Lajmet kryesore
Komuna e Tetovës për vite me rradhë nuk gjen dot zgjidhje me qentë endacak
“Skenat e këtilla janë shumë të shpeshta brenda ditës ndërsa më të vështira janë ata të mëngjesit, kur, fëmijë të vegjël gjatë vajtjes në shkollë, shpesh sulmohen nga qentë endacak”.
Numri i qenve muajve të fundit është shtuar, për shkak të ndërprerjes së kontratës që ka pasur komuna e Tetovës, me firmën që ka menaxhuar me qentë endacak. Drejtuesi i qendrës për përkujdesje të qenve endacak shprehet se në mënyrë që të ketë sukses projekti duhet të vijojë pa ndërprerje ndërsa shtoi se paratë që ishin ndarë nga Komuna për këtë qëllim ishin të pamjaftueshme.
“U bë një vonesë afër katër muaj, tani është hapur tenderi sërish dhe e kemi fituar por, jemi duke pritur ta nënshkruajmë kontratën. Kjo është një punë që kur fillon duhet mbajtur deri në fund mos ketë ndërprerje, sepse gjithnjë kur ka ndalesë vijnë këto gjëra që shtohen qentë”-thotë për Alsat-M, Rami Selmani, ‘Dogs and Cats’.
Banorët ankohen se shpesh herë sulmohen nga qentë endacakë, ndërsa druajnë edhe nga paraqitja e ndonjë sëmundjeje nga qentë e pavaksinuar.
“Shumë i sulmojnë, edhe fëmijët edhe gratë po edhe pleqtë. Dhe me të vërtetë se kuptoj se si komuna nuk merr një aksion kundër tyre se është shumë e rrezikshme. Pastaj nuk e dimë ne se ata s’janë as të vaksinuar, dhe mund të na sjellin edhe sëmundje normal”.
“Po ja gjithnjë sulmojnë, njerëzinë nuk guxojnë të kalojnë ikin, friken, duhet ti mbledhin.”
Gjithë që zgjohen në mëngjes herret por edhe unë, ballafaqohen me problemin më të madh pas mbeturinave dhe gropave, edhe qentë endacak. Fajin më të madh pas komunës ka edhe policia, që në vend që të merret me atë se kush hyn e del në mëngjes në hyrje të Tetovës dhe me çfarë punë të pista, ajo merret me dënimin e qytetarëve në mes të qytetit kur e dimë se gjithë këto qen nuk vinë nga Tetova por qind për qind edhe nga qytete tjera”.
Nga komuna e Tetovës, shprehen se me rebalancin e buxhetit, janë ndarë më shumë mjete për këtë qëllim dhe se brenda javës, pritet të nënshkruhet vazhdimi i kontratës.
“Pas rebalancit të buxhetit, janë ndarë më tepër mjete për largimin e qenve endacakë nga qyteti, dhe brenda ditësh pritet nënshkrimi i kontratës së re, e cila, do e evitojë këtë pengesë të qytetarëve”-shprehen nga Komuna e Tetovës
Vendi më i rrezikshëm për qytetarët në qytetin e Tetovës nga qentë endacak, është bërë sheshi i qytetit dhe oborret e shkollave, afër të cilave mblidhen qentë endacak.
Lajme
Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)
Lajme
Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë
Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.
“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.
Lajme
Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës
Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.
“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare