë që të marrë veten pas takimit që ka pasur me njeriun e Donald Trump për dialogun.

Siç ishte raportuar në mediat serbe, Grenell kishte qenë i qartë dhe kishte kërkuar që Serbia të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, ndërkohë vetë Vuçiq pas atij takimi e ka pohuar një gjë të tillë, ndërsa ka treguar se askush nuk dëshiron dhe nuk pranon ndarjen e Kosovës.

Hiq më i lehtë në deklarata nuk ka qenë as, Matthew Palmer. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Palmer ka thënë se Serbia duhet të harrojë që integrohet në Bashkim Evropian pa arritur një marrëveshje dhe pa e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe që Kosova nuk mund të përjashtohet nga një zgjidhje afatgjate për vendosjen e paqes në Ballkan.

Lidhur me këto zhvillime rreth dialogut dhe vizitave të emisarëve amerikanë në Ballkanin Perëndimor, gazeta sllovene “Delo”, ka publikuar një opinion të Vili Einspieler, i cili thotë se dy të dërguarit e posaçëm të SHBA’së, po garojnë me njëri tjetrin se cili do të jetë më i ashpër në kërkesat e tij për Serbinë, transmeton in7.

Në shkrimin e titulluar “Spektakli Ballkanik në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet se tashmë në rajon po frynë një erë e re e politikës së SHBA’së, që ka rifreskuar politikën e dështuar të Brukselit, e cila në vend të normalizimit kishte rritur mosbesimin mes palëve të përfshira në negociata.

Ndër të tjera në këtë opinion thuhet se ky presion amerikan mbi Serbinë po rritet për shkak të një gare mes Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, përkatësisht Matthew Palmer e Richard Grenell, se cili do të jetë më i mprehtë në kërkesat karshi Beogradit.

“I pari (Grenell) ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën, ndërsa i dyti (Palmer) ka thënë që Serbia duhet të harrojë që mund të integrohet në Bashkim Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës, kanë kërkuar që të pezullojnë edhe fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërkohë Uashtingtoni nga Kosova pret pezullimin e taksës”, thuhet në këtë opinion të publikuar në gazetën sllovene “DELO”.

Continue Reading

Kosovë

Kosovë: Mbi 803 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë anticovid-19

Published

on

By

Kosovë: Mbi 803 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë anticovid-19

Prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. E deri më sot 803 mijë e 638 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri më tani janë dhënë 68.526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë që numri i të infektuarve javët e fundit ka shënuar rritje. Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për gjashtë të vdekur dhe 3 mijë e 917 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 28 mijë e 751 raste aktive me koronavirus, e që Prishtina prinë me numrin më të lartë të këtyre rasteve me 9 mijë e 473.

Për situatën epidemiologjike me COVID-19 të enjten në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe debat parlamentar.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme Kuvendi nuk miratoi rekomandimet e tri partive opozitare, PDK-së, LDK-së, dhe AAK-së për rishqyrtim të masave kufizuese për pandeminë COVID-19. Kundër këtyre rekomandimeve ishin 41 deputetë, ndërsa “pro” ishin vetëm 22.

Kujtojmë se nga 22 janari janë në fuqi masat e reja antiCOVID-19. Në bazë të secilave gastronomia punon deri në orën 21:00, ndërsa ora policore është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Masë tjetër që ka nxitur reagimin edhe të shteteve fqinje është hyrja në Kosovë me dozën e tretë të vaksinës ose testin PCR.

Continue Reading

Kosovë

Dhunohet një e mitur në një motel në Mitrovicë

Published

on

By

Dhunohet një e mitur në një motel në Mitrovicë

Policia ka bërë të ditur se dje në Mitrovicë dyshohet se është dhunuar një femër e mitur e cila kishte qenë në një motel me një të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe policia rastin e ka cilësuar si ”Dhunim”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Aktuale