Connect with us

Rajon

Ndotja e ajrit po ngulfat të gjithë Ballkanin

Published

on

Kur afrohet dimri e ndjen kudo ajrin e rëndë në Ballkan. Smogu ka pushtuar kryeqytetet si Beogradi, Zagrebi e Sarajeva, por në vend që të veprojë, politika përpiqet ta zbusë problemin.

Më 26 tetor doli lajmi: Beogradi u shpall zyrtarisht qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, i pasuar nga Sarajeva. Që më parë dy qytetet kishin zënë vendet e para në portalin online AirVisual. Në një kohë që ato nuk bëjnë përjashtim. Autoritetet thonë, se e me ardhjen e dimrit mjaft qytete në Ballkan fillojnë të marrin “frymë rëndë”. Por këto deklarata kanë funksion qetësues, sinjali është që të mos ketë panik, se nuk është diçka e jashtëzakonshme, por më shumë “një ndotje tipike për këtë periudhë të vitit”.

Ndërkohë që autoritetet në të tre këto vende nuk është, se ndërmarrin aq sa duhet për t’i dalë zot këtij problemi. Radomir Lazovi nga iniciativa qytetare “Mos e mbysni Beogradin” kritikon se autoritetet veprojnë nganjëherë edhe kundër fakteve. “Në Vincë, pranë Beogradit po ndërtohet një impiant i djegies së mbetjeve, megjithëse Banka Europiane e Investimeve e ka refuzuar financimin e saj së fundmi, sepse nuk plotësonte standartet, që Serbia ka pranuar si kandidate për anëtarësim.”

Uljen e rëndësisë së ndotjes së ajrit nga autoritetet, Lazovic e sheh si përpjekje të tyre për të qetësuar qytetarët. “Kjo do të thotë arrati nga realiteti.” Ndotja nuk ndodh pa arsye, ka një burim ndotjeje, kritikon Lazovic.

Bosnien und Herzegowina Smog in Sarajevo (DW/Z. Ljubas)Sarajava

Gaz në vend të qymyrit

Ndërkohë që në shumë qytete ballkanike ajri është më shumë i ndotur në dimër, në disa qytete boshnjake, Zenica , Tuzla, Lukavac ajri është gjatë gjithë vitit i ndotur, thotë Samir Lemes nga shoqata “Eco Forum Zenica për Deutsche Wellen. “Pronarët e fabrikave nuk i kanë ose nuk investojnë në teknologji të reja, që do ulnin emetimet. Investimet e

dikurshme në teknologji të përparuara u ndërprenë nga lufta në vitet 90-të, dhe privatizimi pas luftës nuk solli ndryshime që do të ulnin ndjeshëm emetimin e dioksidit të squfurit, SO2”, thotë Lemes. Një nga pasojat: Në Zenica, një qendër e industrisë së metalit në Bosnje-Hercegovinë në vitin 2018 përqëndrimi i squfurit u tejkalua në 252 ditë. Me ligj kjo lejohet vetëm tre ditë.

Edhe Sarajava është një nga qytetet europiane me ndotjen më të madhe edhe për shkak të pozicionit gjeografik, që e bën të vështirë qarkullimin e ajrit. Ndërkohë shumë shtëpi ngrohin me qymyr, megjithëse që në vitet 70-të bashkia shtroi gjerësisht linjat për tubacionet e gazit. Një masë me efekt, thotë Lemes, përqëndrimi në ajër i blozës dhe SO2-t ra ndjeshëm.

Bosnien und Herzegowina - Luftverschmutzung (DW/Z. Liubas)Samir Lemes

Por vetëm pak kohë mundën të merrnin frymë lirisht banorët e Sarajevës. “Trafiku i automjeteve është shtuar, po ashtu edhe përdorimi i lëndëve djegëse të forta, sepse çmimi i gazit është shumë i shtrenjtë. Kështu efektet pozitive të viteve 80-të u zhbënë. Situata përkeqësohet edhe nga ndërtimet e paplanifikuara të grataçielave, që e reduktojnë lëvizjen e rrymave të ajrit, dhe shtëpive që nuk kanë ngrohje qendrore me gaz”, kritikon Lemes. Qytetarët janë “të mallkuar” të thithin një ajër të tillë, thotë ai.

E njëri është Nenadi nga Sarajeva, që vuan astma. “Për ne të sëmurët kronikë periudha e dimrit është periudha e mbytjes nga ajri. Më e keqja është se me këtë smog nuk lëvizim dot të lirë. Por duhet të gjejmë një mënyrë të shkojmë në punë. Apo tek mjeku. Mirë do ishte të shkonim në mal, por edhe kjo nuk është gjithmonë e mundur.”

Drejtori i Spitalit të Zagrebit për sëmundjet e mushkërive, Boro Nogalo thotë, se brenda 15 vitesh shumë vetë do të vuajnë nga rrugët e frymëmarrjes. Alergjitë në vendet me ndotje të lartë të ajrit janë shumë më të shpeshta. “Ndotja e ajrit dëmton mukozën e rrugëve të frymëmarrjes dhe shkakton në kombinim me alergjenë të tjerë inflamacione të ndryshme”, thotë Nogalo.

Bosnien und Herzegowina Smog in Sarajevo (DW/Z. Ljubas)Smog në Sarajevë

Shkencë në vend të politikës

Ndërkohë edhe në Kroaci, vend që prej 5 vitesh është anëtar i BE-së, nuk ka ajër më të pastër. Vërtet qytetet bregdetare për shkak të pozicionit gjeografik kanë të dhëna më të ulta të ndotjes, por në brendësi të vendit, vlerat e ndotjes tejkalohen rregullisht, edhe në kryeqytetin Zagreb. Nuk ka një zgjidhje të thjeshtë të problemit, pranon Samir Lemes nga shoqata qytetare Eco Forum, Zenica. Më shumë kemi nevojë për një paketë masash, që trajtojnë disa probleme. “Qendrat industriale kanë nevojë për filtra dhe teknologji për reduktimin e emetimeve, trafiku rrugor duhet të përmirësohet, duhet punuar që të përmirësohet termoizolimi i apartamenteve, për të reduktuar përdorimin e energjisë nga sistemet e ngrohjes me djegie”, thotë Lemes. Ai kërkon edhe largimin nga qarkullimi të automjeteve me ndotje të lartë. Aktivisti është i mendimit, se duhet dëgjuar më shumë shkenca në këtë drejtim dhe jo politika, që më në fund të veprohet.”/DW

Continue Reading

Lajme

Kriza në Bosnje, Dodik: Fati i shtetit varet nga Erdogan, Vuçiç dhe Milanoviç

Published

on

Lideri i serbëve të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik mirëpriti dialogun për zgjidhjen e krizës politike brenda vendit me ndërmjetësimin e presidentëve të Turqisë, Serbisë dhe Kroacisë Rexhep Taip Erdogan, Aleksandër Vuçic dhe Zoran Milanoviç. Për Agjencinë e Lajmeve të Republikës Srpska (SRNA), Dodik theksoi se një gjë të tillë ai e kishte deklaruar dhe vitin e kaluar kur Erdogan vizitoi Bosnje-Hercegovinën.

“Vitin e kaluar gjatë vizitës së Erdoganit në Bosnje-Hercegovinë, deklarova se problemet në këtë vend mund të zgjidhen me ndërmjetësimin e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentit kroat Zoran Milanoviç. Fati i Bosnjes varet nga dialogu brenda vendit me mbështetjen e Erdogan Vuçiç dhe Milanoviç. Opinioni i askujt tjetër nuk do të arrijë rezultat pozitiv për Bosnje-Hercegovinën”, bëri me dije Milorad Dodik.

Në vizitën e djeshme të Vuçiç në Turqi, presidenti Erdogan tha se mirëpret anëtarët e Këshillit Presidencial Përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës për t’u takuar së bashku në Beograd ose Ankara.

Kujtojmë që anëtari serb në Këshillin Presidencial të Bosnje-Hercegovinës u shpall “non grata” nga SHBA në fillim të këtij viti si person i korruptuar dhe që ka rrezikuar stabilitetin e shtetit federativ boshnjak me deklaratat kërcënuese separatiste. Vitin e kaluar, Dodik kërcënoi se serbët e Bosnjes do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët kroato-serbo-boshnjake pasi nuk po respektohen të drejtat e tyre si minoritet. Madje, ai bëri thirrje dhe për pavarësinë e Republikës Sprska, për të cilën ai beson se do të realizohet në 5 vite e ardhshme.

Continue Reading

Lajme

Kryeministri malazez shkarkon Dritan Abazoviqin

Published

on

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviq.

Në vend të Abazoviq, ai ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.

“Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Abazoviq ka ndërmarr një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në këtë shtet.

Continue Reading

Lajme

Kryeparlamentari i Malit të Zi e cilëson si tentim për puç mocionin ndaj Qeverisë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, njëherësh lideri i Demokratëve, Aleksa Beçiq e cilësoi si “tentim klasik për puç kushtetues” dhe ndaj vullnetit të qytetarëve e demokracisë, iniciativën për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit, Zdravko Krivokapiq.

Më 19 janar, Lëvizja Qytetare Ura, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, dorëzoi në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë.

Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Por, Beçiq, partia e të cilit është pjesë e koalicionit aktual qeverisës tha se pjesëtarët e shumicës aktuale kishin deklaruar më herët se nuk do të bashkëpunonin më me partinë e Gjukanoviqit dhe tani kësaj partie po i ofrojnë mundësinë që të formojë shumicën parlamentare.

“Ky quhet mashtrim politik”, tha Beçiq, duke shtuar se është duke u bërë “tradhti me përmasa epike”.

Thirrje për dorëheqjen e Abazoviqit

Abazoviq më herët ka shpalosur idenë për formimin e një qeverie të pakicës, që ka thënë se është një model për tejkalimin e krizës politike në Malin e Zi.

Por, ministrat e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Milojko Spajiq dhe Jakov Millatoviq kërkuan që Abazoviq të japë dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit.

“Abazoviq ose duhet të japë dorëheqje apo duhet ta tërheqë nismën (për mocion). Këshillë miqësore: Mos lejoni që dinozaurët, ju si i ri dhe premtues, t’iu konsumojnë dhe t’iu pensionojnë nga politika, dhe populli të ju kujtoj si tradhtar. Tërhiqeni mocionin, kthehuni aty ku e keni vendin. Nga Uashingtoni me dashuri”, ka shkruar Spajiq në Twitter.

Në rrjetin social Twitter ka reaguar edhe ministri Millatoviq.

“Duke pasur parasysh që zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq paraqiti nismën për rrëzimin e Qeverisë së bashku me ata që janë përgjegjës për ngecjen morale dhe ekonomike të Malit të Zi, gjë për të cilën ai ka folur pafundësisht, ne besojmë se është etike që të japë dorëheqje nga Qeveria të cilin ai po e rrëzon”, tha Millatoviq, duke shtuar në fund të postimit të tij se ky postim ishte nga “ministrat në Qeverinë e Malit të Zi”.

Por, ministri i Punëve të Brendshme, Sergej Sekulloviq tha se Millatoviq ka keqpërdorur pozitën e tij si ministër, duke folur në emër të të gjithë ministrave pa u konsultuar paraprakisht.

“Nuk jemi konsultuar dhe nuk kam dhënë miratimin tim, as nuk ndaj mendimin që ka shprehur Milatoviq”, tha Sekuloviq.

Ai shtoi se ishte “i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e personave në poste të larta, që de fakto bëjnë thirrje për rezistencë, rrisin konfuzionin dhe dëshirojnë të shkaktohen trazira të përmasave të mëdha”.

Sekulloviq bëri thirrje për qetësim të situatës dhe tha se duhet të pranohet që në një shoqëri demokratike, vendimet merren në përputhje me procedurat e parapara në Kushtetutë.

Edhe ministri i Jashtëm, Gjorgje Radulloviq, u distancua nga qëndrimi i Millatoviqit dhe mbështeti Abazoviqin.

Ai tha se Abazoviqi gjatë vitit të kaluar ka kontribuar më së shumti në punën e Qeverisë dhe “falë guximit të tij politik” ka ndodhur ndryshimi i parë paqësor i një qeverie në Mal të Zi.

Lëvizja Ura tha se nisma për mocionin e mosbesimit do të tregojë nëse Qeveria e Krivokapiqit ka mbështetjen e shumicës së deputetëve apo nëse propozimi i tyre për qeveri të pakicës do të përkrahet nga ligjvënësit.

Për të iniciuar shkarkimin e Qeverisë në Kuvend nevojiten 27 vota, ndërsa për largimin e saj duhet një shumicë prej 41 deputetësh.

Me mbështetjen e partisë së Gjukanoviqit, e cila ka 30 deputetë në Parlamentin malazez, Lëvizja Ura siguron numrin e mjaftueshëm të votave për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Qeveria e Zdravko Krivokapiqit u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me votat e partisë pro-serbe, Frontit Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura si qeveria e ekspertëve, kurse i vetëm politikan në të është kreu i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviq, që mban postin e zëvendëskryeministrit.

Continue Reading

Aktuale