Connect with us

Maqedonia e Veriut

AOGJSH reagon për rritjen e pabarabartë të shtesave të pagave për gjykatësit dhe për nëpunësit gjyqësorë

Published

on

Sindikata e punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) reagoi për vendimin e Këshilli i Buxhetit Gjyqësor me të cilën shtesat e pagës së gjykatësve për shtator dhe tetor janë rritur për 10 për qind, ndërsa administratës gjyqësore për pesë për qind.

Sipas Sindikatës, me vendimin e këtillë privilegjohet një kategori e të punësuarve në raport me të tjerët sepse vlera e shtesave të pagave për gjykatësit është prej gjashtë deri në 8.000 mijë denarë në muaj, ndërsa për nëpunësit gjyqësorë prej 500 deri në 1.500 denarë.

“Gjendja e këtillë shkakton revoltë në radhët e të punësuarve të nëpunësve gjyqësorë. Revolta del sepse mungon kriter në bazë të së cilit një kategori e të punësuarve në gjykatat ndahen nga të punësuarit e tjerë. Shërbimi gjyqësorë ka të drejtë legjitime që të kërkojë nga Këshilli i Buxhetit Gjyqësor përgjigje së në bazë të cilit kriter një kategori e të punësuarve është e privilegjuar dhe merr shtesa në pagë dyfish më të larta nga nëpunësit gjyqësorë”, tha në konferencën e sotme për shtyp Sasho Temellkovski nga Shoqata e Nëpunësve Gjyqësorë.

Nga Sindikata thonë se vendimin e këtillë mund ta korrigjojë vetëm Këshilli i Buxhetit Gjyqësor i cili ka buxhet të pavarur.

Kërkojnë korrigjim të vendimit të tillë, si dhe pagesë përfundimtare të pagave të mbetura gjatë grevës për të gjithë të punësuarit dhe sjelljen urgjente të rregullores për policinë gjyqësore.

“Nëse injorohemi nga ana e Këshillit të Buxhetit Gjyqësor, javën e ardhshme nisim protestë të gjitha gjykatat, ndërsa do të mendojmë edhe për mënyra të tjera të bojkotit të punës dhe vendimi i fundit i sindikatës gjithnjë është greva”, tha Tërpe Dejanoski, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së AOGJSH-së. fc/

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, ka shprehur shqetësim për faktin se gjithmonë ka ngecje kur bëhet fjalë për investimet kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson është se kur jemi tek pjesa e realizimeve të investimeve kapitale ngecje zakonisht janë te pjesa apo infratruktura që ka të bëjë më tepër me vendbanimet shqiptare. Apo autostradat të cilat lidhin shtetin tonë qoftë me Republikën e Shqipërisë apo me Republikën e Kosovës”, tha deputetja Dauti.

Continue Reading

Aktuale