Connect with us

Bota

Defekt në helikopterin e Presidentit të Bolivisë / Aterim i detyrueshëm (FOTO)

Published

on

Aterim i detyrueshëm i helikopterit të presidentit bolivian

 LHelikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Bolivisë, Evo Morales mbrëmë ateroi detyrueshëm për shkak të problemeve teknike, kumtuan autoritetet boliviane.

Gjatë incidentit nuk është lënduar askush.

Ende po hetohet shkaku i defektit të rotorit të pasmë.

Morales po kthehej nga takimi me liderët sindikalistë.

Continue Reading

Bota

“Nuk i harrojmë traditat tona, jemi Iuftarak!”/ Shqiptarët e Ukrainës gati për Iuftë (Video)

Published

on

Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindra vjeçare dhe festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit.

Bëhet fjalë për 5000 shqiptarët e Ukrainës, të cilët emigruan 300 vite më parë nga rrethi i Korcës për në Evropën Lindore pikërisht për t’i shpëtuar Iuftës, asokohe me Perandorinë Osmane, por e gjejnë veten, për ironinë e fatit, sërish në vijën e betejës.

Ngjarjet e fundit në Ukrainë janë prej ditësh në faqet e para të medias botërore. Konflikti i hapur me Rusinë për shkak të grumbullimit të mijërave trupave në kufi duket se po i drejtohet pikës së moskthimit, ku nuk përjashtohet mundësia e një Iufte.

Minoritetit shqiptar që jeton në Ukrainë është po aq i shqetësuar nga konflikti Rusi-Ukrainë sa pjesa tjetër e qytetarëve. Por përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti deklaroi në një interviste televizive disa ditë më parë se ata nuk do të dorëzohen përballë një sulmi të mundshëm rus.

Dermenti thotë se minoriteti shqiptar është Iuftarak dhe ata nuk i harrojnë traditat e tyre të vjetra, duke kërkuar madje që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë. Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka.

Continue Reading

Bota

Pentagoni vendos 8.500 trupa në “gatishmëri të lartë” mes tensioneve në Ukrainë

Published

on

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III ka vënë 8,500 trupa amerikane në “gatishmëri të lartë” për vendosje të mundshme në Evropën Lindore, ndërsa NATO dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, ka bërë të ditur Pentagoni.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e 8.500 trupave do të marrin pjesë në një forcë reagimi të NATO-s që mund të aktivizohet së shpejti, tha John F. Kirby, zëdhënësi i Pentagonit.

Personeli i mbetur do të ishte pjesë e një reagimi specifik të SHBA-së ndaj krizës në thellim, thanë zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes, me shumë gjasa për t’u dhënë garanci aleatëve amerikanë në Evropën Lindore, të cilët kanë frikë se planet e Rusisë për Ukrainën mund të shtrihen në Baltik dhe vende të tjera në të ashtuquajturin krahu lindor i NATO-s.

“Është shumë e qartë se rusët nuk kanë asnjë qëllim për momentin të de-përshkallëzojnë”, tha zoti Kirby në një konferencë shtypi të hënën. “Megjithatë, ajo që bëhet fjalë është siguria për aleatët tanë të NATO-s”.

Njoftimi i zotit Kirby vjen pasi New York Times raportoi të dielën se presidenti Joe Biden po konsideronte vendosjen e disa mijëra trupave amerikane, si dhe anijeve luftarake dhe avionëve, në aleatët e NATO-s në Baltik dhe Evropën Lindore.

Pjesa më e madhe e trupave që janë vënë në gatishmëri më të lartë janë trupa tokësore në detyrë aktive, duke përfshirë brigada luftarake, dhe forcat mjekësore, aviacioni, transporti, inteligjencës dhe mbikëqyrjes me pajisjet e tyre, u tha zoti Kirby gazetarëve.

Continue Reading

Bota

19 të vdekur nga zjarri masiv në diskotekë pas përplasjes së bandave me shishe molotov (Foto)

Published

on

Të paktën 19 njerëz janë vrarë kur një klub nate është djegur nga zjarri që shpërtheu gjatë një sherri masiv në Indonezi.

Banda rivale të rinjsh nisën të sulmonin njëri-tjetrin me thika, shigjeta dhe koktejle molotov në një klub karaoke në Sorong, në provincën perëndimore Papua.

Një prej viktimave u qëllua për vdekje me thikë në orët e para të mëngjesit para nisjes së zjarrit, i cili më pas bllokoi brenda 18 njerëz.

“Përleshjet mes të rinjve në qytete janë normale, por në këtë rast u shkaktuan shumë vdekje, është hera e parë që ndodh kështu”, tha zëdhënsi i policisë Adam Erëini për rrjetin Metro TV.

Detektivët po hetojnë nëse zjarri nisi aksidentalisht apo ishte i qëllimshëm.

Pamjet nga vendngjarja tregonin pasoja të rënda të zjarrit që kishte përfshirë diskotekën.

Kreu i policisë së Sorong, Ary Nyoto Setiawan tha se përleshja e tmerrshme mes bandave kishte nisur ‘vetëm për një keqkuptim’.

“Ne u telefonuam atyre dhe u përpoqëm të ndërmjetësonim, por përleshja kishte vijuar deri në orët e para të mëngjesit”, shtoi ai.

Policia që erdhi në vendngjarje evakuoi të gjithë të pranishmit por më vonë zjarrfikësit gjetën trupat e pajetë në dhomat brenda klubit të natës, raportonin mediat vendase.

Continue Reading

Aktuale