Connect with us

Maqedonia e Veriut

Greva e paralajmëruar e stomatologëve për më 6 Nëntor është anuluar

Published

on

Greva e paralajmëruar nga Shoqata e Stomatologëve nga ordinacat Stomatologjike Private dhe Mjekëve privatë të Mjekësisë Stomatologjike më 6 të këtij muaji është anuluar, pas takimit me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ku janë dakorduar për ndryshimet e propozuara nga shoqata që kanë të bëjnë me modelin e financimit në stomatologjinë parësore të jenë në rend dite për tu diskutuar, njofton in7.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt një takim midis përfaqësuesve të shoqatës, Ministrit të Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Temë e takimit ishin kërkesat e shoqatës, të cilat edhe janë arsyeja e protestës së paralajmëruar më 06 nëntor 2019. Në mbledhje u ra dakord njëzëri që të diskutohen propozimet e shoqatës për ndryshimin e modelit të financimit në stomatologjinë parësore, për të cilën u ra dakord të formohet një grup pune, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të shoqatës, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Dhomës së Stomatologëve”, informojnë nga Shoqata e Stomatologëve.

Grupi punues do të fillojë me punë menjëherë, më 8 nëntor 2019, e premte dhe rezultatet paraprake të marrëveshjes duhet të publikohen më së fundi deri më 15 Dhjetor 2019.

Nga Shoqata informojnë se protesta e paralajmëruar për më 6 nëntor 2019 është anuluar dhe njofton se rregullisht do të informojë mjekët privatë të mjekësisë dentare për rrjedhën e diskutimeve dhe vendimeve në grupin e punës, si edhe për nevojën e mundshme për të aktivizuar protestën./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, ka shprehur shqetësim për faktin se gjithmonë ka ngecje kur bëhet fjalë për investimet kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson është se kur jemi tek pjesa e realizimeve të investimeve kapitale ngecje zakonisht janë te pjesa apo infratruktura që ka të bëjë më tepër me vendbanimet shqiptare. Apo autostradat të cilat lidhin shtetin tonë qoftë me Republikën e Shqipërisë apo me Republikën e Kosovës”, tha deputetja Dauti.

Continue Reading

Aktuale