Connect with us

Maqedonia e Veriut

Konve-Mure: Franca së shpejti do të japë dritë jeshile për NATO, për BE-në nuk është kundër, por kërkon kohë

Published

on

E kuptojmë se sinjali që ishte dhënë është mjaft negativ dhe nuk dëshirojmë që kjo të shkaktojë reagim kundër Francës dhe kundër qëndrimit të saj, por ajo porosi duhet të kuptohet se nuk bëhet fjalë për aktivitet negativ ndaj Maqedonisë. Franca konsideron se të gjitha vendet nga rajoni janë pjesë e kontinentit evropian, por është e domosdoshme sot për BE-në të reformohet përbrenda, thotë në intervistë për MIA-n Elen Konve-Mure, zëvendëskryetare e Senatit francez dhe anëtar i Komisionit për punë të jashtme, mbrojtje dhe forca të armatosura, e cila ndodhet për vizitë dyditëshe në vend.

“Nuk bëhet fjalë për veto, as për refuzim nga ana e Francës, sepse Franca nuk dëshiron ta bllokojë procesin, por vetëm u deklarua negativisht lidhur me çështjen, sepse ndoshta sot BE-ja nuk është e gatshme të pranojë vende të tjera anëtare dhe është e domosdoshme të shihen kritere të caktuara të cilat do të ndihmojnë të qasemi drejt anëtarësimit dhe pranimit të vendeve të reja kandidate”, thotë senatorja Konve-Mure duke e sqaruar mosndarjen e datës për Shkupin dhe Tiranën në Samitin e tetorit të BE-së.

Lidhur me mundësinë që Parisi së shpejti t’i paraqesë propozimet e veta për metodologjinë e re për zgjerim, senatorja franceze thotë se pushteti ekzekutiv sigurisht punon në atë, por ajo si anëtare e Senatit nuk është fare në mundësi të flasë për afate.

“Atë që mundem jua them, është se ekziston nevoja për urgjencë për të cilën është i vetëdijshëm pushteti ekzekutiv në Francë, në mënyrë që të mund të përparojë sa më shpejtë, në mënyrë që të sjellë sqarime për atë çka pritet nga Maqedonia dhe Shqipëria”, thotë Konve-Mure.

Kompletimi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të vendit tonë në NATO në Parlamentin francez pasi që atë e bëri Senati francez, Konve-Mure sqaron se sipas konsultimeve me kolegët e saj nga Kuvendi francez, do të varet nga agjenda e Kuvendit, por konsideron se do të mund të ndodhë shumë shpejtë dhe nuk do të ketë kurfarë problemi. Megjithatë, nuk mund të thotë se kjo është e mundur para samitit të Aleancës në Londër.

“Ndoshta, por nuk mund ta konfirmoj këtë, nuk mund t’ju jap datë të saktë sepse kolegët e mi nga Kuvendi francez nuk kanë datë fikse. Atë që mund t’ua them është se nuk do të ketë kurfarë problemi për votimin në Asamblenë nacionale franceze”, thekson zëvendëskryetarja e Senatit francez, Elen Konve-Mure.

Në intervistën të cilën MIA më vonë do ta publikojë në tërësi së bashku me video materialin nga biseda, Konve-Mure flet edhe për bashkëpunimin bilateral në mbrojtje dhe siguri, për fokusin e Agjencisë franceze për zhvillim e cila së shpejti duhet të fillojë së funskionuari. ab

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Rama: Maqedonia e Veriut duhet pa rezervë ta pranojë propozimin e ri francez

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka deklaruar se Maqedonia e Veriut duhet pa rezervë të pranojë propozimin e ri francez që sipas tij është poashtu përfundimtari, ndërsa hap rrugën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takimin me gazetarë, pas samitit të NATO-s që mbahet në Madrid, Rama ka shprehur përpjekjet në arritjen e marrëveshjes me të cilën hapet rruga për mbylljen zyrtare të hapjes së negociatave.

Tërë kohën, shtoi ai, kam qenë në kontakt me presidentin francez Emanuel Makron që sipas tij meriton mirënjohje të madhe pasi ai personalisht ka ndjekur këtë proces 48 orë deri në mesnatë, bile ka shkëmbyer porosi me Ramën.

“Sipas mendimit tim, propozimi i ri që është përfundimtari, patjetër ta kuptojnë mirë në Maqedoninë e Veriut është propozim plotësisht i pranueshëm dhe qeveria, shumica, parlamenti duhet ta pranojnë pa rezervë. Shoqëria në Maqedoninë e Veriut duhet të ndjehet plotësisht e lirë pasi udhëkryqi është tejkaluar dhe eliminuar me disa nuanca që e kanë bërë të papranueshëm propozimin e kaluar”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar ka thënë se ka zhvilluar bisedë konstruktive me presidentin bullgar, Rumen Radev.

“Është shumë e qartë për të gjithë. Ne nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë, nuk ka asnjë shqetësim të ndonjë natyre tjetër përveç shqetësimit të krijuar nga qasja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ngërçi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në një proces që mund të ishte më shumë civil dhe evropian nga Bullgaria. Por ky është uji që ka kaluar nën urë dhe me mbylljen e procesit të shqyrtimit të Maqedonisë së Veriut për propozimin francez, nuk ka asgjë për të shtuar kur bëhet fjalë për Bullgarinë. Uroj që në të ardhmen të mos kalojmë rrugë “Bullgaria”, në forma të tjera, si shprehje e deformimit të frymës së zgjerimit”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Shqipërisë dje në rrjetet sociale njoftoi se i jepet mundësia Maqedonisë së Veriut për qasje të pa kusht dhe i hap rrugën fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Ai në postimin shtoi: Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u them: Pranojeni!”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajme

Në vend të protokollit në kornizë negociuese do të ketë raporte vjetore

Published

on

Mungesa e Protokollit dypalësh në kornizën negociuese është ndryshimi më i madh në propozimin zyrtar francez, ndryshe nga draft versioni që u paraqit më herët në opinion. Në vend të Protokollit me Bullgarinë, tani në kornizë përfshihen raporte vjetore të zbatimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Sipas autoriteteve në vend, fakti që Protokolli dypalësh nuk është në kuadër të negociatave do të thotë se çështjet historike nuk do të rëndojnë procesin e negociatave.

“Sigurisht, çdo shtet anëtar i BE-së, në çdo moment të procesit nëse vendos, mund të bllokojë. Kjo është parë me shumë vendeve të tjera më herët, por ne kemi garanci, kemi shkruar në letër, të gjitha hapat e ardhshëm dhe të gjitha formatet dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kjo është garancia jonë që asnjë vend në kokë të vet, në këtë rast edhe Bullgaria, nuk do të jetë në gjendje të thirret në veto nëse ne përmbushim obligimet tona dhe negociojmë siç përcaktohet në kornizën negociuese”, tha Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Sipas shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, ky Protokoll në të cilin kanë punuar dy Ministritë e Punëve të Jashtme, mund të nënshkruhet nëse miratohet edhe korniza negociuese.

“Nëse Qeveria merr vendim pas procesit të konsultimit që e miraton pakon, atëherë unë mund të organizoj menjëherë një mbledhje të komisionit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë dhe ta nënshkruajmë protokollin. Mendoj se kjo do të përkojë në kohë me të njëjtën ditë kur Këshilli i BE-së do të miratojë kornizën negociuese dhe gjithë këtë propozim francez”, theksoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Sa i përket çështjes së gjuhës, Osmani tha se për gjuhën maqedonase ka një formulim të qartë, pa sqarime shtesë. Pala bullgare mund të shprehë qëndrimin e saj për gjuhën, por ajo deklaratë e njëanshme e Sofjes do të jetë në procesverbalin e takimit në Bruksel, por jo edhe në kornizën negociuese.

Në lidhje me ndikimin e ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve ndaj procesit të bisedimeve, Osmani tha se menjëherë mund të thirret një Konferencë Ndërqeveritare dhe të fillojë skriningu, ndërsa Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin e hapjes së negociatave, do të zhvillohet sapo Shkupi të njoftojë se ka përfunduar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Continue Reading

Aktuale