Connect with us

Lajme

Sasoli: Nuk pati “jo” për datë, por shtyrje të vendimit

Published

on

Gjatë Këshillit të fundit të BE-së pati negociata që vinin nga tre qeveri të vendeve-anëtare të BE-së dhe këto propozime na çuan drejt konkludimit të vendimit. Në thelb nuk pati “Jo” për datë, nuk pati mohim të çështjes për fillim të negociatave, por pati një lloj kushtëzimi, se diçka më tepër duhet të bëhet. Në këtë moment ato qeveri janë në fazë të ndryshimit të mendjes, përkatësisht i shqyrtojnë vendimet që i sollën, por duhet të theksoj se nuk dëgjuam një “jo” të qartë.

Kjo ishte porosia e kryetarit të Parlamentit evropian, David Sasoli në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev.

“Ne jemi të bindur se ky proces mund edhe të ndalojë, kjo është frika jonë, dhe besoj se disa shkaqe të tyre që ishin ekspozuar duhet të shqyrtohen, gjithashtu besoj se ato ankesa të anëtareve të treta mund të tejkalohen”, tha Sasoli dhe përsëriti se ka pasur vetëm shtyrje të vendimit, e jo refuzim të tij.

Vlerësoi se ajo që ato vende nuk i tejkaluan ankesat në Këshillin e BE-së, nuk duhet të konsiderohet si disfatë, por një lloj stagnimi në proces, siç edhe ndodhë shpesh në vendet demokratike.

Kryetari i Europarlamentit është decid se çështja për zgjerimin do të inicohet në maj para Këshillit të BE-së, në Samitin në Zagreb.

“Ne jemi të investuar dhe të përkushtuar në këtë proces që unë shpresoj, siç shpresojmë të gjithë se do të finalizohet dhe konkludohet në mënyrë prosperuese dhe pozitive. Qeveritë e këtyre vendeve të cilët e shprehën përmbajtjen dhe rezervat e tyre, tani për momentin janë në fazë të vlerësimit dhe shqyrtimit të vendimit të tyre. Ky është moment që flet për optimizëm dhe besim të madh”, theksoi ai.

Lidhur me atë se nuk ka rrugë të shkurtë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të arritur drejt BE-së dhe se nuk është e mundur ndarja e atyre vendeve, Sasoli tha se ekzistojnë procedura të caktuara në proceset inkuadruese, të cilat mund të shqyrtohen dhe modifikohen madje edhe të thjeshtëzohen.

“Ne jemi në kuadër të një procesi në të cilin KE-ja e përpiloi këtë pako. Ne duhet të tregojmë qëndrim rreth çështjes së kësaj pakoje dhe nëse procesi do të fillonte në një mënyrë tjetër, ne do të deklaroheshim në mënyrë tjetër. Por tani objektivisht në këtë moment nuk është e mundur, dhe mendoj se madje nuk është as e dëshirueshme. Por kjo nuk do të thotë të mos merren parasysh dhe të mos vlerësohen në mënyrë individuale vlerat dhe meritat e këtyre dy vendeve. Nëse i lexojmë deklaratat e kryetarit të KE-së, të kryetarit të Këshillit të BE-së dhe kryetarit të PE-së, meritat i janë njohur edhe Maqedonisë së veriut edhe Shqipërisë. Do të thotë nuk bëhet fjalë për merita, ato njihen, tani ne kemi detyrë të vazhdojmë drejt kësaj rruge dhe besoj se ato ankesa të cilat ishin inicuar nga këto tre qeveri për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të tejkalohen shpejtë dhe lehtë”, theksoi Sasoli duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev.

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Bota

Austri: 500 euro kupon për çdo vaksinim

Published

on

Me lotarinë e vaksinimit, çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar një kupon prej 500 euro për çdo vaksinim. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe gjithashtu për ata që sapo janë duke u vaksinuar, raporton albinfo.a

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, zëvendëskancelari Werner Kogler dhe kryetarja e partisë opozitare SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, kanë rënë dakord për miratimin e një „Pakete nxitëse” për të rritur shkallën e vaksinimit. Në fakt, drejtuesja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, prej muajsh ka kërkuar që të bëhet e mundshme një premi për personat që vaksinohen. Duke u bazuar në këtë, partitë qeverisëse ÖVP dhe të Gjelbrit hartuan të martën një model tjetër për të stimuluar qytetarët për vaksinim.

Qeveria vendosi që Bashkitë (Landet), të cilat kanë kuota të larta të vaksinimit, duhet të shpërblehen. Ky propozim u hodh në votat e Parlamentit, të cilën e votuan shumica e deputetëve. E kjo do të bëhet përmes kampanjës „Lotaria e vaksinës“ (Impflotterie), ku mund të fitoni nga 500 euro kuponë për çdo vaksinim.

Me lotarinë e vaksinimit çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe ata që sapo janë duke u vaksinuar. Konkretisht, ekziston mundësia për të fituar për çdo vaksinim të pjesshëm – nëse jeni vaksinuar tri herë, mund të fitoni tri herë, njofton albinfo.at.

Kjo do të bëhet sipas shortit që do të fillojë nga 15 marsi, e do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2022. Shorti do të hidhet në televizionin ORF, në bashkëpunim me partnerët e tjerë.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë edhe shpërblim për ata që janë vaksinuar, edhe nxitje që të vaksinohen tani. Ky është rasti me lotarinë e vaksinimit, ku do të ketë kupona 500 euro për shfrytëzim në bizneset e vogla tregtare, si: turizëm, gastronomi, shërbime, kulturë dhe sport, por jo për blerje në dyqane online”, thotë Nehammer për mediat austriake.
“Ne duam të vazhdojmë të mbështesim komunat dhe qytetet anembanë Austrisë në informimin e qytetarëve lokalë për vaksinimin – për këtë do të vihen në dispozicion 750 milionë euro”, shprehet ai. „Edhe nëse kjo shumë shkon deri në 1 miliard euro, për mua është e pranueshme“, shton kancelari austriak.

Continue Reading

Aktuale